E premte, 06.12.2024, 11:00 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: A ka mangësi dhe dobësi në Agjencionin për Intelegjencë (?)

E marte, 15.06.2010, 08:36 PM


A ka mangësi dhe dobësi në Agjencionin për Intelegjencë (?)

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Agjencioni për Intelegjencë në Republikën e Kosovës ka një rëndësi të veçantë në fushën e shtetndërtimit, respektivisht për instucionet shtetërore të Kosovës .. Për këtë arsye ka pasur mjaft fjalë dhe diskutime për veprimtarinë e SHIK-ut në të kaluaren, prandaj me rastin e zgjedhjes se kuadrit të ri janë dhënë shumë sqarime dhe propozime deri sa është bërë zgjedhja . SHIK-u gjatë kohës së kaluar ka pasur lëshime dhe  kritika  në këndvështrime të ndryshme rreth veprimtarisë së tij. Përkundër shumë sqarimeve të dhëna më vonë , ky instucion nuk ka përmbushur kërkesat e qytetarëve për të ditur më shumë për rolin  që ka pasur. Deri vonë nuk kishte njohtime të  nevojshme për efektet që kishte pasur gjatë kësaj periudhe  ky instucion (agjension) dhe nuk kishte njohtime se me urdhërin e kujt zhvillonte këtë veprimtari me përgjegjesi. Nga financohej dhe para kujt duhet të jepnin llogari për punën e tyre …

 Tani  Agjencioni i Intelegjencës është zgjedhur   në bazë të procedurave ligjore  dhe aftësive profesionale , është zyrëtarizuar  dhe ka filluar të veprojë dhe të  punojë në bazë të kompetencave që ka marrë nga organet përkatëse . Mirëpo sa është e sukseshme puna  e këtij agjencioni  në krye me Bashkin Smakën , respektivisht a ka mangësi dhe dobësi Agjencioni për Intelegjencë, më se miri shihet në debatin e zhvilluar kohë më parë , që ishte mjaft i nxehtë ,i shoqëruar më polemika  të shumta  ndërmjet antarëve  të Komisionit  për Mbikqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës, duke kërkuar që  të thirret shefi i   Intelegjencës , Bashkim Smaka  për të dhënë informata  rreth një raporti të Institutit Kombëtar Amerikan, i cili e akuzon SHIK-un se reketon çdo vit nga popullata  e Kosovës nga 200 milion euro. Kryetari i komisionit për Mbikqyrjen e agjencionit për Intelegjencë, Gani Geci (LDD) dhe antari i PDK-së z. Buçinca,njëherit deputetë të Parlamentit të Kosovës në lidhje me këtë kanë zhvilluar polemika dhe kanë kërkuar që të sqarohet veprimtaria e SHIK-ut dhe organizatave të tjera që kanë  ndikim në këto fusha, sidomos të sqarohen kritikat e Institutit Kombëtar Amerikan . Për këtë arsye kryparlamentari, Jakup Krasniqi i ka dërguar një letër Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme  Amerikane.  Ai në mes të tjerave shkruan së me këtë rast  partia e tij (PDK-ja) është dëmtuar nga raporti i fundit i kësaj organizate  joqeveritare , ku thuhet se  SHIK-u inkason miliona euro përmes aktiviteteve  të paligjshme … Mendoj se Agjencioni  Intelegjencës sikur është duke punuar pa një angazhim të duhur profesional  dhe institucional. Agjencioni i Intelegjencës ka një përgjegjësi të madhe për zbulimin dhe demaskimin  e dukurive negative , krimit të organizuar, korupsionit dhe për ruajtjen e terësisë territoriale të vendit. Kjo sikur ka munguar gjatë periudhave të shkuara dhe të tanishme…

                

Samiti i Sarajevës me rëndësi të veçantë për Kosovën

 

  Në Samitin e Sarajevës të mbajtur kohë më parë u shqyrëtuan shumë çështje me interes për Ballkanin Përendimor, por sikur çështja e Kosovës nuk u përfshi si duhet  nga të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Përendimor , megjithëse angazhimi i ministrit Hyseni në këtë samit ishte mjaft i efektshëm. Ai   pati takime të ngjeshura  me shumë homologë të tij për Kosovën ,respektivisht për Ballkanin Përendimor dhe angazhimi i tij në këtë samit , por edhe në disa takime të tjera ishte i sukseshëm.Me këtë rast diplomati  Ashton ka deklaruar se integrimi i rajonit në BE mbetet një nga sfidat e fundit për ndërtimin e Evropës së bashkuar dhe demokratike. Në këtë fushë Kosova është  njëra ndër agjendat e bisedave dhe angazhimeve  për zgjidhjen e problemeve fqinësore, respektivisht me Serbinë . Serbia në këtë fushë sikur nuk ka të ndalur me veprimtarinë e saj nacionaliste dhe deskruktive .

 Sipas burimeve  të mediave  në Sarajevë, nuk është arritur marrëveshtje  për nxjerrjen e një deklarate  të përbashkët për Ballkanin Përendimor. Përpjekjet e Brukselit dhe Madridit  për hartimine një deklarate  të pranueshme  për të gjithë,  nuk janë kurorizuar me sukses. Mirpo sidoqoftë presidenca  spanjolle ka  lëshuar  një deklaratë  në emër të vet.  Pjesëmarrja  dhe përfaqësimi i barabartë  i Kosovës me shtetet të tjera në Samitin e Sarajevës  mendoj se është një e arritur e sukseshme  për  shtetin e Kosovës, për  njohje  unanime  ndërkombëtare në të ardhshmen…

                        

Opcionet për ndarjen e Kosovës

 

 Në kohet e fundi kanë lindur disa opcione për ndarjen e Kosovës. Disa diplomatë evropian në këtë fushë kanë dhënë mendime të ndryshme,  kanë vlerësuar se ndarja e Kosovës, respektivisht veriu i Mitrovicës nuk është me vend, sepse do të lindin probleme të tjera më të komplikuara . Serbia tani se fundi sikur ka filluar me të madhe të merret me këtë çështje. Disa liderë opozitarë në Kuvendin e Kosovës me vend kanë shtruar këtë çështje dhe  kanë reaguar duke kërkuar, nese vie deri të një propozim  për ndarjen e Kosovës, të përdoret parimi i reciproritetit në bisedimet e mundëshme  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke ngritur  paralele  ndërmjet serbëve të Kosovës  dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Bisedimet  dypalëshe  janë me rëndësi  nga aspekti praktik , mirëpo si duket nuk do të jenë  vetëm bisedime  teknike , duke pasur  parasysh kontekstimin e shtetetësisë të Kosovës nga Serbia . Serbia në bisedimet e mundëshme   do të tentojë  që në hijen e kerkesave  për ndarjen e Kosovës, si zgjidhje të problemit të sigurojë  kufizimin substucional të sovranitetit të vendit nëpërmes statusit të veçantë territorial  dhe politik për pakicën serbe  në veri. Prandaj si masë parandaluese për këto zhvillime  të papranueshme  , Kuvendi i Kosovës  si parim themelor për zhvillimin e këtyre bisedimeve  të përcaktojë  reciprocitetin e plotë me rastin e rregullimit  të të drejtave  individuale  dhe kolektive të komunitetit serb në Republikën e Kosovës dhe komunitetit shqiptarë që jeton në Republikën e Serbisë …

 Aktivistja serbe e Graqanicës, Rada Trajkoviq rreth mundësisë së bisedimeve  ndërmjet Kosovës dhe Serbis thot  ” Beogradi nuk ka kapacitet që të negociojë  për statusin e Kosovës. Ajo sygjeron që energjia të orientohet drejt lobimit  për një raportim sa më të mirë  të Gjykatës Ndërkombëtare  të Drejtësisë . Ndersa për mundësin që serbët e veriut të fitojnë autonominë  thotë se për këtë nuk duhet të ngutemi… sepse interesi i përbashkët i serbëve në Kosovën qendrore  dhe atë veriore , është para së gjithash mbijetesa e serbëve  në këto hapsira “…

                

Takim i qelluar dhe i efektshëm i myftiut Tërnava në Libi

 

 Prandaj si çështje me prioritet si përherë mbetet angazhimi i institucionëve shtetërorë të Kosovës (Qeverisë) , respektivisht i subjekteve politike dhe organizatave të tjera  joqeveritare për një angazhim më të madh për lobim nëpër vende (shtete) që ende nuk e kanë pranuar Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Në këtë fushë edhe pse me vonesë , angazhimi i miftiut , Naim Tërnava në shtetin e Libisë  është mjaft i qëlluar dhe i efektshëm. Ai u prit solemnisht në rezidencën  e liderit libias , Muamer Gadafi. Miftiu kosovar u angazhuar për njohjen e Kosovës  nga Tripoli zyrëtar. Myftiu Tërnava përcolli përshëndetje te ngrohta  të popullit të Kosovës dukë i paraqitur një pasqyrë  të historikut të Kosovës, vuajtjet në të kaluarën, shkatrrimin e trashëgimisë  fetare  e kulturore  nga regjimi serb, nevojën e bashkëpunimit  mes bashkësive fetare  të rajonit , në avancimin e vlerave  dhe ruatjen e krenarisë  dhe identitetit islam në rajon. Muftiu Tërnava gjithashtu theksoi se xhamia e parë  në Kosovë është  ndërtuar në vitin 1389, ndersa aktualisht Kosova numëron mbi 700 xhami. Ky takim me siguri do të kurorëzohet me njohjen e Kosovës në një kohë sa më të shkurtër nga shteti i Libisë… Angazhime të ngjajshme është dashur të jenë më të hershme. Mirëpo në këtë fushë përgjegjësinë e mbanë kualicioni qeverisës, sepse ky kualicion nuk është funksional, për këtë arsye disa herë është diskutuar se LDK-ja qendron nën hijën e PDK-së që ka pushtetin. Si opozita ashtu edhe disa antarë nga LDK-ja kanë kërkuar që të prishet ky kualicin dhe në këtë mënyrë të shpallen zgjedhjet e parakohshme .Në këtë fushë më i zëshmi ishte Isa Mustafa , kryetar aktual i KK-së në Prishtinë , i cili pa ndonjë luhatje ka mbetur në qendrimin e tij për prishjen e kualicionit qeverisës në krye me Hashim Thaçin.Mirëpo shpërfillja e kërkesës së Isa Mustafës  nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike  për dalje nga  kualicioni qeverisës me PDK-në  si duket ka humbur  shpresat e partive opozitare  për mbajtjen  e zgjedhjeve të parakohëshme . Ky vendim  ka qenë i pritëshëm, duke pasur parasysh se shumë   nga njerëzit e LDK-së nuk dëshirojnë  t’i humbin privilegjet e tyre…  



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora