E diele, 16.02.2025, 02:21 PM (GMT)

Mendime

Poezi nga Selim Hasanaj

E enjte, 10.06.2010, 07:59 PM


SHPELLA E JEREBISË

 

           I

 

Mbi Istogun plak

Janë bjeshket shkëmbore

N`zemren e bjeshkëve

Kullosat blerore.

 

         II

 

Gjithandej burime

Lkene edhe kroje

Shpella t`shumta guri

Kështjella natyrore.

 

         III

 

Një nga këto shpella

Pergjatë historisë

Historinë e bani

Shpella e Jerebisë.

 

        IV

 

Nga ajo shpellë Adem Sejdia*

Me grykëgjaten e ti

I farojë qaushet sulltanit

Duke hy n`gjami.

 

         V

 

Këtu dhe Azem Bejta

Kishte ba strehimin

Ahmet Nuhi**, Bajram Gashi

Me Bajram Çetinen.

 

         VI

 

Nëper breza në këtë shpellë

Lirshem janë strehue

Luftetaret e Atdheut

Sa herë kanë luftue.

 

         VII

 

Është kjo shpella e Jerebisë

Një dhuratë nga Zoti

Ndue Përlleshi i Paskalicës***

N`te e pat bë motin.

 

        VIII

 

N`te dhe Sadik Ali****

Edhe Tal Kurteshi

Si dhe qindra trima tjerë

Strehimin e gjejshin.

 

        IX

 

Kështu Podi i Gurit

Trevë e njohur trimnishë

Në zemren e vetë gurit

Ka shpellen e Jerebisë.

 

 

Sqarim nga autori:

 

* Adem Sejdia ishte një patriot i familjes Rexhaj nga Cerrca i cili panderpre luftonte pushtuesit turq.  Ai strehohej në Shpellen e Jerebisë dhe diten delte mbi shkëmbijtë e burimit të lumit të Istogut dhe nga aty gjuente qaushet e zabitet turq që vinin per ta falë namazin. Thojnë se ishte shenjtarë i pagabueshem dhe se ka vra shumë qaush turq. La mbrapa kater djem dhe sot nga pasardhësit e ti është një lagje e tër në Cerrcë, por ka edhe në mergim si në Gjermani, Suedi, Australi etj, etj.

** Ahmet Nuhi e Bajram Gashi ishin patriot të fshatrave të mivades. Ishin luftëtarë nacionalist dhe derisa ranë heroikisht e luftuen pushtimin komunist të Kosovës.

Bajram Çetina ishte komandant i njohur i çetave kaçake të Podgurit në kohën e  Jugosllavisë mbretnore dhe edhe ky kishte gjet strehim në këtë shpellë shumëherë.

***Ndue Përlleshi i Paskalicës , një nacionalist, luftëtarë, patriot legjendë jo vetem e rrethines së fshatrave të Klinës dhe Lugdrinit, por gjithandej e trojeve shqiptare.

Thonë se edhe ky ishte strehue disa herë në këtë shpellë.

**** Sadik Ali e Tal Kurteshi, janë trima lokal të Istogut, nacionalist të perbetuem dhe luftëtarë të mrekullueshem. Per Tal Kurteshin serbet nga frika kishin sajue një legjendë të ciles vetë i besonin. Ky trim dhe strateg luftarak, pasi ishte i strehuar në Shpellën e Jerebisë posa i tekej ai delte fluturimthi mbi shkëmbijtë e Burimit, dhe të grykës së Bollovanit, nga ku pastaj ngjitej në pullaze të shtëpijave të Sadik Rexhve dhe Idriz Sakve dhe nga kulme e shtëpijave gjuente polic  e ushtarë pushtues serbokomunist. I damtonte aq shumë sa ata sajuen legjenden se Tal Kurteshi fluturon , asht drangue dhe nuk e kap as plumbi.

 

Selim Mustafe Hasanaj

Sarpsborg: 27.03.2010

 

 

SHKOJ  N`VENDLINDJE NGA HØYSANDI

 

Dielli rrezon plazhin Høysand

Pulbardhat fluturojnë në lartësi

Nji nga to e ndal dhe i thëm

Merrem n`krahet e tu , dergom n`Dardani.

 

Flutro me kujdes permbi Svinesund

Permbi Geteborg, Halmstad edhe Malme

Kalo Kopenhagen mos ndalo askund

Permbi Gjermani pak ti shpejtësinë ndale.

 

Më prit vetem pak në Ludwikschafen

Sa ta pershendes nanën time plakë

Ta perqfojë vëllaun, nipat edhe mbesat

Ta qetsojë këtë shpirt që më digjet flakë.

 

Pastaj vazhdo rrugen askund mos u ndal

Mbi Alpet kryenalta kalo n`Kroaci

Kur do mbrrish në Zarë, flutro më ngadal

Tu thamë Tungjatjeta arbreshve të mi.

 

Deri në Ulqin mos  ndalo askund

Në Kalanë antike do bajmë nji pushim

Me nji flutrim t`lehtë kalo permbi Bunë

Kalasë së Rozafës tja lëshojë nji shikim.

 

Kalo permbi Shkodër nisu nga Tirana

Merr drejtim nga Kukësi kah Prizreni plak

Me shpejtësi rrufeje kalojë bjeshket të tana

Mbi bjeshket e Rugovës ndalo shpejtësinë pak.

 

Sepse këtu të lutem duhet pak mem pritë

Ta shfryej mallin tim per bukuritë prralore

N`ketë Parajsë t`vertetë që Zoti e ka ngritë

Me bjeshket e nalta dhe me ujin langbore.

 

Ti mos u merzitë dhe besa pusho pak

Unë do shfletojë  faqet e historisë

Per këtë trevë  kreshikesh të lame me gjak

Nga këtu janë rranjet e Shejtit t`Dardanisë.

 

Të lutem më prit sepse këtu burrnija

Mikpritja shqiptare gjithmonë asht traditë

Nuk ik kush pa bukë kjo asht bujaria

Mikun me plotë sofren gjithmonë e kanë pritë.

 

Dhe unë mergimtari me mall per traditen

Do  ha nji mazë të zieme nji tas kumsht do pijë

Pastaj pak lacmac para se të ikim

Ithamë kësaj toke se unë prap do vi.

 

Tash merrem ngadal prap në krahet e tu

Flutro permbi Pejë nisu kah Rozhaja

Kalojë Bjeshket e Thata ngadal tue flutru

T`çmallem me kullosat dhe shkambijtë me maja

 

Pash at Zot të lutem flutro me shpejtësi

Permbi retë e bardha kalo fusha e male

Por ndalo të lutem kur të arrijsh Ti

Të Gurrat e Bardha, më lësho në livadhe.

 

Aty do freskohem, etjen do e shuej

Në lugjet e drujta do i lajë djerset e ballit

Nji gurre furishem do i shtejrr krejt ujin

Ndoshta veç kështu edhe  do e shfryej mallin.

 

Këtu më lësho, dhe tash mund të këthehesh

N`vendin nga u nisem së bashku si miq

Urojë që gjithmonë ti me peshk t`ushqehesh

Ne detnat polare atje ku s`ka fiq.

 

Ngadal dal do nisem deri në Log të Qarrishtes

Aty Rrapi plak i lenduem nga rrufetë

Si gjithmonë krenar dhe me shumë plagë në trup

Sikur m`thotë se këtu do të jetë perjetë.

 

Unë i puthi rranjet që t`ja sherojë plagët

N`zgavren e tij t`thellë do hudhi guraleca

Kështu do pushojë trupi na kishin mësue t`paret

Shof se trungi i ti ishte plot bubrreca.

 

Mbushi xhepat lena, dhe disa gogla dushku

Ngadal shkojë teposhtzes eci drejtë kah fshati

Në skajin e Leqes pak lajthia nduku

Sikur djalë i ri zbresë me vrap nga shpati.

 

Eci me të shpejtë, nuk ndiej vapë as lodhje

Dal deri n`Vodica, ku ishin pjek thanat

I ha pak të amblat pastaj dhe pak vojsa

Disa dardha tegra që ishin zdug të tanat.

 

Kështu me barkun plot, mushknitë mbushë me ajr

Mbrrina në vendlindje nga kreu i Evropes

Gjatë rruges së gjatë perplot lotë e vajë

Erdha ta rindez oxhakun e votres.

 

Selim M. Hasanaj

 

Øysand/ Sarpsborg

01.05.2010



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora