Shtesë » Lajme
Engjëll Koliqi: Martohet me të fejuarin kosovar të shoqes dhe dënohet nga gjykata
E merkure, 17.03.2010, 10:45 PM

MARTOHET ME TË FEJUARIN KOSOVAR TË SHOQES DHE DËNOHET NGA GJYKATA
Në këtë rast turpi nuk është bërë për interes vize as lejeqëndrimi, por për dashuri karakteristike
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Dje, më 16 mars në gazetën e Triestes “Il Piccolo” ishte një histori interesante dhe e jashtëzakonshme dashurie, mes shtetasit kosovar Ilir P. dhe një të reje italiane, që kishte përfunduar në Gjykatën e Triestes. Siç shkruan gazeta, ngjarja kishte ndodhur në vitin 2008, më sa vijon:
Dy të rinj kosovarë ishin dashuruar në dy vajza vendore dhe po kalonin me to. Bile edhe ishin fejuar, me të gjitha ceremonitë. Për njërin çift nuk kishte edhe shumë probleme, por çifti tjetër s’e bënte dot martesën, sepse vajza ishte ende minorene, pa i mbushur 18 vjet.
E fejuara minorene e kishte lutur shoqen e saj, që të shkojë në Prishtinë e të kurorëzohet me të fejuarin e saj, meqe ajo si minorene s’e bënte dot. Qëllimi ishte krejtësisht i thjeshtë: vetëm e vetëm që i dashuri i saj – Iliri të mund ta merrte shtetësinë italiane e të jetonin të qetë në Precenico (afër Sezhanës). Shoqja e saj Wania G. – siç shkruan gazeta e përmendur e edhe agjencia e lajmeve “Trieste Live”, në vitin 2008 kishte shkuar në Prishtinë që të kurorëzohet me Ilirin, ashtuqë ai pastaj të mund të merrte shtetësinë italiane dhe të kthehej në Precenico e të jetojë me të fejuarën e tij minorene.
Kishin shkuar në komunë dhe ishin kurorëzuar. Familja e Ilirit kishte bërë edhe dasmë dhe kishin ftuar shumë nga farefisi. Mirëpo që në ditën e dasmës kishte plasur sherri. Familjarët që nuk e dinin qëllimin e kësaj martese, kërkuan që Wania të jetë nuse e vërtetë e Ilirit. Ishin të kota shpjegimet e saj që kjo ishte vetëm martesë formale, sa për të marrë shtetësinë Iliri dhe se një shoqe e saja ishte në të vërtetë nusja e Ilirit. Pas shumë diskutimeve me familjarët e Ilirit, “nusja” Wania, që të nesërmen kishte shkuar në Konsullatën italiane në Prishtinë dhe kishte bërë një autodenoncim, duke treguar rrjedhën e vërtetë të ngjarjes së kësaj historie të jashtëzakonshme. Ata kishin bllokuar procedurën e dokumenteve të Ilirit. Wania, e zhgënjyer dhe e penduar për këtë mirësi për dashurinë e shoqes së saj ishte kthyer në Precenico. Ishin zënë dhe ishin hidhëruar me shoqen e saj.
Mandej hyn në këtë histori të jashtëzakonshme edhe prokuroria e Triestes dhe e akuzon Wanian për martesë false me qëllim të favorizimit të emigracionit klandestin në Itali. Ishin të kota orvatjet e avokatit të saj Pietro Volpe, që duke e përdorur autodenoncimin e saj në Prishtinë ta mbronte Wanian. Gjykatësi Luigi Daimatti, ditë më parë, e dënoi Wanian me gjashtë muaj burgim, me mundësinë për ta larë me pagesë parashë.
Shoqja e saj nuk deshi t’i përgjigjet për këtë sakrificë financiare, prandaj marrëdhëniet e tyre miqësore janë shpartalluar. Ajo, mbasi kishte mbushur 18 vjet kishte shkuar në Prishtinë, e kishte bërë kurorëzimin me Ilirin dhe i kishin rregulluar dokumentet. Siç thonë mediat e sipërpërmendura, Iliri tashmë ka ardhur në Precenico dhe jeton me të dashurën e tij. Edhepse jetojnë afër dhe takohen gati se çdo ditë, çiftet në fjalë nuk kanë më miqësi, bile kur rastësisht takohen në rrugë, shikojnë shtrembër palën tjetër ose kthejnë kokën n’anën tjetër. Në dashuri dhe për dashuri ndodhë edhe kjo. E pabesueshme por e vërtetë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Kryeministri ndërton shtëpi në lagje të paurbanizuar
Masakra e 2 prillit '91 në Shkodër, e ëma e Arben Brocit akuzon Gramoz Ruçin
Debati për "Shkupi 2014", kush nga shqiptarët do të jetë në sheshin qendror
Xhamisë së Marinës i vihet dryni - Arrestohet imami Duka
Prifti grek kerkon eshtrat e ushtareve
Saga e Marinës
Vatikani: Jo kishë mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës
Komuna e mbyll xhaminë e Marinës
Sulmohet faqja e Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni”
Besnik Bardhi: Të rrëzojmë tezën serbe të prof. Radovanoviq
Paqja fetare, dhuratë e shqiptarëve Europës
Lëvizja Fol: Raporti i verifikimit të deklaratave 20 shkurt 2010
Shtabi i emergjencës në diasporë pér ndihmë zonave të përmbytyra ne veriun e Shqipërisë dhe në Ulqin
Kairo: 17 shkurt 2010
Milazim Kadriu: Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës u festua anekënd vëndit
Riorganizimi i mërgatës, kërkesë e kohës
Kryeministri Hashim Thaçi, mori pjesë në ditëlindjen e fëmijëve që kanë lindur Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Zef Mulaj: Një tjetër marrveshje me probleme të mëdha për Shqipërinë
Mirela Bogdani: Më sulmojnë ekstremistët dhe fondamentalistët islamikë
Zef Mulaj: 25.134 persona të humbur në Itali