Shtesë » Lajme
Lëvizja Fol: Raporti i verifikimit të deklaratave 20 shkurt 2010
E hene, 22.02.2010, 10:55 PM
|
Kemi konfirmimin e rreth 100 shteteve se janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës, menjëherë pasi që ne ta shpallim atë. Do të kemi njohje masive dhe të fuqishme, Hashim Thaçi, kryeministër, 8 shkurt 2008 |
E PAVËRTETË
|
-
2 vjet pas shpalljes së Pavarësisë,
Kosovën e kanë njohur 65 shtete, 35 më pak sesa kryeministri kishte
premtuar se do të ndodhte menjëherë pas shpalljes. -
Njohje masive dhe të fuqishme Kosova ka pasur vetëm në shkurt e mars
2008, kur është njohur nga 35 shtete -
Në vitin e parë të pavarësisë Kosova është njohur nga 53 shtete, në vitin
2009 nga 11 shtete, dhe në vitin 2010 nga 1 - Edhe në faza të tjera, kryeministri ka paralajmëruar njohje të fuqishme e masive që nuk kanë ndodhur asnjëherë |
|
“Problemi ynë i vetëm në
raportet me jashtë mbetet Serbia, e cila vazhdon politikën e saj agresive
kundër Kosovës.” Fatmir Sejdiu, President, Fjalimi në Kuvendin e Kosovës, 17
shkurt 2010 |
|
-
Edhe pse janë vendosur marrëdhënie diplomatike
me Maqedoninë dhe Malin e Zi, marrëdhëniet nuk janë të nivelit të duhur -
As me Maqedoninë e as me Malin e
Zi, 1 vite e disa muaj pas njohjes, nuk janë shkëmbyer ambasadorët -
Mali i Zi pohon se i ka dy çështje
të pazgjidhura me Kosovën: e para, njohja e malazezëve si pakicë kombëtare në
vend dhe e dyta: demarkacioni i kufirit, me mundësinë që Mali i Zi të hyjë
disa kilometra në brendësi të territorit të Kosovës -
Presidenti që duhet të dekretojë
ambasadorin e ka kushtëzuar këtë, me plotësimin e kushtit për pakicën -
Marrëdhëniet me Maqedoninë kanë
njohur ulje-ngritje -
Vetë presidenti Sejdiu është
injoruar në inaugurimin e presidentit Ivanov, duke u ftuar dhe lutur që të
mos shkojë -
Qeveria maqedonase ka sponsorizuar
Enciklopedinë që i paraqet shqiptarët ardhacakë, kurse në dokumentet e MPB-së
së këtij shteti Kosova ende figuron si pjesë e Serbisë. |
|
|
|
-
Raporti i progresit i vitit 2009,
mes tjerash thotë: “Sa i përket lirisë së shprehjes, pavarësia dhe
paanshmëria e televizionit publik – RTK nuk është e garantuar sa duhet. Një
anëtar i qeverisë merr pjesë në Komisionin që cakton bordin e drejtorëve” -
EBU është shprehur e shqetësuar dhe
ka kritikuar personalisht kryeministrin Thaçi për ndikim të madh në politikën
redaktuese në RTK -
KIPRED në një raport për gjendjen e
medieve ka konstatuar se presioni më i
madh që qeveria u bën medieve është shpërndarja jo e barabartë e reklamave |
|
“Ministri i
Jashtëm Skënder Hyseni po pret njohje të reja për Kosovën nga një varg
shtetesh, një pjesë e mirë e të cilave do të realizohet më 17 shkurt, ditën
kur shteti i ri mbush një vjet të pavarësisë”. 27 janar 2009 prishtinanet.com
|
|
-
Asnjë njohje nuk ka ndodhur më 17 shkurt 2009 -
Më 19 shkurt 2009 Kosovën e kanë njohur Ishujt Maldive,
kurse në mars 2009 Palau -
Ministri Hyseni disa herë në vitin 2009 ka
paralajmëruar njohje të reja, por përveç njohjes nga Arabia Saudite të tjerat kanë qenë simbolike - Hyseni është kritikuar për moslobim të mjaftueshëm në vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë |
|
“Nuk ka qenë vendim i plotfuqishëm, por ata që kanë
qenë prezent dhe ata që e marrin transkripton mund ta marrin ndryshimin që ka
ndodhë”. Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër,
Kohavision, 30 dhjetor 2009 |
|
-
Deklarata është bërë duke iu
referuar vendimit të qeverisë për pagat retroaktive -
Edhe pse zv/kryeministri e ka
quajtur vendim jo të plotfuqishëm, mediet kanë raportuar se 3 ministra
deputetë e kanë marrë rrogën retro-aktivisht -
Vendimi i 4 dhjetorit e thotë mjaft
qartë: -
Kryeministri Thaçi asnjëherë nuk e
ka mohuar marrjen e një vendimi të tillë, por ka folur për mundësinë e
“gabimeve teknike” -
Vendimi i 4 dhjetorit vazhdon të
jetë në fuqi, përderisa nuk merret një vendim tjetër për anulimin e tij -
Vendimi i 4 dhjetorit 2009 e
“ndryshonte dhe dhe plotësonte
vendimin Nr. 02/3, të datës 22.01.2008, që thoshte se ministrat deputetë
duhet të përcaktohen për vetëm një rrogë, në kuadër të uljes së shpenzimeve
dhe kursimeve |