E enjte, 01.05.2025, 11:00 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Doreheqje e Xhevat Bislimit, nënkryetar i Komunës së Vitisë

E marte, 13.04.2010, 09:07 PM


Komuna e Vitisë

 

Zëvendëskryetari i Komunës, Xhevat Bislimi

 

Për Kryetarin e Komunës së Vitisë dhe opinionin e gjerë

 

Nuk jam më Zëvendëskryetar i Komunës së Vitisë, sepse:

 

- Ndaj dhe mbi Komunën e Vitisë është organizuar dhe zbatuar një presion, shantazh dhe dhunë politike sistematike. Pjesë e kësaj orkestre ka qenë dhe është Gjykata (drejtësia), EULEX-UNMIK-u dhe segmente të caktuara të institucioneve qendërore.

 

- Në Komunën e Vitisë dhe përgjithësisht në Kosovë krimi i organizuar është  më i fuqishëm se organet komunale dhe se shteti.

 

- Mungon, pothuajse plotësisht, vullneti politik i klasës politike dhe institucinale për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupcionin.

 

- Ka munguar dhe po mungonë vullneti politik për reformimin e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë mbi Kosovën dhe mbi interesat e saj. Gjykata në Kosovë nuk e konsideron veten si hallkë të sistemit politik, shoqëror e ekonomik dhe si pjesë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit. Ajo vazhdon të jetë e kontrolluar nga EULEX-UNMIK-u dhe shërbime e misione tjera anti Kosovë.

 

- Drejtësinë dhe ligjin në Kosovë edhe sot e kësaj dite e  bëjnë, e interpretojnë dhe e zbatojnë gjykatës, prokurorë dhe avokat, që deri dje zbatonin qorrazi ligjet dhe drejtësinë e Jugoserbisë komuniste dhe pushtuese.

 

- Drejtësia dhe ligji në Kosovë, edhe dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, interpretohet dhe zbatohet kundër interesave publike, komunale dhe shtetërore. Madje, Gjykata kushtetuese e Planit të Atisarit, po i jep vetes të drejtë dhe kompetencë ta gjykojë dhe dënojë edhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit!!

 

- Drejtësia dhe ligjet intepretohen dhe zbatohen në të mirë (favor) të krimit të organizuar dhe të njerëzve të veshur me pushtet politik e ekonomik.

 

- AKP-AKM-ja, edhe dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, vazhdon ta interpretojë dhe zbatojë ligjin në dëm të interesave të komunave, të qytetarëve dhe në dëm të Kosovës. AKP-AKM-ja vazhdon me këmbëngulje ta shkatërrojë pronën dhe ekonominë e dobët të Kosovës. Kjo Agjenci vazhdon t’i shërbej krimit të organizuar dhe disa pushtetarëve e politikanëve mafiozë.

 

- EULEX-UNMIK-u dhe Zyra e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, edhe dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, po sillen si gjandarë (zotër) të Kosovës! Madje, po imponojnë vendime dhe politika edhe në shkallë Komune.

 

- Kryetari i Komunës (i kërcënuar dhe shantazhuar me shkarkim), në kundërshtim me vendimet e Kuvendit komunal, në kundërshtim me qëndrimet, deklaratat dhe vendimet e partive dhe të shoqatave politike e jo politike, si dhe në kundërshtim me peticionin e nënshkruar nga njëbëdhjetëmijë qytetarë të Komunës së Vitisë, ka njohur dhe po e mbështet komunën politike të Kllokotit, që ka uzurpuar zemrën e Komunës së Vitisë.

 

- Dhe në fund, sepse këto presione, shantazhe dhe kjo dhunë politike e orkestruar nga EULEX-UNMIK-u dhe nga segmente e agjentë të shërbimeve sekrete serbe, kanë patur miratimin e heshtur të institucioneve qendërore të Republikës së Kosovës. Heshtja e tyre ka inkurajuar dhe po inkurajon krimin e organizuar, korrupcionin dhe shërbimet e politikat e ndryshme kundër interesave të Kosovës, të pavarësisë së saj dhe kundër interesave të kombit shqiptar.

 

- Do të doja që edhe me këtë dorëheqje t’i kontribuojë sadopak vetëdijsimit të opinionit të gjerë dhe të atyre politikanëve e qarqeve që ia duan të mirën këtij vendi për gjendjen në Komunën e Vitisë dhe në Kosovë.

 

Viti, më 12 prill 2010                                                            

Xhevat Bislimi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx