E premte, 02.05.2025, 02:56 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Engjëll Koliqi: Komisioni Ndërkombëtar hetimor për Megjugorjen

E diele, 18.04.2010, 10:20 AM


Në selinë e shenjtë, ditë më parë mbajti mbledhje

 

KOMISIONI NDËRKOMBËTAR PËR MEGJUGORJEN

 

Shkruan: Engjëll KOLIQI

 

Siç ka njoftuar të marten e 13 prillit Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, Komisioni Ndërkombëtar hetimor për Megjugorjen është mbledhur në mbledhjen e parë shqyrtuese për fenomenin e Megjugorjes dhe nga ajo mbledhje ka lëshuar një komunikatë, më sa vijon:

 

“Komisioni Ndërkombëtar hetimor mbi Megjugorjen është mbledhur për herë të parë më 26 mars 2010.

 

Komisioni, i udhëhequr nga Kardinali Camillo Ruini, Vikar i Përgjithshëm i merituar i Shenjtërisë së Tij për Dioçezin e Romës, është i përbërë nga anëtarët në vazhdim: Kardinal Jozef Tomko, Prefekt i merituar i Kongregatës për Ungjillzimin e Popujve; Kardinali Vinko Pulji?, Kryeipeshkëv i Vrhbosnjës e Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Bosnjës e Hercegovinës; Kardinali Josip Bozani?, Kryeipeshkëv i Zagrebit e Nënkryetar i Këshillit të Konferencave Ipeshkvore të Europës; Kardinali Julián Herranz, Kryetar i merituar i Këshillit Papëror për Tekste Legjislative; Kryeipeshkëvi Angelo Amato, S.D.B. Prefekt i Kongregatës së Kauzave të Shenjtërve; Imzot Tony Anatrella, psikoanalist dhe specialist në psikiatrinë sociale; Imzot Pierangelo Sequesri, docent i teologjisë fundamentale pranë Fakultetit të Teologjisë së Italisë Veriore; At A. David Maria Jaeger, O.F.M. këshilltar i Këshillit Papëror për Tekste Legjislative; At Józef Kijas Zdyis?aw O.F.M. Kuvendar, ligjërues në Kongregatën e Kauzave të Shenjtërve; At Salvatore M. Perrella O.S.M, docent i Mariologjisë në Fakultetin Papëror Teologjik “Marianum”; dhe i nderuari Achim Schütz, docent i antropologjisë teologjike pranë Universitetit Papëror Lateranez, në cilësinë e sekretarit. Imzot Krzysztof Nykiel, zyrtar i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, shërben si sekretar. 

 

Në punimet e Komisionit kanë marrë pjesë edhe disa ekspertë: I nderuari Franjo Topi?, docent i teologjisë fundamentale në Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë); At Mijo Niki? S.I. docent i psikologjisë dhe i psikologjisë së feve pranë Institutit Filozofik e Teologjik të Shoqërisë së Jezuite në Zagreb (Kroaci), At Mihály Szentmártoni S.I. docent i përshpirtërisë pranë Universitetit Papëror Gregorian në Romë dhe Motër Veronika Nela Gašpar, docente e teologjisë në Rijekë (Kroaci).

 

Siç është lajmëruar më parë, puna e Komisionit zhvillohet në rezervime rigoroze. Konkluzionet do t’u nënshtrohen instancave të Kongregatës për Doktrinën e Fesë”.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx