Shtesë » Lajme
Milazim Kadriu: Bechtel & Enka’ fituese për ndërtimin e autostradës Morinë – Prishtinë – Merdar
E marte, 19.01.2010, 08:58 PM

Kompania amerikano-turke Bechtel & Enka ndërton autostradën e parë kosovare
Nga Milazim KADRIU
Komiteti Ndërministror vendosi të publikojë emrin e fituesit të tenderit për ndërtimin e autostradës, Morinë-Prishtinë-Merdar. Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj konfirmoi se fituese është kompania Bechtel-Enka. Kompania, e cila bëri rrugën Durrës-Kukës, e vazhdon edhe me Kosovën. Autostrada Vërmicë-Prishtinë - Merdar është autostrada kosovare që do të ndërtohet nga firma turko-amerikane. Në një garë të ngushtë për të fituar këtë tender ishin dy kompani, ajo amerikano-turke Bechtel & Enka, që është duke ndërtuar edhe një pjesë të autostradës në Shqipëri, si dhe kompania Strabag nga Austria. Ndryshe, në garë për të fituar këtë tender kanë qenë së pari 7 kompani, ajo Alpine nga Austria, Bechtel & Enka amerikano-turke, Makyol nga Turqia, Pizzaroti nga Italia, Porr nga Italia, Strabag nga Austria dhe Terna nga Greqia. Nga te gjitha kompanitë që kanë konkurruar, vetëm dy kanë dhënë ofertë finananciare, Beachtel me 600 milionë euro dhe Strabag me 1 miliardë euro.
Ende nuk dihet kostoja e kësaj rruge, ndërsa fondet e para jepen nga buxheti i Kosovës
Qeveria e Kosovës e ka aprovuar vendimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdar
Sipas një vlerësimi të përafërt, kostoja e projektit do të jetë rreth 700 deri në 800 milionë euro. Ndryshe, autostrada Morinë-Prishtinë-Merdar, ka një gjatësi prej 117 kilometrash. Sipas të dhënave të Ministrisë, traseja e autostradës parashihet të kalojë në tetë komuna dhe me asfalt do të mbulohen 1.062 hektarë tokë. Duke vlerësuar të suksesshme ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdar, kryeministri Hashim Thaçi, tha se me ndërtimin e kësaj autostrade do të përfitoj shteti i Kosovës. “Me ndërtimin e kësaj autostrade Kosova lidhet me korridoret evropiane, krijohet infrastrukturë moderne të standardeve më të larta evropiane dhe botërore, përshpejtohet zhvillimi ekonomik i vendit tonë, si dhe krijohen me mijëra vende të reja të punës”.Sipas disa parashikimeve punët ndërtimore në autostradën Morinë-Prishtinë-Merdar do të përfundojnë brenda tri vitesh.
Komentoni
Artikuj te tjere
IGMG: Fushata e Kurbanit në Kosovë
Hasan Qyqalla: Edhe unë Ndihmoj
Milazim Kadriu: Shënohet 28-vjetori i martirizimit të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës
Hajdin Islami: Shënohet 11-Vjetori i Masakrës së Reçakut
Milazim Kadriu: Kosova ofron ndihmë për familjet e përmbytura në Shqipëri
Hajdin Islami: Posta dhe Telekomi i Kosovë s(PTK), ofron ndihmë për familjet e përmbytura në Shqipëri
LDD: Komunikatë për opinion
Ardi Hoti: Reportazh nga Shkodra, aty ku po zhvillohet beteja me ujin
Specialistët - Bllokimi i portave rrezikon tre digat
Shevki Sh. Voca: Detaje të panjohura nga jeta e themelesusit të Turqisë moderne, Ataturkut
Përmbytjet, alarmi i projektuesit të portave të hidrocentraleve
Fatime Kulli: Minoreni 14 vjecar eshte ne rrezik per jeten
Vedat Shehu: Si zgjidhet çështja e ligjit për tokën
Hajdin Islami: U konstitua përbërja e re e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë
Muharrem Sfarqa: Mërgimtarët ndihmojnë skamnorët
Christoph B. Schiltz: Shqipëria në BE në 2025?
Milazim Kadriu: Shënohet 11-vjetori i Bestejës së Tabeve të Llapashticës
Haxhi Osmanaj: Serbia kërkon anëtarësim në familjen Evropiane
Milazim Kadriu: Ngritja e pagave të deputetëve të Kosovës shqetësin qytetarët
50 njerëzit më me influencë