Kulturë
Agron Shabani: Apologji për Sokratin apo elegji për Drenicën dhe Mirditën...
E diele, 06.06.2010, 07:55 PM
Duke i lexuar vargjet poetike të poetit dhe historianit shqiptar,Mr.Sc.Nue Oroshit:
APOLOGJI PëR SOKRATIN APO ELEGJI PëR DRENICëN DHE MIRëDITëN KUSHTRIMTARE DHE KRYENGRITëSE...
Nga Agron Shabani, Gjermani
Eshtë një natë e thyer prilli dikund në mërgim.Përjashta kudo heshtje dhe qetësi.Ndonëse,aty këtu mund të degjohën kalimthi"hapat e vonuar" të ndonjë skifteri a skiftereje të natës që krejt dikur vonë kthehën në banesë.është kohë gjumi...Por,disi nuk kam trohë gjumi në sy."Stinë mërgimi" që shpeshherë të lë pa trohë gjumi në sy. Në dorë i kam vargjet e bukura letrare dhe poetike te poetit dhe historianit të talentuar shqiptar,z.Nue Oroshi.Duke i lexuar ato disi as vet nuk e di përse(?!),por për disa caste sikur ngelëm i pa frymë dhe i patekst.Të rrembejnë dhe të marin me veti vargjet e tij.Duke të trëtur dhe futur në një botë të madhe dhe aq te thellë letrare dhe artistike të poetit Nue Oroshi që nuk i duket fundi.Ato i bëjnë si të thuash festë dhe një dasëm të madhe zemrës dhe këtij shpirti të zhubravitur në një natë të gjatë mërgimi që atje diku largë sikur i kanë dalur madje edhe thinjat,mrrolët dhe bishti..Pa asnjë dyshim.Sidomos atëherë kur paraqiten ose prezantohen drejt dhe pa anime të ndryshme fetare,nacionale,politike,konjukturale,ideologjike etj. ngjarjet,zhvillimët ,rajonet dhe figurat e njohura lapidare dhe emblematike të popullit ose kombit tonë pa dallim.Sakaq të shkon mendja atje diku largë në "shtetin"(polisin) e dikurshëm të Athinës...Të kujtohen Sokrati,Platoni,Aristoteli,Aleksandri (Leka) i Madh, Herodoti, Tukididi,Ksenofani, Filipi,Olimpia,Perdika,Euridika, Sofokliu,Aristofani,Antigona,Hera,Geloni, Teroni,Drakoni,Agamemnoni,Eskili,Dionisi, Klisteni, Perikliu,
Themistokliu, Demosteni,Dionisi,Hipokriti,Soloni,Homeri i Madh...Ndërkohë që atje diku me largë në Trojën e lashtë Antike ndërkaq, sërish Akili i famshëm mitik që i pikon gjak nga thembra.Frika dhe dyshim edhe kësaj radhe si gjithmonë sillen vërdallë nepër Trojë.Në "Olimp" ose në Dodonë ndërkaq,zotërat e ndryshëm ose perënditë sikur kanë sërish dasëm?!Në anën tjetër ndërkaq,në sytë e bukur të Helenës :me aq prush të madh,ethe dhe zjarmi sikur ka zënë të digjet dhe bëhët shkrumb e hi drita e ditës së nesërme.Edhe qielli madje sikur e kundërmon gëlltitshëm erën e një "shpirti të virgjër" që tani e me tepër se 5 mijë vjet rrjesht digjet dhe kallët flakë në tokën e zotit Dardan(Dardanos )dhe zonjës Afërditë(Venerë).Dhe..ata "lot profetik" të Helenës që edhe sot e kësaj dite sikur ia shuajnë paksa "etjen e madhe" Trojës së lastë-Antike.Kush e Di?! Thonë se filozofia në radhë të parë është shkencë ose një studim i gjithëmbarshëm ose universal mbi jetën dhe ligjët e saj fizike dhe metafizike.Mbi fillët e jetës dhe vlerat e saj hyjnore dhe universale. Filozofia në radhë të parë i aplikon dhe predikon logjikën,studimin,analizën, mirëkuptimin,rezonansën,dashurinë,tolerancën,bukurinë,profecinë dhe harmoninë e gjithëmbarshme diskursive dhe dialektike.Studimet,hulumtimet dhe analizat e thella shkencore dhe metodologjike.Përvojen e njohur njerëzore,nevojat e ndryshme dhe kërkesat e gjithëmbarshme fizike,sociofizike dhe metafizike të njeriut.Se këndejmi,Filozofia në radhë të parë ndodhet e ngritur dhe projektuar mbi logjikën e njohur diskursive dhe dialektike të Dialogut dhe Studimit.Në këtë drejtim ekzistojnë edhe metoda të ndryshme diskursive dhe dialektike në kuadër të filozofisë së përgjithshme mbi njeriun,mbi fenë ose besimin e njohur njerëzor.Gjegjësisht,mbi qenjen,materien,ekzistencën(jetën )tonë mbi tokë dhe vlerat e gjithëmbarshme ose universale të botës ku jetojmë. Aty e kanë hisen dhe primatin e vecantë edhe arti poetik,kultura,letërsia,filozofia dhe sociopsikologjia e artistit ose poetit.Tundimet,kushtrimët dhe plazmimet e tij të brëndshme skeletore dhe gjenetike.Mezazhi dhe petku i njohur lirik dhe metaestetik i fjalës dhe i vargut të njohur poetik.Gjaku,palca dhe limfa e njohur krijuese dhe patriotike e poetit.Thuhet se poetët dhe historianët vazhdimisht i ngjajnë njeri tjetrit.Ashtu sic i ngjajnë njëra tjetrës poezia dhe historiografi.Që nga "poetika" dhe "historia" antike e Aristotelit dhe Herodotit dhe gjer me sot.Po,po!Thonë se "poezia është një filozofi dhe sociologji e brëndshme e cliruar nga "historia",ndërsa,historia një "poezi" e cliruar nga parimet dhe premisat e njohura filozofike dhe metaestetike.Kjo me së qarti mund të verehët dhe dëshmohet shumëciperisht në kuadër te poezive me titull "Seloeksinimi i mitëve";"Tregim për kohën";"Kurimi i shpirtit","Strehimi i qiellit" dhe në poezitë tjera të Nue Oroshit në kuadër të përmbledhjes së tij të katërt poetike me titull sfidues dhe tepër intrigues "Në rrokaqiellin e mbrapshtive" të botuar nga Shtëpia botuese "Equinox",Shqipëri.Mbase,nën përkujdesjen dhe redaktimin mjeshtëror të letrarit dhe publicistit të mirënjohur shqiptar,z.Petrit Palushi.Dhe,kjo sidomos në kuadër të poezisë së radhë me titull"Aty ku të vret kënga"(kushtuar Hamburgut të Fan Nolit etj.),kur poeti i lartëpërmendur shqiptar,Nue Oroshi: shprehët gjithë tundim dhe narracion,"Në mesin e natës hijerëndë/Ku drita e kuqrremtë t´i verbon sytë/ Në momentin kur mendimet mbështilln nën pranga/Pranë Elbës së Nolit në Hamburg të vretë kënga.Përderisa,në poezinë e radhës me titull "Kënga e zemrës" me tepër dhe me bukur se kurrë i celin dhe hapin sytë liria,pavarësia dhe bashkimi ynë kombëtar.Sidoms kur shprehet gjithë kushtrim dhe amanet:E kam pasë ditë për Ty Drenicë /Se shumë herë je djegë e pjekë/ E në luftëra të ndryshme trimat e Tu/Gjoks për gjoks n´beteja klanë mbet /E kamë pasë ditë për Ty Drenicë /Kështjellë e bujarisë shqiptare/Që barbarët n´shënjestër të patën/T´parën për me të qitë fare/E kam pase ditë Drenicë/ se bijtë i rrite me kore t´bukës/ E kullat e tyre mbetën muze/Si ajo e Oso Kukës/E kam pasë ditë për Ty Drenicë/ se je drenushë e malëve/Një shoqe pate andej kufirit/Mirditë e Drenicë Dy Shqipe Një Flamur. Rrofte Drenica!Rroftë Mirdita!Rroftë Shqipëria Etnike dhe Shqiptaria!