Shtesë » Lajme
Blerim Rrecaj: Euleks-Unmik merri plaçkat edhe ik!
E merkure, 21.04.2010, 09:57 PM
Euleks-Unmik merri plaçkat edhe ik!
Nga Blerim Rrecaj
Kjo është njëra nga thëniet që u tha në njërën nga demonstratat e organizuara kohë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje. Thënie e cila vazhdon të jetë aktuale. Përveç që Euleksi është përfshirë në gjyqin e montuar politik i cili i pat mbetur në “fyt” ashtu sikurse Unmikut kohë më parë, sot lexoj lajmin në Agjencinë e lajmeve INA se punëtorë rumunë të këtij misioni kolonial janë zënë duke kontrabanduar cigare dhe pije alkoolike në pikën doganore të Bllacës. Ja se ç’thuhet në lajm më tej:
“Drejtoria e Doganave të Maqedonisë njoftoi për agjencinë e lajmeve INA se bëhet fjalë për 17 shtetas rumun, duke përfshirë edhe shoferin, të cilët po udhëtonin me autobusin zyrtar të misionit EULEKS”.
Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur 341 pako (steka) cigaresh të llojeve: Bond, Monte Karlo, Manchester, Pall Mall, Winston, Lucky Strike dhe LM si dhe 133 litra pije alkoolike të llojeve të ndryshme.”. Por në fund të këtij lajmi se zyra e Euleksit në Prishtinë nuk ka dhënë ende asnjë hollësi për këtë rast. Dhe jo vetëm për këtë rast por edhe për rastet e tjera që nuk i konvenojnë këtij misioni ai vazhdon të mos përgjigjet e barrikadohet sepse ai kështu mundohet t’ia zgjas jetën vetes. Analiza e qëlluar e Hysamedin Ferajt: “EULEX-i nxit konfliktet në rajon” po vërtetohet çdo ditë e më tepër ashtu si edhe përgjigjja e dhënë një gazetari se ky mision pavarësisht retorikës së fjalëve për ligj e drejtësi është i vetëdijshëm se ka ardhur e është zbarkuar pikërisht për të kundërtat e asaj që flet. Euleksi tash po e nxit edhe kontrabandën.