E merkure, 04.12.2024, 06:49 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

RADIO KOSOVA E LIRË - NJË PERLË GJITHËKOMBËTARE

E merkure, 27.01.2010, 12:01 AM


Me keqardhje po i ndjekim lajmet për presionin që po bëjnë mbi Radion Kosova e Lirë  Këshilli i Pavarur i Medieve dhe  Radio-Dukagjini e Radio-Kosova, të cilat në mënyrë të padrejtë janë duke ndërhyrë në valët e saj,thuhet në një prononcim të tyre  Sheremet Krasniqi dhe Zeqir Bekolli.Më tej thuhet se  Radio Kosova e Lirë është mediumi i vetëm, i cili lindi në flakën e luftës , duke  artikuluar zërin e së vërtetës, në një periudhë kur populli ynë u ndodh para shfarosjes kolektive. Zëri i kësaj radioje ishte zëri i vetëm, që e mbajti gjallë frymën atdhetare, duke e propaganduar luftën e drejtë të luftëtarëve të lirisë dhe të shqiptarëve në Kosovë, të cilët kishin vendosur t’i hiqnin njëherë e përgjithmonë prangat e robërisë. Ky zë i kësaj radioje ngadhënjeu  edhe mbi përpjekjet shoviniste serbe për të aplikuar një terr informativ mbi Kosovë, me rastin e ndërprerjes së medieve në gjuhën shqipe.

Ne, autorët e këtyre radhëve, kemi qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë dhe e kemi parë me sytë tanë se në çfarë kushtesh e rrethanash ka punuar në Malet e Berishës  stafi i kësaj radioje, andaj nuk mund ta kuptojmë një qëndrim kaq bizar të KPM-së, në radhë të parë ndaj një mediumi, që do të duhej të kishte tretman të veçantë.

Kemi përshtypjen se KPM-ja, me politikën e saj ndaj RKL-së, sikur dëshiron ta eliminojë këtë medium, i cili iu gjend Kosovës atëherë kur e kishte më së vështiri, duke iu dhënë hapësirë vlerave të dyshimta, të cilat çorientojnë rininë dhe e shpien drejt një degradimi moral e kombëtar.

Është koha e fundit që Kuvendi i Republikës së Kosovës të marrë një qëndrim real ndaj kësaj radioje – trashëgimtare e vlerave të luftës, t’i zmbrapsë tendencat e këqija - dhe ta konsiderojë këtë medium si një perlë gjithëkombëtare.
                                                           


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora