Mendime
Agron Shabani: Meditime nga mërgimi
E marte, 15.06.2010, 08:12 PM
Meditime nga mërgimi:
PA TË KEQ NDAJ ASKUJT! NË EMËR TË LIRISË DHE SHTETIT TË KOSOVËS...
Nga Agron Shabani
Është thënë dhe shkruar shpesh se :Me rastin e Luftës së njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-s dhe popullit(kombit) shqiptarë në Kosovë etj. me tepër dhe me bukur se kurrë i çelën dhe hapën sytë bashkimi,liria dhe pavarësia e shumëpritur e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar në Kosovë.Kjo gjithmonë duke menduar në Mesazhin,Karakterin,Dekalogun,Testamentin ,Udhrrefyesin dhe Vizionin e përhershëm dhe krryesorë të Luftës së lartëpërmendur çlirimtare dhe titanike të Djemve dhe Vashave me të mira të kombit!Të cilët të bashkuar(Tok Si ´NJË´!)nën qiellin e flamurit dhe nën emblemën e lavdishme të UÇK-së dhe luftës së njohur për liri:Armikut gjakatar i morën(muarën) gjak mbi vetulla.Duke ua zënë kështu pritat muzgujve,robërisë dhe atyre hijeve të lugatëruara të mesjetës.Si dhe duke ua hapur ndërkohë(njëherë e përgjithmonë) madje edhe portat e qiellit lirisë,shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike.Se këndejmi,Jehona e fuqishme e krismave të pushkëve dhe Flakët e Arta të luftës së lavdishme për lirii.Së bashku me Detyrimin ose Obligimin suprem ndaj popullit(kombit) dhe atdheut të robëruar dhe në rrezik.Me Besa-Besë dhe Betimin e dhënë përpara flamurit tonë kombtar:Atëbotë ishin shkrirë, bashkuar ,ngjeshur dhe brumosur(shpirtërisht,materialisht ,organikisht dhe fizikisht)ne Sintezën dhe Kryeformulën e njohur liridashëse dhe patriotike të vetflijimit dhe sakrificës më sublime në Altarin e Lartë të lirisë dhe pavarësisë.Duke i tretur dhe lënë kështu(njëherë e mirë)prapa vetës nënshtrimin,frikën,përçarjet,hasmërinë,robërinë dhe tiraninë e egër serbo-pansllaviste në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare.Në sytë dhe shpirtin e madh(titanik) të luftëtarëve trima:Atëbotë do të lindte dhe agonte atdhu i çliruar.Kosova e lirë dhe sovrane.Njëherë e përgjithmonë.Në shpirtin dhe zemrën e madhe të popullit dhe kombit tonë gjithashtu.Për të mos përenduar kurrë.Ishte Ajo stina me e bukur dhe më krenare e kombit dhe atdheut tonë.Stina e Luleve të Lirisë.Stina e Luleve me të Bukura të popullit,kombit dhe atdheut tonë që nuk do të vyshkën kurrë në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari.Shqiptarët luftën e njohur për liri dhe pavarësi e kanë Art,ndërsa,Bashkimin e kanë ajër jete,ushqim të brëndshëm shpirtrëror...Fuqi.Ata i bashkon liria dhe lufta e njohur kundër armikut të përbashkët.Aty është edhe Miqësia dhe Aleanca e Madhe Nato-UÇK(Gjatë kohës së luftës në Kosovë e gjer me sot..)për të cilën tashmë janë shkruar libra,histori dhe enciklopedi të shumëta në analët e përgjithshme të historisë kombëtare dhe saj ndërkombëtare.Në esencë ky mbase do të duhej të ishte Udhërrefyesi,Testamenti dhe Dekalogu kryesorë dhe supstancial i popullit dhe lidershipit shqiptarë(ose kosovar) në këtë orë të madhe të histrisë.Pra bashkimi(uniteti) dhe bashkëpunimi i gjithëmbarshëm dhe konstruktiv i të të gjitha subjektëve dhe institucionëve të ndryshme shtetërore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë kosovare -konform Mesazhit dhe Vizionit të lartëpërmendur epokal dhe patriotik të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK.-së.Dhe.jo "martesat" ose "kurorezimet" e ndryshme proletare dhe internacionaliste si dikur(...)E thënë ndryshe:Rruga e njkohur e UCK-së. është Rruga e njohur e lirisë.Rruga e Ditës së Nesërme...