E hene, 29.04.2024, 02:15 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mexhid Yvejsi: Pse Vatikani nuk e njeh Kosovën?

E marte, 13.04.2010, 09:25 PM


PSE VATIKANI NUK E NJEH KOSOVEN?

 

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 

   Sipas agjensisë Tanjug, e hënë 12 Prill 2010, Vatikani nuk e njeh Kosovën për shkak të Kishës Ortodokse Serbe.

Vatikani nuk e ka njohur Kosovën si shtet për shkak të ndjeshmërisë ndaj Kishës Ortodokse Serbe, ka deklaruar kardinali i Kishës Katolike Romake dhe anëtar i Këshillit Papnor, Valter Kasper, lajm të cilin e ka raportuar Blic Online.

“Ne, natyrisht e dijmë se Kosova është plagë e rëndë dhe dhembje për Kishën Serbe. E dijmë, po ashtu, se djepi dhe qendra e sllavizmit serb është në Kosovë. Ne këtë e kuptojmë dhe dëshirojmë që ta kemi këtë parasysh”, ka theksuar, sipas Blic-it, kardinali Kasper në intervisten për agjencinë katolike "Katpres".

Kasper ka thënë se Vatikani angazhohet për ruajtjen e përmendoreve ortodokse (pravosllave), të manastireve dhe kishave në Kosovë dhe është shumë i shqetësuar për shkak të “brutalitetit të caktuar kulturor”, shkruan Blic.

"Në Kosovë po rrënohen përmendoret e rëndësishme historike, kulturore dhe fetare. Kjo nuk guxon të ndodhë. Nuk mundet në këtë mënyrë të zhduket historia”, ka theksuar kardinali gjerman duke shtuar se duhet të avancohet pajtimi i serbëve dhe kroatëve, ka transmetuar gazeta serbe Blic Online.

 

Kardinali Valter Kasper, anëtar i Këshillit Papnor në Vatikan
Kardinali Valter Kasper, anëtar i Këshillit Papnor në Vatikan
Me Papën kemi një vizion të përbashkët

 

-Patriku Kirill I, Patriku i Moskës dhe i gjithë Rusisë

 

   Sipas Radio Vatikanit (4 Shkurt 2010), gjatë viteve të fundit janë regjistruar prirje pozitive në dialogun ndërmjet Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Katolike Romake.

   “Kemi qëndrime të përbashkëta për shumë çështje që kanë të bëjnë me të krishterët në të gjithë botën moderne. Këto janë shekullarizmi agresiv, globalizimi, prishja e parimeve etike tradicionale etj.”

   “Ja vlen të nëvizojmë se në lidhje me këto tema Papa Benedikti XVI mban një qëndrim shumë të afërt me Kishën Ortodokse, vijon më tej Patriku Kirill I, Patriku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, në fjalimin e tij...”

   

Papa Benedikti XVI dhe Patriku i Moskës, Rusisë, Kirill I.
Papa Benedikti XVI dhe Patriku i Moskës, Rusisë, Kirill I.
Në fjalimin e tij, Patriku i Moskës, Rusisë, përmendi edhe vendimin e marrë në nëntor 2009 nga Gjykata Evropiane  e të Drejtave të Njeriut për heqjen e kryqave nga shkollat italiane. Këtë vendim Patriku i Moskës e komentoi me këto fjalë:

    ” Ky ishte një sulm i hapur kundër taditave të krishtera në Evropë, prandaj Kisha Ortodokse Ruse i shpreu gjithë solidaritetin e vet Kishës Katolike në Itali”.

     Vatikani nuk e ka njohur Kosovën si shtet për shkak të ndjeshmërisë ndaj Kishës Ortodokse Serbe, siç ka deklaruar kardinali i Kishës Katolike Romake dhe anëtar i Këshillit Papnor, Valter Kasper, ndërsa Kisha Ortodokse Ruse i shpreu gjithë solidaritetin e vet Kishës Katolike në Itali, për heqjen e kryqave nga shkollat italiane, sipas vendimit  të Gjykatës Evropiane, atëherë shqiptarët e shkretë, të përgjumur, duhet të zgjohen, që ta gjejnë orientimin e humbur....



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora