Mendime
Besnik Prishtina: Pa pëlqimin e Kosovës, Brukseli ua vazhdoi mandatin EULEX-it e KFOR-it
E hene, 14.06.2010, 09:57 PM
PA PËLQIMIN E KOSOVËS, BRUKSELI UA VAZHDOI MANDATIN EULEX-it e KFOR-it
Nga Besnik Prishtina
NËSE BRUKSELI NDAJ SHQIPTARËVE, VAZHDON TË MBAN QËNDRIMIN QË MBAJN VENDET ARABE NDAJ IZRAELIT, SHQIPERIA NË KUFIJËT NATYRAL, DO TË SHNDËRROHET NË IZRAL NDAJ BASHKIMIT EUROPIAN!
Pas 17 shkurtit 2008 në Kosovë më nuk duhet të ishte i pranishëm në as një cilësi, as një formacion i huaj ushtarakë e policor apo civil dhe as një shtet i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës apo që e mban anën e sllavo grekëve ndaj çështjes së pa zgjedhur Shqiptare!
Para do dite BE e vazhdoi mandatin e EULEX-it edhe për dy vite dhe tani edhe NATO ia vazhdoi mandatin KFOR-it po ashtu! Këto vendime u morën në Bruksel pa u përfill sovraniteti i Republikës se Kosovës dhe pa u pyetur Kosova, se a është apo jo ajo e pëlqimit që këto forca të huaja të armatosura të qëndrojnë në Kosovë dhe të ushtrojnë SUNDIMIN civil, policor e ushtarak në vendin ton!
Edhe pas shpalljes se Pavarësisë e edhe pas njohjes së Republikës së Kosovës, si shtet, nga rreth 70 shtete, EULEX-i dhe KFOR-i nuk njohin pavarësinë e Kosovës, por mbështeten në Rezolutën 1244 e cila e njeh sovranitetin e Serbisë në Kosovë!
Përderisa SOVRAN i vetëm legjitim i Republikës së Kosovës është Populli i saj, prania e EULEX-it dhe e KFOR-it pas 17 shkurtit 2008 janë jo legjitim dhe i kanë të gjitha karakteristikat e një okupacioni klasik.
Ndarja e Mitrovicës nga KFOR-i francez, copëtimi i Kosovës përmes të “decentralizimit”, mbetja e hapur e kufiri me Serbin dhe mbyllja e kufirit me Shqipërinë, çarmatosja e ushtarëve shqiptar, shkatërrimi i armatimit të tyre, instalimi ilegal i një klase politike të korruptuar në pushtetin formal vendor – pa organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme pas 17 shkurtit 2008 dhe me një Kushtetua të imponuar me dhunë nga Brukseli, e vërtetojnë faktin se fjala është për pretendime të çarta që Kosova në veçanti dhe Shqipëria në tërësi, të shndërrohen në koloni të Brukselit, në kuadër të kolonizimi të Ballkanit dhe të vendeve të Evropës lindore që u shkëputen nga sundimi kolonial i Moskës pas shkatërrimi të Bashkimit Sovjetik. Bashkimi Evropian ka pretendime të qarta që të shndërrohet në një Bashkim Sovjetik perëndimor . Por, ashtu si ka përfundua Perandori e kuqe Globaliste e Bashkimit Sovjetik, po kështu do të përfundon edhe e Perandoria zezë Globaliste e Bashkimit Evropian! Para së gjithash sepse popujt e Evropës janë kundër krijimit te Bashkimit Evropian, si prototip të ish Bashkimit Sovjetik, ku popujve ju kufizohet sovraniteti për interesa “imperiale-internacionale” të klasës sunduese të feudalizmit modern.
Kjo klasë e feudalëve modern, në krye të BE, funksionon mbi bazat e një burokracie të korruptuar shtetërore e cila përmes të korrupsionit të elitave të vendeve tjera të ish bllokut pseudosocialist në Ballkan dhe në Evropën lindore po pretendon ndërtimin e perandorisë të sundimit vet të globalist mbi Kontinentin e Evropës e më gjerë. Për këto arsye ka ndodhur që në vendin ton korrupsioni të legalizohet si pjese e sistemit. Përndryshe po të ishte vendi i ynë i lire dhe burokracia e korruptuar vendore pa mbështetjen e sundimit të huaj, me korrupsionin vendor, populli i ynë vet do t`i qëronte hesapet me procedurë të shkurtër. Prandaj te ne legalisht, korrupsionit i prijnë presidenti, krye- parlamentari, kryeministri bashkë me qarqet e tyre familjare dhe me klanet e tyre mafioze! Mu kjo burokraci e korruptuar, flet se qëndron “në ballë të luftës kudër korrupsionit”, në kohën kur nuk e bën as një përpjekje për mbrojtjen e sovranitetit në veri, kur edhe vet merr pjesë në rikolonizimin e copëtimit dhe në falsifikimin e identitetit nacional të Kosovës, duke e zbatuar Planin e Ahtisarit!
BE ndaj shqiptarëve vazhdon të e
mban qëndrimin që kanë vendet Arabe ndaj Izraelit
Kosova mundet të jetë e lirë vetëm atëherë kur në trojet tona etnike të mos ketë as një polic e ushtar dhe administrator civil të huaj, kur populli shqiptar të jetë i lirë që të bashkohet në një shtet të vetëm nacional dhe kur të e njihet e drejta në vetëvendosje për fatin e vet, si të gjithë popujve tjerë sovran të Botës! Populli Shqiptar do të jetë i lirë vetëm kur të e ketë atë statut ndërkombëtar që e kanë Zvicra apo Izraeli në marrëdhënie ndërkombëtare. Gjithsesi, në Evropë Kombi Shqiptar duhet të e ketë statusin neutral që e ka Zvicra në marrëdhëniet me vendet e regjionit.
Nga sjellja aktuale e qarqeve më të larta të Bashkimit Evropian po shihet se në Bruksel, nën ndikimin sllavo-grek ndaj kombit shqiptar, ka tendenca që çështja shqiptare të shndërrohet në Palestinë apo Qeqeni të dytë! Por, koj nuk do të mund të ndodh më! Përpara është e mundur që të ndodhë që Shqipëria në kufijtë e vet nacional, do të shndërrohet në Izraelin e Evropës, nëse BE ndaj shqiptarëve vazhdon të e mban qëndrimin që kanë vendet Arabe ndaj Izraelit! Kjo duhet të bëhet e qartë edhe miqve edhe armiqve tanë!