Shtesë » Lajme
Mexhid Yvejsi: Papa, Patriarku dhe Kosova
E hene, 25.01.2010, 10:57 PM

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Sipas Radio Vatikanit, Papa Racinger i dërgon një mesazh urimi Patriarkut të ri të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, 80 vjeç, i zgjedhur dje (22 Janar 2010) në Beograd nga Sinodi i Shenjtë në udhëheqje të Kishës Ortodokse Serbe.
Papa Benedikti XVI në mesazhin e tij drejtuar Patriarkut të ri ortodoks serb i uron:
“Forcën e brendshme për konsolidimin e bashkimit e të rritjes shpirtërore të Kishës Ortodokse Serbe, si edhe ndërtimin e lidhjeve vëllazërore me Kishat tjera e me bashkësitë kishtare..”
Ati i Shenjtë më tej kërkon bekimin e Zotit mbi angazhimin e përbashkët të dy Kishave, në mënyrë të mund të jetë përsëri të bashkuar në dëshmimin para tërë botës të dashurisë së tij hyjnore
shpëtimtare.”
Kush është Patriarku Irinej?
Patriarku Irinej ka lindur në vitin 1930 në katundin Vidova, afër Çaçakut, në Sërbi. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Çaçak. Shkollimin fetar e vazhdoi në Seminarin e Kishës Ortodokse Serbe në Prizren të Kosovës, ndërsa studimet për teologji i ka vazhduar në Beograd. Në vitin 1959, në Manastirin e Rakovicës, pranë Beogradit u bë murg. Një kohë ka qenë profesor në Seminarin e Prizrenit. Në Athinë, Greqi, ka vazhduar studimet pas universitare, gjatë viteve 1962-1963. Në vitin 1974 emërohet peshkop i Nishit, prej këtij posti, si peshkop i Nishit, u zgjodh (me 22 Janar 2010) Patriark i Kishës Ortodokse Serbe.
![]() |
Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej Gavrilloviç |
Zgjedhja e Patrikut të ri të Kishës Ortodokse Serbe u bë sipas procedurave të caktuara, me hedhjen sipas shortit, ndër emra të votuar që kanë numra më të madh të preferuarëve.
Në tri zarfa, me emrat e Irinejt të Nishit, të peshkopit Irinej të Baçkës e mitropoltit të Malit të Zi, Amfilohije, ky i fundit që nga 15 nëntori 2009 e ka udhëhequr Patriarkanën, kur vdiq Patriarku Pavle në moshën 95 vjeçare...
Personi që zgjodhi, sipas shortit, rastësisht zarfin, me emrin e peshkopit të Nishit, Irinej, 80 vjeçar, ka qenë arkimandriti Gavrili i Manastirit Levapina, në Kroaci.
Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, konsiderohet si i moderuar....
Kosova obligimi më i shenjtë
Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, i konsideruar si i moderuar, në fjalimin e tij të parë, në Beograd, ndër të tjera tha:
“Me Krishtin dhe në Krishtin mundemi gjithçka. Ne kemi shumë obligime, dhe ndoshta kryesorja është ta mbrojmë Kosovën tonë të shenjtë e martire...”
“Kosova është toka jonë e shenjtë, është Jerusalemi jonë. Nëse e harrojmë Kosovën, Kosova do t’na harroi neve...”
“Sërbia pa Kosovën dhe vendet e shenjta (kishat e manastirët) në Kosovë nuk është Sërbi...”
Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej Gavrilloviç, i cilësuar si i moderuar, s’la gjë pa thënë për Kosovën tonë të dashur, por të varfëruar, të sakatuar nga politikuajt e korruptuar...
Komentoni
Artikuj te tjere
Milazim Kadriu: Më 15 shkurt fillon procesi gjyqësor kundër Albin Kurtit
Vazhdon të përkrahet protesta e Radios ''Kosova e Lirë'' drejtuar komisionit të pavarur të medieve
FP: Regjistrimi i popullsisë dhe marrëdhënia me Greqinë
Besnik R. Bardhi: Në prag të 20 vjetorit të helmimeve masive në Kosovë
Dhuna ekstreme në xhami
Radio Kosova e Lirë ndërrmerr fushatë protestuese
Skënder Buçpapaj: U festua Dita e Martin Luther King
Milazim Kadriu: Bechtel & Enka’ fituese për ndërtimin e autostradës Morinë – Prishtinë – Merdar
IGMG: Fushata e Kurbanit në Kosovë
Hasan Qyqalla: Edhe unë Ndihmoj
Milazim Kadriu: Shënohet 28-vjetori i martirizimit të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës
Hajdin Islami: Shënohet 11-Vjetori i Masakrës së Reçakut
Milazim Kadriu: Kosova ofron ndihmë për familjet e përmbytura në Shqipëri
Hajdin Islami: Posta dhe Telekomi i Kosovë s(PTK), ofron ndihmë për familjet e përmbytura në Shqipëri
LDD: Komunikatë për opinion
Ardi Hoti: Reportazh nga Shkodra, aty ku po zhvillohet beteja me ujin
Specialistët - Bllokimi i portave rrezikon tre digat
Shevki Sh. Voca: Detaje të panjohura nga jeta e themelesusit të Turqisë moderne, Ataturkut
Përmbytjet, alarmi i projektuesit të portave të hidrocentraleve
Fatime Kulli: Minoreni 14 vjecar eshte ne rrezik per jeten