Mendime
Shaban Peraj: Respekt ndaj njeriut të shumëvuajtur
E hene, 14.06.2010, 09:59 PM
Respekt ndaj njeriut të shumëvuajtur
Se ç’pozitë ke në mes të popullit, peshoje dhe mate me qëndrimet e tua.
Shkruan: Shaban Peraj
Tani nuk përgatiten më shpikës apo zbulues, por imitues.Imitues, bile edhe më keq se kjo që ndodhi lidhur me arrestimin e Albin Kurtit. Këta imitues janë aty, në Kosovëm martire, dhe jo për ndonjë gjë që do të arsyetonte mbrojtjen e territorit të Kosovës, por mbrojtjen e karrigës karrieriste të atyre që u instaluan në institucionet e saja. E thënë troç imitues të veprimeve millosheviqiane, dhe atë ndaj kujt, ndaj anëtarit publik të pjesës së kombit shqiptar i cili duke ndjekur nevojën e shpirtit kundërshtues të asaj çfarë po ndodh me shqiptarët në Kosovë nuk kërkon asgjë më shumë se të ndryshojë çdo gjë, qoftë edhe pjesërisht. Çdo gjë duhet ndryshuar: libri, shkolla, klasa, çdo gjë dhe kjo na bënë ta nisim punën me kritikë…Kjo injorancë e shprehur për Albin Kurtin nga ata që drejtojnë institucionet e Kosovës nuk është gjë tjetër, vetëm një shoqëri e keqe që në rastin konkret nuk është në gjendje të pranojë realitetrin. Jo dhe jo, kështu nuk demokratizohet Kosova, kështu nuk demokratizohet shoqëria shqiptare me sjellje vandale të përfaqësuesve institucional, dhe kur nxehen, se helbete po humbin pushtetin edhe ashtu të humbur, bërtasin e thërrasin, ose bëhen sikur në Kosovë nuk ndodh asgjë e re, dhe kjo nuk ngjanë në asgjë tjetër por në një akt shembjeje. Po qe se dikujt nuk i pëlqen veprimi i Albin Kurtit. le të përpiqet të bëjë më të mirën e kurrësesi dobësimin e imazhit për shtetin më të ri në botë, imazhin për të cilin dhanë jetë bijtë dhe bijat më të ndershëm të Kosovës.
Jo më kot thuhet se gënjeshtra është heretike. Ti krijosh zamkat nga më të ndryshmet, ta arrestosh në mënyrën më brutale personin e angazhuar politikisht e publikisht vetëm për të mirën e Kosovës dhe për të vetmin fakt se paralajmëroi pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme është zhvlerësim, dhe atë zhvlerësim I vetvetës e cila është dallkauke. Në vend që në rastin konkret të punojë mendja e cila është interpreti i ndnjejave të popullit, udhërrëfyesi i shtresave të shoqërisë, në qeverisjesjen e “dhunshme” të Kosovës, mendja e tyre ka mbetur rob i ndërkombëtarëve, për çka, për interesa personale, për karrierë politike dhe xhelozi shqiptarçe! Kjo mendje e çoroditur e tyre në vend që të jetë një institucion i hapur për çdo lloj mendimi nuk ka rrugë tjetër nëse nuk disiplinohet sipas kombit dhe shpirtit të tij. Deri në këto momente, ata që i prijnë Kosovës nuk kanë dhënë prova të mjaftueshme se janë në gjendje t’u shërbejnë pasioneve të shoqërisë dhe orientimeve të kombit. Përkundrazi, çdo ditë e më shumë po bindemi se të njëjtit pikësynim kanë karrierën politike, pasurinë personale duke hedhur teori false se gjoja po luftojnë dukuritë e shëmtuara të cilat vet i instaluan me formula të pashpirt që sjellin me vete drogimin e mendjes. Si të shpjegohet ndryshe ky arrestim i z. Kurti, a nuk kanë punë të tjera më të meçme kur dihet se mediat kosovare buçasin për korrupsion të shtetarëve, apo pse me këtë rast tentohet t’i thuhet popullit: këtu jemi, ka edhe më keq! Këto veprime të bëra ndaj Albin Kurtit fryjnë mjegull e tym në rrugën tonë dhe errësojnë qiellin e njeriut tonë!
Fatkeqësisht kjo edhe është pritur, por jo në këtë mënyrë, siç iu prezantua opinionit arrestimi i z. Kurti,, por le të mos harrohet se për nga aspekti material ai është një trup i bërë çelik saqë t’i vërë gjoksin çdo lloj fatkeqësie, për nga aspekti ideor është një kokë konstruktive, për nga aftësitë shpirtërore është një figure e formësuar prej vitesh, dhe më në fund është zemër e formuar që i beson filozofisë- “të jesh një njeri mes njerëzish”, dhe një sakrifikant i cili për hire të lumturisë së tij, ka harruar kënqësitë e veta. A nuk është mjaft kjo? Kujt i duhen tani arrestimet spektakulare për të dëshmuar forcën fizike mu në qendër të Prishtinës? A nuk ka rrugë të tjera për të mos mbetur zemër e dëshpruar e për t’u interesuar që ti zgjatet dora? Nëse ky person qenka e keqja e shoqërisë është obligim i vet institucioneve të Kosovës t’ua bëjë me dije ndërkombëtarëve të vërtetën për te, dhe kësaj të keqe t’i përgjigjen me të mire, për të gjetur rrugën e tolerancës e të mirëkuptimit, të tregohen bujarë përball atyre që nuk dinë se çka është tradita shqiptare. Personat që përkrahin veprime të tilla duhet të ruhen qoftë edhe një here të vetme, të mos bien nën pushtetin e egos, sepse sipas veprimit që bënë duket se janë të bindur se përveç tyre gjithë të tjerët janë mëkatarë dhe çdo individ është një i pafat. Mënyra sesi mendohet të trajtohet Albin Kurti është trajtim që presin njerëzit prej institucioneve të Kosovës, në të kundërtën duke sulmuar lart e poshtë, këta të sodit do ta kthejnë këtë fuqi kundër vetës. Me veprime të tilla nuk mund të shmanget vemendja nga problemet e shumta në Kosovë, nuk mund të arsyetohen veprimet e bëra në sy të opinionit, nuk mund të arsyetohen kundërshtitë që kanë njëri me tjetrin, të cilët punojnë kundër njëri-tjetrit e që për pasojë nuk ndjejnë besim për njëri-tjetrin duke dëshmuar kështu se nuk ka të ardhme Kosova, pavarësisht retorikave me fjalë boshe. Ndaj këtu kërkohet një balancim i drejt shoqëror sepse duhet, të prirë nga të huajt apo nga dëshira personale disa gjëra nuk e kanë peshoren e zemrës, duke harruar postet që kanë zënë të bindur se nuk kanë për të rënë kurrë, me jetë pa kënaqësi s’është gjë tjetër veçse gënjeshtër më vete.