Mendime
Kumtesë nga Partia Demokratike Kombëtare
E enjte, 10.06.2010, 08:19 PM
PARTIA DEMOKRATIKE KOMBËTARE
K U M T E S Ë
Partia Demokratike Kombëtare, me seli në Bujanoc, mbështet qëndrimin e Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH)-ish Lëvizja Demokratike për Integrim (LDI) Medvegjë, për mospjesëmarrje në procesin e zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, për shkak të parregullsive dhe manipulimeve të Partisë për Veprim Demokratik.
Një qëndrim i tillë u desh të merret parasysh edhe nga Dega e kësaj partie në Bujanoc e cila pësoi një degradim nga partneri i zgjedhjeve dhe gati të njëjtën gjendje e pësoi edhe dega e UDSH-së në Preshevë. Ne Këto parregullsi, mangësi dhe manipulime rreth procesit zgjedhor të Këshillit Nacional, i bënë publike edhe zyrtarët e kësaj partie, të cilët ndihen të fyer, të nënçmuar dhe të injoruar nga partneri zgjedhor, i cili prezentohet si fitimtar bindës ndaj partnerit te vet, kur nuk kanë garuar partitë tjera.
Andaj apelojmë te Unioni Demokratik Shqiptar ta ndjek shembullin e Degës së saj nga Medvegja, për të bojkotuar në tërësi pjesëmarrjen e mëtejshme të zgjedhjes së strukturave udhëheqëse të Këshillit Nacional, duke e lënë të vetme Partinë për veprim Demokratik në garë për ta formuar një institucion të tillë, të cilin nuk po e njeh PDSH-LPD-BDL-LKSH-PDK-LDI e po ashtu në këtë drejtim nuk po e përkrah as populli, i cili ndryshe ka votuar gjatë Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992, për Autonomi politiko – territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës e jo për njëfarë Autonomie kulturore, të cilën po e predikon PVD-ja e Riza Halimit.
Një vendim i tillë do të jetë një ndëshkim i merituar për PVD-në e cila nuk po mbushet mend e as nuk po kthjellohet gjatë veprimeve të saj profitabile në rrugën për realizimin e aspiratave tona shoqërore e kombëtare,
njofton Shërbimi për Informimi i Partisë Demokratike Kombëtare, në Bujanoc.
Bujanoc, 08.06.2010