Shtesë » Lajme
Hajdin Islami: U konstitua përbërja e re e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë
E merkure, 30.12.2009, 06:51 PM

Nga Hajdin ISLAMI
VUSHTRRI,30 DHJETOR 2009-Në Vushtrri sot është bërë konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit Komunal. Fjalën hyrëse e ka mbajtur kryesuesi i deritanishëm i KK-së Ferit Idrizi, i cili e ka hapur këtë seancë solemne, më pas kanë folur edhe kryetari i rizgjedhur i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, i cili ka përmendur të arritur dyvjeçare të kësaj komune si dhe është zotuar para të pranishmëve se premtimet e tija do t’i realizojë gjatë mandatit katër vjeçar.“Banorët e qytetit dhe të fshatrave të Vushtrrisë do të kenë kushte më të mira për jetë, ne do të vazhdojmë me realizimin e projekteve”, tha në mes tjerash kryetari Bajram Mulaku. Ndërsa i pranishëm në këtë mbledhjeve solemne ishte edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati i cili i ka uruar anëtarët e rinj të Asamblesë Komunale të Vushtrrisë si dhe kryetarin Mulaku. Më pas ka vazhduar betimi i kryetarit dhe këshilltarëve. Sipas votave të fituara në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009 përbërja e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë duket kështu:15 ulëse ka Partia Demokratike e Kosovës(PDK), 7 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK),7 Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK),2 Aleanca Kosova e Re(AKR),1 Lëvizja për Bashkim(LB),1 Lidhja Demokratike e Dardanisë(LDD),1 Partia e Drejtësisë(PD),1 Kosova Demokratik Turk Partisi(KDTP). Më pas për të pranishmit dhe mysafirët është shtruar një koktej rasti.
Komentoni
Artikuj te tjere
Muharrem Sfarqa: Mërgimtarët ndihmojnë skamnorët
Christoph B. Schiltz: Shqipëria në BE në 2025?
Milazim Kadriu: Shënohet 11-vjetori i Bestejës së Tabeve të Llapashticës
Haxhi Osmanaj: Serbia kërkon anëtarësim në familjen Evropiane
Milazim Kadriu: Ngritja e pagave të deputetëve të Kosovës shqetësin qytetarët
50 njerëzit më me influencë
Faik Krasniqi: SHBA hap kufijte per te infektuarit me HIV
Milazim Kadriu: U zhvillua proces i rregullt zgjedhor me pjesëmarrje 37.88%
Shqipëri: Hyn në ditën e 45-të greva e urisë së ish të përndjekurve politikë
Milazim Kadriu: Votohet në 21 komuna të Kosovës
Gani Geci paditet për vrasjen e Sandokanit
Dëshmitë për vrasje po vazhdojnë
Akuzë për terrorizëm
Rrëfehet Nazim Bllaca: Kam kryer vrasje me urdhër të SHIK-ut
Vasil Bollano në SHBA ringjall Vorio-Epirin
Ali Aliu: Fshehja e kombësisë së shqiptarëve, një mashtrim
Femi Cakolli: Kujdes, Vaksina kunder gripit te derrit?
Otranto, pika ku vërtetohet humbja e detit shqiptar
Viktima e dytë nga Gripi i Derrit
Basir Collaku:Tirana merret peng, deputete thirrje per lufte