Mendime
Pirro Prifti: Radikalisti Muja sheh nga Arabia, por populli shpreson tek Sh`na Ndou
E marte, 15.06.2010, 08:58 PM
Radikalisti Muja sheh nga Arabia, por populli shpreson tek Sh`na Ndou
Nga Pirro PRIFTI
(Replikë, por e fundit)
Është për të ardhur keq që një radikalist i njohur i grupeve islamike, që nuk kanë asgjë të përbashkët me besimtarët e nderuar islamikë, vazhdon të lexojë e të studiojë mbrapsht jo vetëm Historinë fatkeqe të Shqipërisë e të popullit shqiptar, jo vetëm vazhdon të lexojë mbrapsht shkrimet e mija në të cilat nuk bëhet fjalë në asnjë rast për kryqëzata të krishtera për konvertimin në fenë e të parëve tanë, jo vetëm që në fjalorin e tij të varfër predominojnë fjalët që zakonisht injorantët përdorin kundër grave të tyre, por dhe vazhdon të ketë dy karakteristikat e spikatura të radikalistëve:
-Hipokrizinë ndaj besimtarëve të tyre, dhe në debatet me europiano-perëndimorët.
-Dhunën verbale ndaj grave, dhe dhunën fizike e verbale ndaj kundërshtarëve. Nuk kisha për t’ju përgjigjur shkrimit të tij, por kur lexova se 1.5 milion banorë të Shqipërisë e të shqiptarëve jashtë kufirit kanë shkuar për lutje në Kishën e bekuar të Sh’na Ndout që nga Marsi 2010-13 Qershor 2010, u detyrova për respekt të këtij besimi të patundur tw kristianizmit të shqiptarëve, ti kthej një përgjigje shembullore radikalistit Muja dhe radikalistëve të tjerë që vegjetojnë si kërpudha në Shqipëri, duke vonuar integrimin e Shqipërisë ashtu si dhe duke mashtruar besimtarët myslimanë shumë të nderuar e të respektuar nga ana ime, sepse shumica dërrmuese e fisit tim ka lidhje gjaku e martesore me këtë komunitet të nderuar, e rrjedhimisht unë në asnjë mënyrë nuk mund të kërkoj kryqëzata ashtu si gënjen pa pikë turpi ky person.
Po të shikojmë se popull me besim kristiano-katolik në Shqipëri nuk mund të ketë më shumë se statistikat e marra pra- rreth 300.000-350.000 vetë, z. Muja mund të shohi se në Kishën e Sh`na Ndout nuk kanë vajtur vetëm kristianë katolikë, por shumica e 1.5 milionëve janë të besimit të respektuar islam dhe shumë më pak ortodoks.
E këtu le ta bëjë vetë pyetjen ky radikalist: përse shkojnë njerëzit tek Kisha e Sh`na Ndout? Mos vallë fjalët e radikalistëve nuk kanë bërë efektin e duhur apo populli sheh në nën-ndërgjegjen (subkoshiencën historike) e tij, besimin e fshehur nga frika për 450 vite rresht? Apo sepse arsimimi i tërë popullatës (dhe këtu paradoksalisht, ka merita dhe diktatura komuniste), lejon dhe zhvillon tolerancën fetare, tolerancë e cila i shërben vendit për qetësi por dhe për të njohur të kaluarën, historinë e cila është kamufluar, shtrembëruar, dëmtuar dhe humbur, qoftë nga pushtimi turk, qoftë nga komunizmi, qoftë nga ekspansioni i radikalistëve të rinj në Shqipëri, të cilët përpiqen në mënyrë të rafinuar duke përdorur çdo lloj metode për të dezinformuar dhe penguar deri diku integrimin dhe njohjen e kësaj historie të panjohur të Shqipërisë.
Ashtu siç përmenda dhe në shkrimin e kaluar, jo direkt në mbrojtje të mikut tim K. Myftaraj, por më tepër në mbrojtje të së vërtetës së hidhur të Shqipërisë dhe shqiptarëve e cila fshihet nën një histori të sajuar të Shqipërisë, histori që ndonëse ka të vërteta historike, nuk mund të ketë realitete të nacionalizmit shqiptar, realitete të heroizmit shqiptar, dhe së fundmi kjo histori ngre në piedestal individësh që në çdo vend normal do të quheshin tradhtarë të vendit biles dhe në Arabinë tënde z. Muja.
Përsa i përket realitetit, edhe ju z. Muja keni një mbiemër jo mysliman por të krishterë dhe si i tillë po të gërmosh në të kaluarën e familjes tuaj të nderuar, gjyshërit e tu do të kenë qenw katolikë të mirë dhe bij të dukagjinasve, troje të së cilës është dhe Kukësi, Prizreni etj. Mbiemri Muja apo Mujo, apo Muji e ka dhe heroi epik Gjeto Bashw Muji, trimi i Jutbinës dhe i folklorit shqiptar. Duhet të kini më shumë respekt për fisin tuaj z. Muja, e jo ta lini në baltë të kaluarën e fisit, e për çfarë? Për disa të ardhura të dhëna kushedi se nga kush pikërisht për të bërë të kundërtën ndaj fisit tuaj, Shqipërisë dhe shqiptarëve. Turp, z. Muja. Edhe nëse ju jini vetëm besimtar i devotshëm, për atë të respektoj, por historinë e shqiptarëve nuk duhet ta mohosh e ta shtrembërosh vetëm e vetëm se dikush ka shkruar një histori të paqenë tradhtarësh. E si mund ta quash hero Ballaban Pashën, Ali Pashë Tepelenën, Mustafa Bushatlliun, e të gjithë individët me titull Pasha të dhënë nga Sulltanët e atëhershëm në dëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, ashtu dhe në dëm të formimit të shtetit shqiptar të madh prej 180.000 km2.
Ishin pikërisht këta pashallarë e drejtues të sanxhaqeve shqiptare, ishin pikërisht këta individë që morën pjesë në lidhjen e parë famëkeqe të Prizrenit, të cilët firmosën Kahrarname-në, e cila në pikën e saj të parë kërkonte ruajtjen e sundimit turk në një kohë kur Turqia humbi. Ishte pikërisht Kahrarname-ja, e cila nevrikosi shtete tw rinj të krishterë të Ballkanit, kundër drejtuesve shqiptarë në shërbimin e tyre tradhtar ndaj Sulltanit turk, për ti kërkuar Konferencës së Ambasadorëve tw Berlinit marrjen e tokave shqiptare, të cilat sipas pashallarëve tradhtarë shqiptarw, ishin toka turke.
Vetëm Abdyl Frashëri bëri dallimin në Lidhjen e dytë të vonuar të Prizrenit, e cila njohu që myslimanët shqiptarë nuk ishin turq dhe tokat e tyre nuk ishin turke në sytë e Europës dhe Rusisë fituese të asaj kohe.
Z. Muja, nëse nuk do të luani vetëm njëherë rolin e radikalistit, duhet të merrni në konsideratë edhe një herë konceptet jo të sakta që keni, qoftë për idenë e gabuar se “...islamizmi ruajti identitetin shqiptar ...?! Gjë që nuk është fare e vërtetë por përkundrazi është kjo ide e radikalistëve të rinj e cila edhe në të kaluarën dha rezultate të kundërta, duke na humbur tokat shqiptare, dhe duke larguar popullatën shqiptare në Turqi, - qoftë duke bërë hipokritin me Europën duke tundur flamurin e krishterë të Gjergj Kastriotit nga njëra anë, por duke mallkuar fshehurazi e sharë atë në mjediset private (aq sa dhe kryeministri Erdogan duke e ditur këtë ambiguitet të disa drejtuesve shqiptarë mesa duket të blerë nga fqinjët, e kritikoi portretin e tij gjatë vizitës me homologun Nano; një turp për Nanon).
Po shikoni njëherë z. Muja, përse Turqia (ashtu si dhe Greqia) nuk i ka dhënë të drejtën e minoritetit rreth 3.5 milion shqiptarëve të emigruar në Turqi, që pas luftës së parë botërore e sot?
Përsa i përket problemit të besimit (që është pazgjidhshmërisht i lidhur me historinë për të cilën po flasim), duhet të kuptoni se shqiptarët jo vetëm u islamizuan me dhunë, (kurse të pasurit apo kryetarët e fiseve u islamizuan për para e grada), porse u quajtën padrejtësisht dhe turq, ashtu siç na quajtën dhe ne kristianëve të varfër grekë (kur asnjëri nga shqiptarët e jug-lindjes përfshi dhe Kosturin, Follorinën, Çamërinë) nuk dinte greqisht. Ishin politikat përçarëse të Turqisë, që shqiptarët e pësuan kështu.
Le të shpresojmë që arsimimi i mirë i të gjithë shqiptarëve të japë frytet e duhura, le të shpresojmë që njerëzit e thjeshtë ta kuptojnë (siç po e kuptojnë) se besimi tek Zoti është e vetmja shpresë që jeta të na shkojë mbarë, le të shpresojmë që njerëzit të kuptojnë se është respekt dhe atribut ndaj të parëve tanë rikonvertimi në të krishterë pa dhunë e pa detyrim, madje ai do të sjellë prosperitet, paqe dhe integrim, le të shpresojmë se radikalistët ashtu si dhe komunizmi nuk e ka jetën e gjatë.
Së fundmi, le të shpresojmë që njerëz të zgjuar, që nuk shiten, e që nuk gëlltisin “lugën e çorbës” për pak pushtet, para, e gra, të drejtojnë vendin tonë e të rikrijojnë binomin e prishur fe+atdhe, sepse identiteti i shqiptarëve nuk mbrohet duke bërë hipokritin, por duke mjekuar plagën, e kjo plagë mjekohet pa dhunë, por duke parë të vërtetën në sy dhe duke reflektuar. Europa e di kush jemi, por ne shqiptarët, për fat të keq, falë njerwzve si ju nuk e dimë akoma se kush jemi.