E hene, 29.04.2024, 03:02 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Engjëll Koliqi: Një kosovar dhe një amerikan arrestohen për drogë

E marte, 13.04.2010, 09:57 PM


Dje në mengjes, në Rrethin e Pordenones:

 

NJË SHTETAS AMERIKAN DHE NJË KOSOVAR JANË ARRESTUAR PËR TRAFIKIM DROGE

 

Shkruan: Engjëll KOLIQI

 

Siç njofton agjencia italiane e lajmeve ADNKRONOS, në mëngjesin e djeshëm, në Rrethin e Pordenones (në Italinë veri-lindore), karabinierët kanë ndërmarrë një fushatë për t’i ndjekur trafikantët e drogës atje dhe – të përcjellur nga vjeshta e vitit të kaluar, në shënjestër kanë pasur një shtetas amerikan nga shteti i Teksasit (burri i një gruaje që punon në Bazën amerikane USAF në Aviano) dhe një kosovar i njohur në ato anë si DJ që organizonte shumë spektakle dhe mbrëmje kulturore.

Sipas agjencisë së sipërpërmendur, detalet e këtij operacioni të suksesshëm të karabinierëve janë, më sa vijon:

Në tetor të vitit të kaluar, prindërit e një të riu 20 vjeç kishin bërë një denoncim në polici. I biri i tyre kishte blerë nga të arrestuarit gjysmë kilogrami marijuanë dhe meqë policia e Viçencës ia kishin sekuestruar menjëherë, nuk e kishte paguar. Njëri nga shitësit e kishin kërcënuar të riun dhe nga frika, prindërit e tij e kishin denoncuar rastin në polici.

Mbas një serie përcjelljesh të çdo lënizjeje të të huajve (të amerikanit e të kosovarit) dhe pas përgjimit edhe të telefonave të tyre, ndjekësit kishin zbuluar se të arrestuarit e blenin drogën në Lubjanë dhe e shisnin ne Pordenone e rrethinë.

Në mëngjesin e 12 prillit, në një blic akcion të ushtarakëve të karabinierëve të Kompanisë së Sacile-s, me ndihmën e qenëve antidrogë, është realizuar arrestimi i Floy John Davis – 29 vjeç nga Teksasi i SHBA-ve e rezident në Roveredo in Piano dhe Amir Ashik – 24 vjeç nga Prishtina e rezident në Budoia por me banim në Pordenone, i mirënjohur nëpër lokalet e vallëzimit si DJ.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar personat e arrestuar dhe të tjerë, personalisht dhe në banesat e tyre të banimit, ku janë sekuestruar mjete financiare të gatshme, me dyshim se e kanë prejardhjen nga tregtia e drogës e janë sekuestruar edhe peshoja precize. Janë denoncuar me të drejtë mbrojtjeje në liri edhe pesë persona të tjerë, mes të cilëve edhe gruaja e amerikanit të arrestuar. Hetimet janë koordinuar nga prokurorja e Pordenones Annita Sorti, ndërkaq urdhëresat e arrestimeve i ka nënshkruar gjyqtari hetues Alberto Rossi.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora