Kulturë
Këze Kozeta Zylo: Mos e pushkatoni fjalën e lirë!
E shtune, 05.06.2010, 08:57 PM
 Nga Këze Kozeta Zylo
Nga Këze Kozeta Zylo
Në qershor të vitit 2005 ndërroi jetë në spitalet e Milanos, gazetari i mirënjohur i gazetës "Bota Sot" djaloshi shqiptar prej Kosove, në  moshën 26-vjecare, i ndjeri Bardhyl Ajeti. Ai u qëllua me plumba në  kokë në Kosovë,  nga djalli me fytyrë njeriu, i cili donte të pushkatonte fjalën, e lirë …
Në  kujtim të  tij shkruajta këtë  poezi dhe për tërë  gazetarët e vrarë, nga pabesia…!
I paharruar qoftë kujtimi dhe u preftë në paqe shpirti i tij, se këtu, mbi këtë tokë, gjeti plumbin e pabesë.
Poezia është  botuar në  gazetën “Illyria” dhe “Bota sot”, në  vitin 2005
 
Mos e pushkatoni fjalën e lirë! 
 
M’u zmadhua bebja e syrit,
Nga zgavra e dhimbjes për të vrarët,
Nga plumbat, që vrasin gazetarin,
Të strukur shpellave, nga djajt...
 
M’u coptua zemra e ngratë,
Nga pushkatimi i fjalës së lirë,
Si garnitura të zeza endeni në natë,
Vratë Bardhylin, emër mbreti ILIR.
 
M’u mpiks gjaku ndër vena,
Nga errësira lakuriqe e botës së çmendur,
Që vrau gjakun e vëllait tim Kosovar,
Bardhylin trim, si shqiponjë gdhendur.
 
Më ngriu fjala e lirë në buzë,
Se Ajzbergun e Lirise, akoma se kemi shkrirë,
Mjegullueshëm rikthehen, vrasjet,
Nga egërsirat e pyllit, që enden si vampir.
 
Ti njeri paemër, dil lufto me mua,
Me poetin, me Bardhylin fjalë lirë,
Përdor penën, jo vetminë e plumbit kob,
Qe si zhgaba suleni, kocka njerëzish duke lëpirë.
 
Oh c’më shfaqet, fytyra tënde ëngjëllore,
Me qepalla të mbyllura, ku ka ngrirë nje pikëz lot,
O Bardhyl Ajeti trim, gazetar i “Botës Sot”.
Fjala tënde e lirë, do të spërkat Shqipërinë,
Në kthesat e çuditshme makbethiane,
E unë si një somnambul i çmendur,
Do eci me pishtarin ndezur, 
Për të ndriçuar në mundsha,
Endrrën tënde, për një komb të lirë...
 
Botuar në librin “Pranverë Pa Mimoza”, 2005
Manhattan, 
Qershor 2005

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










