E diele, 16.02.2025, 04:18 PM (GMT)

Mendime

Alush Presheva: Rrena e madhe, dëshmitë e holla

E enjte, 10.06.2010, 08:56 PM


RRENA E MADHE, DËSHMITË E HOLLA

 

-Gjithë atyre të shumtë që me të drejtë janë kundër Këshillit nacional shqiptaro-serb.

 

Nga Alush Presheva

 

     Po, keni apsolutisht të drejtë. Ky pakurrizor lojal  sërb e shqipfolës ka nje traditë familjare tani të dëshmuar për  tradhëti  që nga gjyshi e xhaxhai i tij. Tani edhe vetë KY klysh-shkau po bën pazarin e fundit për ta futur këte Luginë shqiptare  dhe popullin e saj nën zgjedhën sërbe, në shekullin e I-rë të mileniumut të  tretë të kësaj epoke. Ju me të drejtë konstatoni se këto zgjedhje ishin një shërbim  më tepër i drejtëperdrejtë për Serbinë dhe shtetin tyre gjysmë të falimentuar. Këto zgjedhje kanë karakter të njejtë sikurse që ishin edhe zgjedhjet për parlamentin serb ku aktor kryesor nga kjo Luginë shqiptare  ishte mu ky "iriq kombëtar” i cili edhe ashtu më datën 11 Maj 2008  agjencionit Tanjug i deklaroi se pret që këto zgjedhje ne të cilat ai me disa shqipëtar të tjerë mori pjesë, do të kontribuojnë në integrimin më të shpejtë te Serbisë në institucionet europiane.

 

     Për hirë te transparencës dhe objektivitetit ju bëj me dije se autori i këtij "zbulimi" për formimin e Këshillave nacionale për pakicat në Sërbi është kryenacionalisti sërb Vojisllav Koshtunica i cili njëherit edhe ishte Kryetar i Këshillit për pakicat nacionale në Serbi, dëshmia: B92 data 25.12.2005. citoj: "U diskutua për formimin e Këshillave komunale për marëdhenie ndëretnike dhe për nxjerrjen e ligjit të ri për kompetencat e Këshillave nacionale"

 

Produkt i kësaj mbledhjeje janë tani kutitë e “mbushura” me votat e shqiptarëve për KËSHILLIN NACIONAL KOMBËTAR SHQIPTARË siq  kanë dëshirë ta quajnë këta trushkulur.

 

    Këtu do të ishim të pa denje dhe jo të drejtë deri në fund nëse nuk do të i thonim ca fjalë për Shefin e shtabit zgjedhor të PVD-së për këto zgjedhje i cili ne periudhen kohore 2oo1-2004 ishte “ekspert” në përzgjedhjen e projekteve në Beograd në të cilin projekt ishin përfshirë 1o pakica nacionale nga Serbia e ku ky “ekspert” ishte i vetmi  nga këto 10 pakica nacionale në nivel  shtetëror  në përbërje të kësaj ekipe ekspertësh.(Shiko Raportin final të Serbisë për periudhen 2001-2004 Publikim  special  Nr.35 Gusht 2006).

 

    Me siguri se bagazhi i tij prej “eksperti” mundë të ketë implikacione edhe në detyrën që iu besua tani në këto zgjedhje për këtë “pakicë nacionale” pjesëtar i së cilës është ai njëherit edhe anëtarë i këtij Këshilli. Më herët po ky ishte ushqyer një kohë të gjatë në Restorantin  e parlamentit serb në Beograd (viti 1992-l996), karrikë, nga e cila tani vazhdon të ushqehet bosi i tij (viti 2007-2010).

 

   Një shoku im atë ditë bëri publike edhe një strofë të një vjerëshe që ja kishte kushtuar kësaj ngjarjeje:

 

Riza Hafija doli ne çardak

 

Dhe e bëri një hata

 

Vraponi vëllezër,

 

Votoni për shka,

 

Vraponi vëllezër ,

 

Vraponi në kuti,

 

Se sot votohet për Serbi,

 

Për Serbinë në Europë

 

Me shokë e pa shokë,

 

Me mu në kry

 

Lider në shiptari.

 

I ngarkuar me detyrë

 

Për t’ ju kthy  në shpirtësi

 

Dhe shtetësi të kësaj

 

Të "shenjte" Serbi.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora