E premte, 02.05.2025, 07:44 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Vresweejk: Do ta arrestojmë dikë

E shtune, 22.05.2010, 06:04 PM


20-05-2010 21:12 CET

 

Prishtinë - Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes van Vresweejk, ka thënë se shumë shpejt do të arrestohet dikush në lidhje me rastin Limaj.

Në një intervistë dhënë televizionit Klan Kosova, ai ka thënë se tre veta janë të dyshuarit kryesorë në rastin Limaj. “Tani për tani janë tre.

Dhe do të arrestojmë dikë”, ka thënë ai. Kryeprokurori i EULEX-it ka paralajmëruar po ashtu se përveç rastit Limaj, ka kompletuar edhe 19 raste të tjera për korrupsion.

Ai edhe një herë përsëriti se po hetohen edhe ministra tjerë përpos Fatmir Limajt. Johannes van Vresweejk thotë se nuk mërzitet nëse ata janë zyrtarë të lartë të partive politike.

Ai kërkon që popullata të mos i kuptojë hetimet e misionit të tij si sulm ndaj politikës. Prokurori holandez ka sqaruar se askush nuk është mbi ligjin, madje sipas tij, as kryeministri i Kosovës.

Ai ka përmendur edhe incidentin e së mërkurës në Aeroportin e Prishtinës, ku është ndalur për kontroll kryeministri i shtetit Hashim Thaçi, para se të nisej për në Turqi, për të cilin incident ka raportuar gazeta “Zëri”.

Kryeprokurori evropian thotë se incidentin e shkaktoi vetë shefi i Qeverisë së Kosovës, pasi nuk u ndal në pikën e kontrollit të sigurisë.

“Unë pres që secili zyrtar i lartë qeveritar të kalojë përmes procedurave. Sepse nëse duhet kaluar përmes një pike kontrolli, atëherë duhet respektuar këtë rregull. Askush nuk është mbi ligjin. As kryeministri apo ministri i Transportit”, tha ai, duke shtuar se ai është habitur përse kryeministri kaloi bashkë me ministrat e tij Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Lutfi Zharku dhe Blerand Stavileci, sigurimin e aeroportit pa kontrolluar.

Nuk e mohon se është marrë në telefon pas këtij incidenti nga kryeministri Thaçi. “Më janë thënë disa gjëra, kaq mund të them”, bëri të ditur ai.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx