E diele, 16.02.2025, 03:39 PM (GMT)

Mendime

Imi Egriu: Kujtesë e dhimshme me rastin e 26 vjetorit të ndarjes nga vendlindja

E shtune, 12.06.2010, 04:28 PM


Pamje fotografike, dalur në Dibër me nxënësit e klasës së shtatë
Pamje fotografike, dalur në Dibër me nxënësit e klasës së shtatë

Kujtesë e dhimshme me rastin e 26 vjetorit të ndarjes nga vendlindja.

 

Letër e hapur drejtuar nxënësve të mi,përmes ish nxeneses sime, doktoreshës dhe gazetares së mirënjour, Adelina Marku.

 

Nga Imi Egriu

 

Më 8 qeshor  2010, u mbushen plot 26 vjet nga dita kur u ndava nga vendlindja ime e dashur dhe, po sot në mendjen time janë shpalosur shumë kujtime, por mbi të gjitha veçoj ndarrjen e fundit nga  nxënësit dhe kolegët e mi të dashur,  në mesin e të cilëve  gjëndeshe dhe Ti-Adelinë,  andaj,  po sot këtë shkrim ta drejtoj Ty dhe shokëve e shoqeve të klasës.

Saktësisht, më 8 qershor 1984, pra, para 26 vjet, përkujtoj Ditën kur për të fundit herë dhe me lot në sy,  u ndava nga nxënësit dhe kolegët e mi të dashur,  nga më    afërmit e mi:miqët, shokët e nga Dibra ime kreshnike. Ja,  pas kaq vjetësh,  për  herë    parë  e dëgjova zërin tënd të këmbueshëm, zë, i cili simbolizte dhe shumë zëra të shoqeve e  shokëve të klasës sate të artë, siç e vlerësoj unë, sepse, ajo gjeneratë e fëmijëve të prindërve intelektualë dibranë, më ka lënë mbresat më të mira gjatë punës sime 43 vjeçare në lëminë e arsimit.

Them kështu,sepse, nga kjo gjeneratë, shumica prej jush i keni kryer studimet dhe jeni bërë të vyeshëm, jo vetëm veten tuaj e të familjeve, por edhe për kombin e atdheun. Mesazhin, që jua pata lënë, më 8 qershor vitit ’84, Ju e realizuat me sukses. Them kështu sepse më  bëhet zemra mal kur lexoj shkrimet e tua, intervistat e tua,  veçanërisht atë që e bëre me gazetarin më të shquar botror  -Viktor Maier,  i cili qe ndër të parët kur,  më 1989, në gazetën    me renome gjermane ”Zidojçe Cajtung” e shkroi artikullin më të  fuqishëm  kundër  kriminelit Milosheviq-kasapit të Ballkanit, me titull:”Anti protas”-Milosheviqi e Serbia në një anë dhe tërë bota në anën e kundërt. Ai pra,Viktor Maier, e sinjalizoi opinionin e jashtëm botror për rrezikun që u kanosej popujve të Ballkanit nga ai kriminel,  i cili  vdiq në  gjyqin e  drejtësisë, në Hag të Hollandës.

Në veçanti, me mbresa të thella e përcolla intervistën tënde dhënë R T M-së, në gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe.  Intervista ishte e gjatë  dhe  përmbajtëse.  Nuk është  turp të them se u emocionova,  në momentin kur spikerja parashtroi pyetje  rreth  frymëzimit tënd, që Ti, si doktoreshë me profesion dhe zëdhënëse e P D SH-së merresh me shkrime dhe zhurnalistikë, ndërsa frymëzimet e para, deklarove se i  pate  marrë  nga  arsimtari  I. Egriu, pra, prej meje.

Zot, thashë me vete dhe parashtrova pyetjen:-A ka shpërblim më të madh në

jetë se sa nxënësi apo studenti ta vlerësojë mundin dhe përpjekjen e arsimtarit?!

Përgjigja është -jo, s’ka!-Faleminderime nga zemra-Adelinë ! -Tani,  lexoni dhe përkujtoni dhe ju nxënës të dashur ndarjen më të dhëmbshme  me ju të datës 8 qershor 1984.

S’mundem të anashkaloj e të mos jua përkujtoj atë ditë të kobshme e të  mallkuar kur u ndava nga Dibra ime e dashur. Ishte ditë e bukur pranverore dhe dita e  fundit e vitit shkollor 8 qershor 1984. Hyra në klasë dhe isha tepër i shqetësuar.Pas përshëndetjes u drejtova kah dritarja duke i vërejtë bashkëqytetarët e mij  tek  Stacioni  i  autobusëve.  Një ndjenjë pikëllimi e dëshprimi më kaploi shpirtin, sepse parandjeja se s’do mund të kthehem më në vendlindje, në Dibrën time të dashur.Disa pika loti më  rrëshqitën nëpër fetyrë. Në ato çaste, u  mbusha me frymë,  fshiva  lotët,  u  përqëndrova  dhe  u  drejtova kah nxënësit me këto fjalë:

     Sot është dita e fundit e vitit shkollor. Që nga klasa e pestë më keni  pasë, jo vetëm kujdestar klase e arsimtar të gjuhës, por edhe prind të dytë. Këtë vit jeni  dhe  semimaurantë. Të gjithë tok keni qenë të mirë, të dashur, të urtë e të zgjuar. Në    ardhmen të vazhdoni mësimet në shkollë të mesme, t’i  kryni studimet, ta doni Atdheun  e    mos bëheni tadhëtar. Ja se si e ka përshkruar tradhëtarin Hil Mosi. Në  ndërkohë  i  recitova disa vargje. Arberesha Bolliçe, propozoi të këndojnë këngën:”Lamtuirë, erdh një çast kaq i vështirë. Kur buria nis me rënë, ne prej jush duhet me u ndarë, pse detyra na thërretë....”Lamtumir o shkollë se do ikin ne.-Disa nxenes filluan te qajnë me dënesë.

Në mbarim të orës, kërkova nga nxënësit të rreshtohen dhe fillova të përshën detem me secilin veçmas. Ata kuptuan se diç s’është në rregull, ndërsa, nxënësi Tomor Bellçishta, m’u drejtua duke më thënë: -Arsimtar, do të shihemi sërisht në vjeshtë!

-Po, iu  përgjigja unë.-Do të “shihemi”! -Gjatë asaj ndarrjeje, një duf e  një  dhëmbje më kaplonte shpirtin dhe flisja me veten time:  -Ah  nxënës të  dashur.  Ju  s’e  dini se  arsimtari juaj i dashur ndahet përgjithmonë nga ju. -Pra, me  lamtumirat  e  fundit në gojë, u ndava nga klasa ime e dashur, u ndava nga nxënësit më të mirë të mi.

 

Ndarja nga kolegët e mi.

 

Pasi u ndava nga nxënësit e mi, hyra në zyrën e arsimtarëve. Si  zakonisht kolegët dhe shokët e mi me padurim pritnin të hyj në zyrë e të bëj shaka duke treguar ndonjë barsoletë, sepse gjithmonë kam qenë buza-gaz me shokët e kolegët e mi.

   Hë Imi, ç’ke sot, çka të ka gjetur? -Pyeti i pari  Mentori,  përndryshe  shoku im më i ngushtë i fëmijërisë. Mandej vijuan    bëjnë  pyetje: Shabani,  Azizi, Reshiti,znj.

Fatime, z. Emin etj. të cilët ishin kureshtar dhe deshin të mësojnë  se  ç’ndodhi  me  mua.Në ato çaste dhe unë s’dinja ç’tu them, lypsej patjetër të trilloj diçka që    mos  kuptojnë se unë shoku dhe kolegu i tyre do të marrë rrugën e  pakthim    kurbetit,  duke  qenë  se ishte    pyetje pasaporta, të cilën kisha drojë se do ma marrë policia.Atëherë,  fillova  të shtihem se jam tepër i sëmurë, se më dhem kryet, barku, fyti etj.

As Mentorit, shokut  më të ngushtë s’i tregova. Jo se s’kisha besim në te, por poqe se i tregoja Mentorit  do      idhëroheshin dhe shokët e tjerë, andaj iu  përmbajta konspiracionit. Të vetmit  person,    cilit  i rrëfeva fill e përpe ishte ish mësuesi im, zotëri Abdi Begu-Haxhiu, i cili gjatë atyre ditëve lëngonte në shtrat nga një sëmundje  vdekjepru vdekjepruese në lukth Dhe ndarrja me te ish tepër e vështirë dhe emocionuese. Ai, me kancer në lukth, më përcoll deri te dera e oborrit    shtëpisë,më përqafoi  fuqishëm   dhe ngrohtë e më tha:-Rruga mbarë të qoftë !-Dhe atje në Zvicër do të takosh shokë e  miq  atdhetarë nga të gjitha trojet tona. Ndërsa porosia apo amaneti i tij i fundit qe:

-Të lutem Imi, mos u bën anëtar i asnjë partie  apo  orgaizate   politike,  por gjithmonë të jetosh i lirë e pavarur.-Deri më sot, porosinë e mësuesit tim  e  kam  zbatuar në formë rrigoroze.-U ndamë për të fundit herë me  zotëri  Abdiun  me  lotë    sy  e  s’u pamë më, sepse, në tetor të vitit ’84, ai ndërroi jetë.

    Në po të njëjtën ditë, në ora 4 pas dite lypsej të udhëtoja për Zvicër ilegalisht, duke qenë se, garancionin,të cilin ma dërgoi një ish nxënësi im nga Gostivari që të punoj kohësisht, gjëndej në dyert e Seksionit të Punëve  të Brendshme në Dibër. Në po të njëjtën kohë, në Listën, që ia dërgoi Komiteti Shoqatës ”Liman Kaba”me rastin  e  përgatitjes  së dramës ”Agu”të Din Mehmetit, mua më kishin vurë vijë të kuqe, pra më patën trajtuar si person non grata .Dhe,ashtu siç preket në këso rastesh  shpirti  i  secilit  veprimtar,apo aktivisti dhe unë shpirtërisht u preka rëndë, sepse me atë rast ma ndaluan tërë aktivitetn tim që e pata zhvilluar në lëmin e artit e të  kulturës,  duke  përgatit    artin  skenik rreth 80 fëmijë dibranë drama, të cilat gjatë vitit 1979, gjashtë javë rrjesht u tranzmetuan përmes R T V-Shkupi në emisionet në gjuhën shqipe. Ja pra ç’bëri Komiteti i Partisë moniste komuniste në atë kohë!Ia ndaloi aktivitetin plot vrull e elan një arsimatari, i cili me tërë qenien përpiqej t’u ndihmojë e t’i aftësojë vogëlushët dibranë në lëminë  e  artit  skenik. Zhvillimin e artit e të kulturës së një populli s’e pengojnë dhe pushetet më totalitarë në botë, pos në Maqedoninë moniste dhe komuniste.

   Një gjest apo  vendim  i  marrë  nga pushteti aktual monist në atë kohë ndaj veprimtarisë së një aktivisti  kish  kuptimin  simbolik, sikurse një zogu me ia pre flatrat të mos mund të fluturojë. Por, me gjithë ato  masa represive që u ndërmrën ndaj meje, unë nuk u gjunjëzova, atë  detyrë që ia pata  vënë vetes përpara duhej vazhduar patjetër duke kërkuar rrugë të tjera.Të gjitha rrugët i pata të mbyllura, pos më të padëshiruarës-largimi nga Dibra ime e dashur, nga nxënësit e mij të nderuar, nga farefisi, miqët e shokët dhe, më në fund duke mos pasë rrugëdalje tjetër, falë organeve zvicërane, vijoi emigrimi im në Zvicër e pastaj në Suedinë e largët, ku, që nga ditët e para zhvillova një mori aktivitete në shumë sfera dhe  lëmi të jetës, aktivitete, të cilat i kam kryer pa përtesë, pa hezitim dhe pa emër, sepse ne    gjithë  jemi shërbëtor    popu llit  tonë    shtypur e të okupuar 2170  vjet  rrjesht  dhe  kurrë  s’kam punuar e vepruar për grada e ofiqe,  por vetëm me dëshirë dhe  impenjim    t’i  shërbej  kombit e atdheut, me tërë energjinë  time, ashtu siç kanë vepruar  edhe rilindasit tanë.

   Në mbarim, këtë kujtesë do e mbyll me dy citate të gazetës më me renome mbarëshqiptare”Ylliria”të Nju Jorkut, shkruar gjatë intervistës së bërë, në kuadër të 65 vjetorit të lindjes sime,  më 4 korrik 03 e që e titulloi :”Njëzet vjet veprimtari kombëtare në mërgim e patriotit dibran, Ibrahim Egriu dhe, me nëntitull:-Ai u dha zë shqip tarëve të mërguar dhe  zemër atdheut të vuajtur. Intervistën e bëri:-Ruben Avxhiu-gazetar i “Yllirisë” e redaktor.-Falënderime”Ylliri”!

            Ky vlerësim është shpërblimi më i madh imi që më është bërë deri më sot gjatë punës sime 43 vjeçare në lëmin e arsimit, të zhurnalistikës, të gjuhesise,  të dramaturgjisë dhe në sferat e tjera të veprimatrisë sime.

            Ju përshendes përzemërsisht të gjithëve.

            Me dashuri e respekt, mësuesi juaj i paharueshëm: Ibrahim Egriu-Imi

Malme-Suedi, 8 qershor 2010 v.   Email:     Imi39@home.se

                              Tel&Fax:0046-406024008

                                           

OPINIONE

 

I nderuari Imi,

     Letrën tënde e lexova me shumë kujdes  dhe  duke  lexuar  atë  letër  aq përmbajtësore  tentova    jem  aty  afër  teje  dhe      bashku  me  Ty   t'i  përjetojë  ato  dhembje    ndarjes sate nga ish nxënësit e  tu  dhe  nga  ish kolegët e tu.  Dhe, më beso Imi, se aty isha,  me Ty dhe pranë teje.  Isha    Dibër  dhe në Kaçanik; isha në Radikë dhe në Lepenc; isha në  Grykat tona legjendare dhe sëbashku  me  Ty  përjetova  ato  dhimbje    mëdha    e goditën popullin e së bashku me popullin edhe Ty edhe shumë të tjerë,  si

pjesëtarë të këtij populli.  Dhe,  dhimbja ishte e  madhe,  shumë  e  madhe dhe do të thoja e papërballueshme,por njeriu i përballon edhe ato dhembje. Por, me dhembjen ishte edhe krenaria  yte,  Imi.  Krenaria  ishte  e  madhe, sepse gjatë tërë jetës  qëndrove  dinjitetshëm  dhe  gjithnjë  i  pathyer  dhe i paepur. Qëndrove  horizontalisht,  ashtu siç i ka hije dibranit, ashtu siç  i  ka hije shqiptarit.

    Ti ishe dhe mbete një burrë tipik shqiptar, të cilin nuk e  përkulën  dot  as stuhitë më të egra të  kohës.  Ty    lumtë  dhe  lum  nxënësit      patën edukator; lum ata që të patën mik.

   Unë krenohem se të konsideroj për mikin tim të mirë.

   Të fala Ty dhe familjes  sate të nderuar.

 Prof.Latif Nallbani, Prishtinë

 

         Subject: [botaegruasshqiptare] Per Zotin Ibrahim Egriu

    I nderuar Zoteri Egriu, 

   Ju uroj suksese per librin ne gjuhen shqipe dhe per punen e palodhshme qe po beni per te perhapur dhe ju mesuar femijeve gjuhen e nenes, gjuhen e embel shqipe.

   Sot kam dhe nje surprize per juve:

   U takova me Znj. Eleunora Abdullai e cila eshte kolegja ime, Dibranja dhe ish nxenesja juaj e cila me foli me mall dhe dashuri per ish mesuesin e saj, Z.Egriu. Ajo kujtoi me lot ne sy, nje drame qe kishit vene ne skene ne shkolle, NORA, ku juve e caktuat Eleunoren, qe te lozte rolin e Nores, me vone ajo interpretoi rolin e Diles.

  Me humor dhe me mall kujtonte Profesorin e nderuar, dhe njekohesisht ndjehej krenare per kete rol qe i kishit dhene, se aq bukur e kishte interpretuar rolin e Diles per humbjen e femijes, sa dhe publiku kishte qare gjate kohes se venies ne skene te kesaj drame.

  Ah, i nderuar Zoti Egriu e kuptoja ne thelbin e shpirtit ish nxenesen tuaj me shume kujtime per juve, se mesuesi gjithmone eshte i mbushur me kujtime nga brezat, ato jane si petale lulesh, qe mbushin me arome te kendshme jeten tone te shtrenjte, me kujtimin e shenjte !

Ju faleminderit per surprizat e bukura dhe lotuese nga ish nxenesit e tu te mrekullueshem qe une kam fatin te rri dhe te bisedoj me ta. Une kam gjithashtu fatin te degjoj se sa me respekt flasin ata.

Sot kishja Noren "Presidenten e gruas "Zeri Yne" per nje kafe ne shtepi dhe i thashe per surprizen qe ju me derguat, foton dhe pershkrimet per ta, keshtu qe besoj se do te komunikoni dhe lidheni me kete cift te mrekullueshem.

               I nderuar Zoti Egriu,

Miqte e Dibres ketu ne Staten Island nuk kane te mbaruar, shume prej tyre me thane qe ju e keni deren te hapur ashtu sic keni qene dhe me perpara disa here. Ne qe nuk ju njohem kurre me perpara, sinqerisht me gezohet zemra sec thesare po zbulojme nga miqte e Dibres, Kosoves, Malit te Zi dhe Camerise.

Shume prej tyre jane miq te ngushte te familjes sime, dhe shume pune te mira i koordinojme bukur se bashku, per t'u bashkuar ne festa e pervjetore te ndryshme.

Ne festen e Flamurit qe organizojme se bashku me bashkeshortin, per 10 vjet radhazi, gjithmone kam interpretuar poezine vetem per Kosoven, dhe trevat e tjera qe ngelen jashte Shqiperie. Keto kane qene te shoqeruara, me nje pershkrim seperse i interpretoj keto...

Duke e perfunduar ju lutem pranoni mirenjohjen dhe respektin per punen tuaj patriotike ne Diaspore. 

  Keze (Kozeta) Zylo     kzylo@yahoo.com

 

I nderuar profesor Egriu, se pari uroj te jeni mire familjarisht. Ju falenderoj

qe here pas here me dergoni personalisht pershendetje,  shkrime,  mbresa  dhe  artikuj publicistik, rreth aktiviteteve te larmishme qe keni realizuar ju se bashku me  koleget e vjeter e te rinj  ne Diber Suedi.

 

Per mua qe kam jetuar ne Shqiperi keto materiale jane nje  informacion i gjithaneshem, sepse mesoj jo vetem per ty por edhe per situata e kohe te cilat ne pertej kufirit i kishim tabu.  Nepermjet tyre prek nje realitet ndryshe  dhe jam e interesuar  gjithnje  se  pari  si qytetare e thjeshte por edhe si gazetare. Shkrimin " Ndarje e dhimshme "  e  lexova  me kujdes dhe  padyshim  si  per  cdo  lexues emocionet jane prezent dhe tronditese.

Vete fjala "Ndarje" ne filozofine e saj ka dhembjen brenda. Por ti pate shume ndarje dhe kjo te ka tronditur thelle qe edhe pas 26 vjetesh e perjeton  me  te  njejten  force. Ne  qe jetojme ne mergim e dime se cfar do te thote, "mall i largesise" dhe sigurisht qe ky mall na bren shpirtin cdo dite. Mirpo, nuk mund ta ndjejme ate  dhembje  qe  pervec  ndarjes  nga vendlindja, te afermit, miqte e koleget ju u ndate edhe  si edukator i  nje  brezi  te  ri ku  keni marre e dhene aq shume energji,

 

Kete profesion, e ka ushtruar  gjyshi im Mustafa Llubani ( Mesues i Popullit )  ne  qytetin tim te lindjes, ne Kruje e kur doli ne pension ndjehej  jovital  si  me  pare.  Megjithate  ky profesion eshte per mua me i rendesishmi ne  formimin  e  nje  personaliteti  me  virtyte korekte njerezore.Ky mision sa i veshtire  por  edhe  fisnik,  ka  lene  gjurme  nder  breza nxenesish qe ju edukuat dhe sic i permendni dhe vete jeni krenar per to.

 

       Duke e mbyllur po ju tregoj pershtypjet e mija per mesuesen time te shkolles fillore.

Mesuesja ime e pare ka qene nje model per mua dhe  jam munduar ta  ruaj  ne  kujtese qysh ne kontaktin fillestar.  Aq e persosur dhe e arrire  ishte  figura  e  saj  si  edukatore, saqe une donja ta kopjonja menyren e  qendrimit te saj,  te  flisnja,  te  imitonja  shpesh here  edhe  gjestet e saja. Mesova shume  dhe them me bindje  se  cfar  kam  arritur  ne jete, e falenderoj dhe  ja dedikoj mesueses sime. Jam e sigurte qe te tilla  kenaqesi  dhe vleresime keni marre edhe ju prej vitesh edhe pse  ka  ardhur  koha  dhe  meritoni  edhe nje  titull  publik  per  meritat  tuaja  te  pakursyera,  si  veprimtar, mesues  dhe atdhetar patriot.

 

       Edhe pse modestia juaj se pranon kete , uroj qe nga koleget, ish nxenesit dhe miqte e  tu kjo deshire imja te behet realitet dhe  ta festojme sebashku, pse jo dhe  ne  Dibren me tradita qytetare e atdhetare.

Gjithnje me deshiren dhe urimin e sinqerte.

Shendet dhe suksese

Me shume respekt:-Mereme Llubani



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora