E shtune, 03.05.2025, 06:30 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Një numër llogarie në ndihmë të Markove

E enjte, 29.04.2010, 09:04 PM


Disa ditë më parë, artistet Eleni Laperi e Suzana Varvarica bënë një thirrje për t’i ardhur në ndihmë familjes së shkrimtarit Petro Marko, në një moment të vështirë që ajo po kalon. E kishin menduar si një nismë mes miqsh, por duket se kjo “fushatë” mori përmasa edhe më të mëdha. Kjo është arsyeja pse është hapur edhe një llogari bankare për këtë rast. “Të nderuar miq, me sugjerimin e z. Petrit Kumi u hap një numër llogarie në emër të vajzës së shkrimtarit, ku secili mund të derdhë shumën në lekë, që mundet, apo që dëshiron”. Kushdo që do të dëshironte të jepte një ndihmë për Markot, duhet të derdhë shumën e të hollave në emrin e klientit: Arianita Marko. Adresa e bankës: Raiffeisen Bank Sh.a., Rruga e Kavajës, Tiranë, Shqipëri. IBAN: AL81202110440000000000251473. Kjo nismë u mor nga artistet në një kohë kur bashkëshortja e shkrimtarit, Safo Marko, tashmë 85 vjeç, ka zënë shtratin e sëmurë e po kështu dhe i biri Jamarbëri. E gjithë familja mbahet vetëm me pensionin e Safos, sepse edhe e bija, Arianita, që kujdeset për ta është e papunë. Kjo e bën të pamundur asistencën mjekësore, për të cilën kanë nevojë të sëmurët. Pas apelit të bërë nga Laperi e Kuka, nuk kanë munguar kontribuuesit. Me të hollat e mbledhura ofrohet një mundësi më shumë për të paguar një infermiere, që do të kujdesej për ta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx