E premte, 02.05.2025, 06:26 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Deli Smaka: Nga shtypi i vendit

E hene, 24.05.2010, 09:57 PM


NGA SHTYPI I VENDIT

 

Përgatiti: Deli Smaka

 

EULEX-i kontrollon kryeministrin në Aeroport

 

Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër ministrave të kabinetit të tij, që e shoqërojnë për vizitë në Turqi, u janë kontrolluar në detaje bagazhet nga doganierët e EULEX-it në aeroportin e Prishtinës, shkruan sot (23/05/2010) e përditshmja “Zëri”. Sipas kësaj gazete, Thaçi bashkë me Fatmir Limajn, Enver Hoxhajn, Lutfi Zharkun dhe Blerand Stavilecin kanë përjetuar një kontroll të detajuar, tek sa po kalonin përmes zonës VIP të Aeroportit për të udhëtuar për në Turqi. Përveç kontrollit, kreu i ekzekutivit dhe ministrat janë detyruar të ecin në këmbë për disa metra, nga se veturat e tyre nuk janë lejuar të hyjnë deri në pikën më të afërt, siç e praktikojnë zakonisht.

Zyrtarët e EULEX-it nuk kanë dhënë shumë detaje lidhur me këtë kontroll doganor jo fort zakonshëm, megjithatë kanë sqaruar se bëhet fjalë për një procedurë të ligjshme. “Këto janë procedura të ligjshme”, ka bërë me dije zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, duke mos specifikuar nëse kontrollimi në ditën kur po udhëtonin zyrtarët qeveritarë është bërë me arsye të caktuar, shkruan ndër të tjera “Zëri”.

 

Kryeministri mohon se EULEX-i i ka bërë kontroll jashtë procedurës në Aeroport

 

Kryeministri Hashim Thaçi ka mohuar të shtunën të jetë kontrolluar jashtë procedurës zyrtare nga doganierët e EULEX-it që ndodhen në Aeroportin e Prishtinës, ditën kur ai me katër ministra të tjerë kanë udhëtuar për në Turqi. Lajmin e publikuar në media kreu i Qeverisë e ka kualifikuar si spekulim dhe i lansuar qëllimshëm.

“Është insinuatë, është dezinformatë e lansuar qëllimisht për të prishur imazhin e vizitës në Turqi”, ka thënë kryeministri me t’u kthyer nga vizita në Turqi. “Ka qenë respektim i plotë i normave, rregullave dhe procedurave protokollare dhe prezantimi i njëanshëm dhe joetik nuk i shërben as vendit, as qytetarëve dhe as imazhit të Republikës së Kosovës”.

Mediat kanë raportuar se doganierët e EULEX-it kishin marrë urdhër nga udhëheqësit e tyre që të kontrollonin në detaje bagazhin e kryeministrit dhe të katër ministrave të tjerë, para se ata të udhëtonin për në Turqi. Burime të gazetës brenda Aeroportit patën deklaruar se doganierët e EULEX-it nuk qëndrojnë asnjëherë në zonën VIP, ku kalojnë delegacione dhe persona të rëndësishëm. Sipas po këtij burimi të gazetës, doganierët e EULEX-it kanë kontrolluar në detaje bagazhin e kabinetit të Qeverisë së Kosovës, si dhe kishin parkuar një veturë të tyre para hyrjes në zonën VIP të Aeroportit, duke mos lejuar kalimin e veturave të delegacionit kosovar.

Kontrolli ndaj Thacit Walker kritikon doganierët e EULEX-it

Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, kritikon doganierët e EULEX-it, te cilat sic raportuan disa media kosovare, ushtruan kontroll ndaj bagazheve të kryeminsitrit Hashim Thaci dhe katër ministrave të kabinetit të tij, ndërsa po udhëtonin për një vizitë zyrtare në Turqi.

Walker tha se ndihet i fyer dhe i ofenduar me veprimin e fundit të doganierëve të EULEX-it, te cilin e ka cilësuar “arrogant, joprofesional, dhe jashtë çdo norme shtetërore”.

“Nëse bëhet kontrolli tek Hashim Thaci si individ, kjo është normale, por ta kontrollosh kryeministrin, kjo është turp”, ka thënë Walker.

Sipas tij, nuk mund të përçmohen në këtë mënyrë udhëheqësit e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike. Sipas ambasadorit Walker, EULEX-i nuk ka kompetenca, që të kontrollojë në këtë mënyrë autoritetet shtetërore të Kosovës

 

Limaj:Janë pallavra spekulimet se jemi kontrolluar nga EULEX-i

 

Ministri i transportit Fatmir Limaj, kontrollin në aeroportin e Prishtinës të disa ministrave dhe kreut të Qeverisë, ditë më parë nga ana e EULEX-it, siç është thënë, i ka quajtur pallavra.

Limaj ka thënë se edhe përkundër hetimeve nga EULEX-i “Unë do të vazhdojë ta kryejë edhe më tej punën time, sikurse edhe të tjerët që duhet t’i kryejnë punët e veta”, është shprehur sot Ministri Fatmir Limaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx