Shtesë » Lajme
Engjëll Koliqi: Familja kosovare denoncon hajnitë e fëmijës së tyre
E enjte, 15.04.2010, 09:57 PM
Familja kosovare denoncon hajnitë e fëmijës së tyre:
TRADITAT TONA DHE NDERSHMËRIA SHQIPTARE NDIHMON ORGANET E NDJEKJES
NË RRETHIN E VIÇENCËS
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Gjest guximtar i një prindi kosovar, e quajnë mediat vendore vendimin e prindit për të denoncuar gjërat që fëmija i tij kishte vjedhur. Kjo ngjarje sigurisht që rrënjët i ka në pastërtinë e traditave tona të lashta kombëtare që rregullojnë dhe kontrollojnë civilizimin e shenjtë të kombit tonë. Me këtë gjest, familja kosovare ndihmoi policinë për të zbuluar gjërat që i biri i tyre, bashkë me një moshatar të tij rumun, një muaj më parë kishin vjedhur në shkollën fillore të fshatit të Viçencës Campagnari Tezze.
Në denoncimin e tij, prindi kosovar, veç tjerash thotë: “Kam gjetur në dhomën e djalit tim pesëmbëdhjetëvjeç dy kompjutera llaptopa, të paparë deri atëherë në shtëpinë time. Dhe, pasi që lexova në gazetë se kompjutera të tillë janë vjedhur në gjysmë të marsit në shkollën fillore të Campagnari di Tezze, kam vendosur të vij menjëherë te karabinierët, për ta denoncuar tim bir, si vjedhësm eventual i atyre kompjuterave”. Kështu, ai u ka mundësuar hetuesve të Komandës së karabinierëve të Norm të Bassano del Grappa (Rrethi i Viçencës) që të zbulojnë edhe autorin e dytë të këtyre vandalizmave dhe të gjejnë tërë sendet e vjedhura.
Gazeta e Viçencës “Il giornale di
Ky farë shkatërrimi dhe kjo vjedhje ishte bërë një muaj më parë në shkollën fillore “4 Nëntori” të fshatit Campagnari di Tezze. Pasi që kishin thyer dritaren e mensës, të rinjtë kishin bërë brënda një kërdi. Përveç që kishin shkruar dhe vizatuar nëpër muret e klasëve gjëra pa lidhje me ngjyra të pashlyeshme, i kishin hapur shumë sirtarë dhe kabinete dhe kishin shpërndarë të gjitha gjërat që ishin brënda. Nga laboratorët kishin vjedhur dy kompjuterë llaptopë, një aparat fotografues dhe një videokamerë. Me të hapur të shkollës, të hënën e 15 marsit 2010, mësimdhënësit, nxënësit dhe bashkëpunëtorët shkollorë ishin gjetur para një skene tronditëse, kështu që në pjesën e parë të ditës, instituti shkollor ishte i papërdorshëm dhe i pashfrytëzueshëm. Gjatë këtij “akcioni” dy adoleshentët edhe ishin lënduar. Përveç shumë shenjave të këpucëve kah kishin ecur, karabinierët kishin zbuluar edhe gjurmë gjaku, që tash do të konfrontohen me DNA-në e të dyve – shkruan Gazeta e Viçencës, në botimin e sotëm.
Pamje nga konferenca e shtypit e karabinierëve vendorë për këtë trimëri të rrallë
Sipas gazetës – me këtë denoncim të prindit të pesëmbëdhjetëvjeçarit G. mërgimtar kosovar që jeton në në veri të Padovës, ka bërë një kthesë në hetimet e këtij rasti të jashtëzakonshëm për këtë rreth. Prindi i hajnit adoleshent kosovar i kishte rrëfyer kapitenit hetues DaniloLacarenza dhe togerit Enrico Losavio, të cilët kanë rifilluar hetimet me faktet e reja dhe me gjësendet e vjedhura të rekuperuara. Në këtë fazë të re vendimtare të hetimeve, ata kanë marrë në pyetje edhe bashkëfajtorin D. 14 vjeç – bir i një çifti rumun, me banim në Bassano del Grappa dhe në shtëpinë e tij kishin gjetur aparatin fotografik dhe videokamerën.
Në kronikën për këtë rast – në fund, gazeta shkruan se gjësendet e vjedhura i janë kthyer personelit të shkollës, kurse shakaja djaloshare dy adoleshentëve u ka kushtuar me një denoncim në prokurorinë e të miturve në Venedik (Venezia). Siç thotë gazetari i nëshkruar vetëm me inicialet D.M. dy të rinjtë kanë deklaruar se tërë këtë e kanë bërë vetëm për t’u dëfryer në këtë mënyrë, pa ndoj qëllim të caktuar pasurimi.