Mendime
Agron Shabani: Të je, të di apo të ke ...?!
E enjte, 10.06.2010, 08:57 PM
Të je, Të di apo të ke ...?!....
"Les Suopirs de la Esclave Nationelle(Nationalle Esclave)-Qui Aspire Apres la Liberte..."
Nga Agron Shabani
Dikush angazhohet për përmbysje të Hashim Thacit dhe qeverisë së tij nga pushteti.Dikush për "qeveri të shpëtimiit kombëtar",dikush tjetër për "qeveri teknike" dhe...Dikush tjetër angazhohet madje,madje edhe për "revolucione" të ndryshme në Kosovë dhe kështu me radhë...Deri në apsurd! I hartuar dhe formuluar në linja të shkurtëra:Ky mbase do të ishte "mozaiku" i gjithëmbarshëm i spektrit politik në Kosovë.Aty është edhe i ashtuquajturi "koalicioni i madh" qeveritar në Kosovë (në mes PDK-së dhe LDK-së) që po vazhdon ti ngjasoi një të të ashtuquajture "kulle të Babilonisë" ku krahu i djathtë i saj( i tij pra) si të thuash asnjeherë nuk e di se cfarë bën ose mendon i majti dhe anasjelltas(...). Duke t´i rikujtuar në këtë menyrë ata "vëllezërit e përcarë makabej" në kohën e Jakobit Izrael në Antikë?!...Ndonësre,pa i harruar këtu problemët tjera ekzistenciale dhe supstanciale të popullsisë së atjeshme shqiptare ose kosovare së bashku më cështjët dhe aspektët e njohura nacionale dhe historike që kanë një "histori" paksa me të mocme dhe tepër komplekse në këtë drejtim.Bëhët fjalë këtu mbi shumë cështje dhe aspekte të ndryshme diskursive dhe problematike që si të atilla cfarë janë dhe si janë të trasheguara në kohë dhe hapësirë e kanë një "histori" më të gjatë në këtë drejtim.Aty janë edhe tendencat dhe insinuatat e njohura (infantile dhe diskutabile) mbi njollosjen dhe kriminalizimin e vazhdueshëm të Vlerave të njohura(monumentale dhe historike) të Luftës së lavdishme dhe heroike të UCK-së dhe popullit shqiptar së bashku me "ato" të "tjerat" që kanë për qëllim kompromitimin dhe "kriminalizimin" e vazhdueshëm ose perament të kabinetit qeveritar të Hashim Thacit(përmes kontrollimëve,inspektimëve dhe investigimëve të ndryshme "spektakulare" ose "bombastike" të bartësve ose titullarëve të njohur të resorëve ose dikasterëve të ndryshme ministrore ose qeveritare atje...Sic është rasti me ish komandantin e shquar të UCK-së dhe ministrin aktual në Qeverinë e Republikës së Kosovës,Fatmir Limajn ose dikënd tjetër atje!!!)që bartin "firma","stenograme" dhe "licenca" të ndryshme komplotiste,konspirative ose dekonspirativiste të qarqëve dhe strukturave të ndryshme centripetale ose centrifUgale që "fijet" ose "rrënjët " e tyre antishqiptare dhe antikosovare i mbajnë të fshehura dhe të mbuluara nën rrogoz.Apo,mbase nepër "trashe" ose "istikame" të ndryshme komplotiste dhe dekonspirativiste -kundër lirisë,shtetit dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale të popullit(kombit) dhe atdheut tonë të përbashkët(...).Ndonëse,pa e mohuar ose apstrahuar këtu edhe fajin ose përgjithësinë e madhe nacionale dhe historike të një pjese të konsiderueshme të lidershipit shqiptar në Republikën e Kosovës,Republikën e Shqipërisë dhe kështu me radhë .Duke menduar këtu në "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave të njohura militare,imperiale,koloniale ose gjysëmkolonialiste të Serbisë dhe fqinjëve të tjerë sllavo-ortodoks ndaj Kosovës dhe trevbave të tjera etnike dhe historike të shqiptarëve në Ballkan! Dhe,"heshtjën shurdhuese" të faktorit ose lidershipit të gjithëmbarshëm shqiptar në këtë vorbull që patjetër të shpiejnë të mendojnë në "ato kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i pren kurrës shpata e sulltanit"! E kundërta e tyre janë poltronët,servilët e ndryshëm,vasalët e parikuperueshëm ose kameleonët që me kalimin e kohës sikur "konvertohen" dhe e marrin "ngjyrën" e pashmangshme (alkimike dhe ezoterike) të demagogëve ose "tregtarëve të shpirtërave" ose flamujve për një "copë shtet" dhe "një trohë pushtet" të "krajlit" ose mbretit si diikur!!!Ndaj,mu për këtë: edhe mosbesimi ose "ateizmi" i njohur politik dhe diplomatik në situata dhe atmosfera të caktuara Ose, të mjegullta(evazive )dhe diskursivo-infantile: bëhën të arësyeshëm dhe të justifikueshëm deri atëherë kur i zbulojnë dhe justifikojnë shkaqet dhe arësyetueshmerinë e një besimi të thellë ose supstzanncial.Ndonëse,pa i harruar këtu edhe "rastësinë" ose "pamundësitë" e ndryshme objektive dhe subjektive te grupit ose individit që vazhdojnë të përceptohen dhe anticipohen në kontekstin e pashmangshëm të një "pseudonimi hyjnor" ose "profetik" të cilin Zoti(Hyji) megjithatë nuk deshi ta nënshkruaj.Dhe,kjo sidomos atëherë kur njerëzit ose luftërat dhe përjekjet e tyre clirimtare dhe patriotike(sic ishin pikërisht lufta dhe përpjekjet e njohura biblike dhe titanike të UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe kudo) trajtohen is "mjete" dhe jo si qëllime dhe ideale të larta njerëzore ose qytetare.Fundja, "Ushtarët dhe shkrimtarët janë gjithmonë pranë tokës."Thoshte kështu dikur presidenti ynë i ndjerë,Dr.Ibrahim Rugova në kuptimin e Tij të njohur etik dhe metaestetik me rastin e promovimit të "veprës komplete" letrare dhe akademike të prof.dr.Sabri Hamitit në Prishtinë.Apo?!...Dr.Rugova asokohe ishte shkrimtar i shquar dhe kryetar(president) i Kosovës,ndërsa,kryeministri aktual i Republikës së Kosovës,z.Hashim Thaci ushtar,respektivisht,luftëtar i lirisë dhe udhëheqës i shquar politik i UCK-së. Për me tepër ndërkaq,mendja,shpirti,intuita ose intelekti i njohur i njeriut janë forma më e lartë dhe burimi kryesor dhe supstancial(fundamental) i njohjes,akceptimit dhe konceptimit të gjithëmbarshëm ose esencial të Vlerave të përgjithshme ose universale të jetës,natyrës dhe vet botës sonë mbi tokë. Në këtë spektër madje duke i ruajtur,komanduar dhe kontrolluar vazhdimisht mendjen,shpirtin,emocionet dhe vetëvetën tonë nga mendimet e liga dhe mëkatare ndaj njëri tjetrit dhe kështu me radhë.Duke i ruajtur të pastërt dhe gjithmonë të kthellët (si loti) mendjen dhe shpirtin tonë atdhetar ose patriotik përballë atdheut dhe kombit tonë në cdo kohë dhe hapësirë.Në të kundërten:si shumë herë të tjera me radhë do na përseritët historia.Të mendojmë dhe reflektojmë një trohë më thellë në paradokset,anomalitë,destruksionet,dekonstruksionet ose dejkompozicionet e ndryshme nacionale,politike,ushtarake,historike,gjeografike dhe të tjera të njerëzve ose lidershipit tonë.Në ato (gjatë dhe pas kohës së luftës së njohur clirimtare dhe patriotike të UCK-së) sidomos.Ndonëse,pa i mohuar ose prejudikuar këtu rolin e njohur dhe historik të dr.Ibrahim Rugovës,LDK-së dhe subjektëve ose personalitetëve të tjera shkencore,nacionale dhe historike në këtë drejtim.Por,ne shqiptarët(kosovarët pra!)jemi i vetmi popull ndofta në botë që nuk ua dhamë votat dhe besimin tonë qytetar dhe elektoral luftëtareve të lirisë dhe partive të dalura nga lufta në Kosovë!? E kemi fjalën mbi zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës dhe hezitimin tonë(të pafalshem) elektoral ose politik ndaj PDK-së së Hashim Thacit ose AAK-së së Ramush Haradinajt!!! Se këndejmi,kroatët,sllovënët ose muslimanët(boshnjakët)asokohe nuk vepruan kështu si shqiptarët e Kosovës.Jo,jo! Por,ata pa menduar dhe pa hezituar fare ua falën besimin e tyre elektoral dhe qytetar Franjo Tuxhmanit,Janez Janshës,Dërnovshekut,Alia Izetbegovicit,Silajxhicit etj.Atyre pra që i bën dhe i fituan luftërat dhe revolucionet e njohura clirimtare dhe patriotike në hapësirat e dikurshm,e të ish jugo-serbo-sllavisë.Ndërkaq,shqiptarët(kosovarët) për dallim nga të tjerët edhe kësaj radhe e ndocën dhe e zgjodhën "rrugën " e njohur të "pacifizmit" dhe "demokracisë".U bën( u bëm pra) edhe me "slloven se sllovenët( ...).Aty janë edhe paradokset dhe anomalitë tjera që do bëjmë fjalë dikur me vonë.Por...?!... Sic dihet:shqiptarët e Kosovës,gjegjësisht,lidershipi i tyre politik dhe partiak atje:Në mungesë vullneti dhe kurajoje të fortë nacionale dhe patriotike në njerën anë,gjegjësisht,në mungesë projektësh dhe planimetrishë të mirëfillëta dhe supstanciale të strukturave dhe superstrukturave të njohura intelektuale,profesionale dhe patriotike të popullit ose kombit tonë shqiptar në anën tjetër:Për një "copë shtet" dhe një trohë pushtet (si dikur..) sipas "planit" të njohur (famëkeq) të Marti Ahtisarit etj.Hoqën dorë nga identiteti,individualiteti dhe ekskluziviteti i tyre nacional dhe historik.Pra nga shqiptar ata u bën dhe u "konvertuan" si të thuash në kosovar.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe heqjen dorë nga Shkaba Dy Krenare(Flamuri ynë kombëtar),madje nga shumë simbole dhe elemente të tjera nacionale dhe etniko-historike për të cilat njerëzit dhe populli(kombi) ynë shqiptar luftuan dhe u përpocën për shumë shekuj dhe dekada me radhë.Mbase,me luftëra,vuajtje,peripeti,travaje,krajata,viktima dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale.Për t´i ruajtur dhe për t´i mbrojtur kështu pra flamurin tonë kombëtar së bashku me qenjën(ekzistencën) tonë nacionale,politike,historike dhe gjeografike në ato hapësira të xhindosura dhe tepër kontaminive në Gadishullin e njohur Ilirik që turqit dhe të tjerët dikur me vonë për qëllime dhe hesape të ndryshme perandorake,imperiale,kolonialiste dhe të tjera do ta quajnë ose "pagezojnë" si Ballkan .E thënë ndryshe:Në emër të "shtetit" ose "republikës së pavarur" të Kosovës :Marti Ahtisari së bashku me faktorët e njohur dhe të panjohur të politikës dhe diplomacisë botërore na degraduan dhe na mohuan pra si të thuash si popull dhe si komb!Na bën dhe na "konvertuan" mbase në "popull artificial" dhe "johistorik"(në kosovar pra!) si dikur në përiudhat e egra të imperializmit të njohur kolonial ose gjysëmkolonialist.Ndonëse,me ndihmën e pakursyer (konspirative,logjistike etj.) të "faktorit vendor" ose kosovar.Përkatësisht,në saje të asaj "politikës" dhe "filozofisë" së njohur nënshtruese,servile,makjaveliste ,poltrone dhe mazohisto-kameleoniste(lexo:"logjikën" dhe "filozofinë e robit"!) të atij "ekipit" të dikurshëm negociator të Kosovës.Të autorizuar asokohe(pa e pyetur popullin fare!) për statusin e Kosovës.Se këndejmi, ekipi i mësipërm(negociator) i Kosovës nga qarqe dhe media të caktuara vendore dhe ndërkombëtare për qëllime dhe projekte të ndryshme gjeopolitike,gjeostrategjike dhe të tjera:Atëbotë do të njohej dhe do të quhej madje edhe si "Grupi i Elefantëve"!!!!Për t´iu
hedhur hi syve njerëzve ose qytetarëve të rendomtë dhe për t´i bërë sehirë popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar në Kosovë dhe në hapësira të tjera etnike dhe historike të shqiptarëve në Ballkan me kinse "projektët" dhe "planimetritë avangarde" dhe "historike" të faktorit ndërkombëtar dhe atij vendor(të bërë bashkë rreth "Grupit të Elëfantëve")-ndaj statusit final të Kosovës në njerën anë dhe zgjidhjes "emërgjente" dhe "fatlume" të cështjës së pazgjidhur shqiptare në Ballkan në anën tjetër.Shih për këtë:"grupi" i mësipërm i "elefantëve"(gjithnjë fjala mbi të të ashtuquajturin "grupin negociator" të Kosovës për statusin..) me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë kishte filluar ti ngjante një të të ashtuquajturi "grupi të krokodilëve" që në atmosfera dhe situata të caktuara impresive,eksituese,ekspresioniste,depresive dhe të tjera:Jo rrallë i hanë ose i perpijnë madje edhe "të vegjlit"(femijët) ose pasardhësit e tyre!(...).Në atë "grup negociator" të "elefantëve" asokohe bënin pjesë edhe ata të pozitës dhe ata të opozitës aktuale në Kosovë.Pra,edhe "ata" të Hashim Thacit,Fatmir Sejdiut etj.Por,edhe ata të Ramush Haradinajt dhe pjesës tjetër të "opozitës së fortë" në Kosovë së bashku me "ata" të "tjerët" të shoqërive ose shoqatave të ndryshme civile ose qytetare në Kosovë që sot janë bërë si të thuash "zëdhënës" ose "denoncues të spikatur" dhe "dinjitoz" të paradoksëve,anomalive,patologjive,destruksionëve ose dekonstruksionëve të ndryshme në shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme kosovare.Për t´i ripërserittur ose recidivuar kështu paradoksët dhe anomalitë e njohura (të faktorit kosovar) gjatë kohës së "Konferencës ndërkombëtare për Kosovën" në Rambuje dhe Paris të Francës në vitin 1999! Kur në kuader të "Delegacionit të heterogjenizuar dhe inkompatibil" të Kosovës u bën tubë dhe u gjendën bashkë edhe luftëtarët ose clirimtarët e vërtëtë(Hashim Thaci dhe pjesëtarët tjerë të "krahut të luftës") ,edhe ata të "krahut institucional" dhe "pacifist" të Ibrahim Rugovës dhe LDK-së,por edhe "ata" të "krahut të mesëm" ose "neutral" që ua ka endja ta quajnë vetën madje edhe "profet" ose "shpëtimtar" të kombit!!! " Credo Quia Imposible" Do thoshte me këtë rast Tertuliani i Madh.Sidoqoftrë,Erich Frommi në kuader të veprës së tij të njohur me titull "Të je apo të ke",përpos tjerash angazhohet për shtetin dhe shoqërinë e lirë njerëzore ose qytetare.Për lirinë dhe pavarësinë e admiruar shtetërore,nacionale dhe politike.Për njeriun e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës.Përd idealët,vizionet,rezonansën,përformansën,reflektimet dhe spontanitetzin e tij e kështu me radhë.Për të cilat zatën luftuan dhe u përpocën(den baba den) edhe shqiptarët dhe Kosova.