Shtesë » Lajme
Besnik R. Bardhi: Në prag të 20 vjetorit të helmimeve masive në Kosovë
E shtune, 23.01.2010, 07:59 PM

NË PRAG TË 20 VJETORIT TË HELMIMEVE MASIVE NË KOSOVË
(Fushatë sensibilizuese)
Nga Besnik R. Bardhi
Të nderuar punëtor të mediave në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë, kësaj radhe përsëri po ju lajmërohem me kërkesë për bashkëpunim, ndihmë dhe sponzorim mediatik.
Në muajin mars të këtij viti bëhen 20 vite nga helmimet e rinisë shqiptare në Kosovë, ishin afër 8000 të helmuar, kryesisht të rinj të shkollave fillore, të mesme dhe parashkollorë. Këtë vepër të pa parë ne këto anë të Evropës e bëri okupatori fashist serb nën patronatin e Slobodan Milosheviqit. Për të shënuar këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në Kosovë në vitin 1990, lypset ndihma e mediave dhe guximi i Juaj.
Duhet doemos të zgjojmë nga gjumi erdhe shumë zyrtarë tanë të cilët kësaj ngjarje dhe pjese të dhembshme të historisë nacionale i vunë pikë. Pikërisht këtë e deshi edhe pushteti serb i cili akoma punon në këtë çështje.

Punimi i tij për helmimet e e rinisë shqiptare u publikua në European Journal of Epidemiology ...
Prof Radovanoviq, arriti të manipulojë opinionin ndërkombëtar me të pa verteta. Ne shqiptarët e Kosovës edhe pse jemi viktima dhe kemi argumente të bollshme nuk arritëm edhe pas 20 viteve ta prezantojmë të vërteten karshi faktorit ndërkombëtar. Është koha që tani të bashkuar dhe me forcën e argumentit ti tregojmë botës të vërtetën lidhur me krimet monstruoze serbe që i shkaktoj rinisë shqiptare në pranverën e vitit 1990 dhe e cila i parapriu me vonë etnocidit të pa parë serb ndaj shqiptarëve në vitet 1998/99.
Dëshmitë dhe të gjitha materialet ekskluzive, të helmimit të vitit 1990 si dhe video xhirimet e simpoziumit ndërkombëtar “ KOSOVA SPROVE E NDERGJEGJES MJEKESORE ” të mbajtur në Zagreb me 09.06.1990 enkas për fenomenin e helmimeve. Të gjitha këto materiale i kam ruajtur me kujdes të madh, sidomos gjatë ditëve të rrezikshme dhe të luftës së përgjakshme në Gjakovë.

Këto dokumente, video xhirime ... janë thesari dhe përgjigja në enigmën të quajtur helmime në Kosovë. E vërteta është këtu dhe nevojitet vetëm ta plasojmë.
Është në interesin nacional të sensibilizojmë opinionin si brenda ashtu dhe jashtë për këtë krim të pa ndëshkuar serb, sidomos tash pas seancave të GJND në Hagë. Zbardhja e kësaj të vërtete do të luan rrol shumë pozitiv në njohjen e mëtejme të Kosovës si shtet i pavarur edhe nga shumë vende tjera, sepse ata do të binden edhe një herë në prirjet kriminale të këtij (pu)shteti ndaj fqinjëve shqiptar.

Është koha kur ne duhet edhe pse me vonesë të madhe t’i tregojmë botës realitetin e hidhur i cili ngjan shumë me krimet e Sadam Hysein, në Irak, i cili helmoj popullatën e pa fajshme kurde.
Nevojitet sponzorim mediatik i fuqishëm për sensibilizimin e këtij problemi në prag të shënimit të 20 vjetorit të ngjarjes së ndodhur. Është koha kur edhe autori i gënjeshtrës prof.Radovanoviq duhet të përballet me të vërtetën dhe pasojat e veprimeve jo humane.
Ne, ekspertet shqiptare jemi të gatshëm të ballafaqohemi me të në “ duelin “ e mundshëm shkencor, kjo le të jetë njëherësh dhe ftesë zyrtare për të.!

Komentoni
Artikuj te tjere
Dhuna ekstreme në xhami
Radio Kosova e Lirë ndërrmerr fushatë protestuese
Skënder Buçpapaj: U festua Dita e Martin Luther King
Milazim Kadriu: Bechtel & Enka’ fituese për ndërtimin e autostradës Morinë – Prishtinë – Merdar
IGMG: Fushata e Kurbanit në Kosovë
Hasan Qyqalla: Edhe unë Ndihmoj
Milazim Kadriu: Shënohet 28-vjetori i martirizimit të Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës
Hajdin Islami: Shënohet 11-Vjetori i Masakrës së Reçakut
Milazim Kadriu: Kosova ofron ndihmë për familjet e përmbytura në Shqipëri
Hajdin Islami: Posta dhe Telekomi i Kosovë s(PTK), ofron ndihmë për familjet e përmbytura në Shqipëri
LDD: Komunikatë për opinion
Ardi Hoti: Reportazh nga Shkodra, aty ku po zhvillohet beteja me ujin
Specialistët - Bllokimi i portave rrezikon tre digat
Shevki Sh. Voca: Detaje të panjohura nga jeta e themelesusit të Turqisë moderne, Ataturkut
Përmbytjet, alarmi i projektuesit të portave të hidrocentraleve
Fatime Kulli: Minoreni 14 vjecar eshte ne rrezik per jeten
Vedat Shehu: Si zgjidhet çështja e ligjit për tokën
Hajdin Islami: U konstitua përbërja e re e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë
Muharrem Sfarqa: Mërgimtarët ndihmojnë skamnorët
Christoph B. Schiltz: Shqipëria në BE në 2025?