E premte, 06.12.2024, 09:54 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Keqpërdorimi i parasë publike është korrupsion...

E merkure, 27.01.2010, 09:56 PM


Lëvizja "FOL" organizoi debat publik në Podujevë me temën "Parandalimi i konfliktet të interesit në Institucionet publike"

 
KEQPËRDORIMI I PARASË PUBLIKE ËSHTË KORRUPSION NDËRSA KONFLIKTI I INTERESIT E USHQEN KORRUPSIONIN
 
Nga Milazim KADRIU

Me qëllim të implementimit sa më të mirë të ligjeve, të cilat tashmë janë në fuqi, Lëvizja “FOL” ka organizuar të martën në Podujevë, debat publik me temën “Parandalimi i Konfliktit të Interesit në institucionet Publike”. Të ftuar në këtë debat ishin përfaqësues të asamblesë komunale, përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë dhe media. Ndërkaq folës në këtë tryezë ishin Petrit Zogaj nga Lëvizja “FOL” dhe Faik Muçiqi, këshilltar politik në kabinetin e kryetarit të komunës së Podujevës.
Vizioni i Lëvizjes "FOL" është që qytetaret e Kosovës të jenë pjesëmarrës aktive në procesin vendimmarrës dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së bashkësisë së tyre dhe janë kërkues të llogarisë nga zyrtaret e zgjedhur .Lëvizja "FOL" është organizatë jo-qeveritare që promovon lirinë e fjalës dhe angazhohet për mirëqeverisje, qytetari aktive si dhe zhvillim të kulturës së debatit. Në arritjen e këtyre qëllimeve "FOL" do të përqendrohet në hulumtime dhe fushata advokimi, në rrjetëzime si dhe në mobilizim u tha në një debat të organizuar nga kjo lëvizje në Podujevë.
Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL tha se "Ky është debati i tretë që po e mbajmë, në Podujevë dhe se ideja pse jemi tërhequr nga Prishtina është se në Prishtinë është vendosur pjesa më e madhe OJQ, dhe janë anashkaluar qytetet tjera. 
Në masë të madhe konflikti i interesit kuptohet si korrupsion direkt. Në këtë fushatë debatesh që do të bëjmë duke marrë shembuj nga komunat e tjera ne do të kemi një udhëzim të cilin më pas do t’ia dorëzojmë institucioneve. 
Për shkak se e vlerësojmë si të rëndësishëm këtë ligj ne po tentojmë që të bëjmë preson te agjencioni antikorrupsion te prokuroria, që të nisin hetimet për ato raste ku janë treguar se ka konflikt interesi.
Në këtë ligj nuk janë specifikuar kompanitë komunale, rajonale apo në nivel të Kosovës.
Ligji po ashtu len hapësira edhe te sanksionet,tha Zogaj. Faik Muqiqi, këshilltar i ish-kryetarit të komunës së Podujevës tha se dëshiroj që ky debat të vazhdoj edhe më tej. Sensibilizimi i një çështje të tillë duhet të jetë i përhershëm, sepse shumë ligje po ngecin. 
Ligji i miratuar në vitin 2007 insiston që të ngrit edhe besimin e qytetarëve të institucionet dhe ai u ndal tek pikat që kanë të bëjnë me Kuvendin komunal. Ai tha se të gjithë këshilltarët komunal kanë punuar sipas rregullores së komunës dhe se në këtë mandat pritet që para seancës së dytë të nënshkruajnë deklaratën ku Statuti i fundit në mënyrë të qartë i ka përfshi ato nene që kanë të bëjnë më këshilltarët komunal. Gjatë mandatit të kaluar nuk kemi pas raste kur kryetari i komunës është përjashtuar nga vendimmarrja për shkak të konfliktit të interesit. 
Kanë qenë disa drejtor të shkollave që njëkohësisht kanë qenë edhe këshilltarë të komunës, mirëpo nuk janë larguar deri në kalimin e mandatit. Këtë vit tashmë janë lajmëruar shërbyesit civil se nuk ju lejohet të kenë dy poste. Kemi pengesa edhe në respektimin e këtij ligjit mirëpo edhe në kuptimin e tij. Çdo zyrtar që punon pavarësisht ku punon duhet ta respektoj ligjin dhe rregulloren e punës. Janë 3-4 raste tashmë që janë në kuvendin komunal, mirëpo ata kanë bërë betimin dhe besoj se do të heqin dorë nga postet e mëparshme,tha Muçiqi. Lutfi Rexhepi nga GVL tha se ligjet nuk janë të definuar shumë qartë ku thotë se p.sh drejtori nuk mund të jetë edhe këshilltarë komunal, mirëpo nuk e përfshin zv.drejtorin. Është kaluar një mandat i tërë në heshtje, ku në KK të Podujevës kanë qenë anëtar ku sipas ligjit për vetëqeverisje lokale ata nuk kanë mundur të ushtrojnë funksionin e tyre. Efekti është se po mungon dëshira politike për të implementuar këtë ligj. Rexhepi tha se kemi krijuar një sistem të korruptuar ku qe dy palë zgjedhje janë bërë vjedhje të votës jo vetëm në Podujevë dhe askush nuk është marr në përgjegjësi, nuk është sanksionuar asnjë anëtar i komisionit për zgjedhje pse kanë ndodhur vjedhje apo diçka e tillë. Naim Çunaku, këshilltar në KK të Podujevës,tha se në një vend ku ligji qitet nëpër oda aty nuk ka demokraci. Ai tha se ato komuna të cilat e zbatojnë ligjin për vetëqeverisje lokale, mund të fitojnë grande deri në 70 mijë euro. Dhe qytetarët tanë nuk e dinë se shkaku se një këshilltarë komunal e mban edhe një post tjetër, i kanë humb atë shumë ka mundur ta fitoj komuna e tyre. Ismajl Abdullahu- ish-drejtor i urbanizmit tha se keqpërdorimi i parasë publike është korrupsion ndërsa konflikti i interesit e ushqen korrupsionin. Ai u përgjigj edhe në pyetjen rreth Sheshit të qytetit ku si tha ai derisa 600 euro ka kusht një meteor katror në sheshin e Prishtinës, në Podujevë ka kushtuar 12 euro. Abdulalhu ishte i mendimit se menaxherin e mirë nuk duhet ndërruar edhe nëse ai qëndron për shumë vite në një postë të caktuar. Agim Sheholli,profesor tha se asnjë ligj në Kosovë nuk është duke u zbatuar sepse atë nuk e respektojnë së pari ata të cilët e hartojnë dhe aprovojnë. Konflikti i interesit nuk është asgjë tjetër përveç se hajni tha Sheholli.Në debat diskutuan edhe Vjosa Sheholli, Raif Muqolli, Atran Mulliqi, Fazli Veliu etj.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora