E shtune, 03.05.2025, 06:08 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Vuniqi: Koridori Pan-Evropian

E diele, 25.04.2010, 09:58 PM


Koridori Pan-Evropian

 

Përgatiti Agim Vuniqi

 

Ceremonia e nisjes së ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdare u mbajtë të dielën (sot) në orën 13, e cila ka marre epitetin si “Rruga e Kombit. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës ka organizuar një ceremoni festive me rastin e fillimit të punimeve. Në këtë ceremoni u ftuan shumë personalitete politike, publike si dhe qytetarët, e po ashtu edhe mysafirë ndërkombëtarë. Në këtë eveniment morëm pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri Hashim Thaçi, deputetët, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë. Në mënyrë simbolike fillojë realizimi i projektit madhor nacional. Në këtë ceremoni janë ftuar të gjithë qytetarët që dëshironjnë të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë historisë të realizimit të ëndrrës sonë”, thotë ministri Limaj, duke shtuar se të ftuar janë të gjithë personalitetet e jetës politike, publike, si dhe presim se do të ketë edhe mysafirë ndërkombëtarë. 25 prillin ditën e fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës ministri Limaj e sheh si një festë të madhe, andaj i ka ftuar të gjithë personalitetet politike, publike si dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë ceremoni.

 

Sipas ministrit Limaj, ky projekt ka filluar qysh në vitin 2003, ‘04, ‘05 dhe nga një ide e kamotshme. Për projektin e kësaj autostrade, 33 kompani kishin shprehur interesin e tyre, nga të cilat u përpilua lista e ngushtë prej 7 kompanive më prestigjioze, sipas vlerësimit të kompanisë konsulente ndërkombëtare dhe ekspertët e ministrive përkatëse. Sipas tij, më 1 dhjetor 2009 është pranuar oferta nga dy kompani. Ai tha se komisioni vlerësues teknik dhe kompania këshilluese financiare për transaksionin “Eversheds” bënë vlerësimin dhe shqyrtimin teknik e financiar, dhe i rekomanduan Komitetit Drejtues Ndërministror ofertën më të mirë, në këtë rast konzorciumi “Bechtel Enka”. “Më 18 janar, Qeveria duke ndjekur këtë rekomandim vendosi të nisë negociatat me këtë kompani. Rrjedhimisht, nga data 20 janar deri më datën 24 mars, janë zhvilluar negociata intensive për çështjet teknike, financiare dhe ligjore”, thotë Limaj. Sipas tij, negociatat janë zhvilluar nga Kompania Konsulente “Eversheds” dhe ekspertët e ministrive përkatëse, Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Zyrës së Kryeministrit. “Të gjithë duhet të ndjehemi krenarë që jemi nismëtarë dhe dëshmitar të këtij projekti që do t’iu dëshmojë gjeneratave që vijnë se ne kemi menduar për ta, se kemi ditur në cilin drejtimin duhet shkuar drejtë së ardhmes më të ndritshme të tyre. Do t’ju dëshmojë gjeneratave që do të vijnë, se të sotmen tonë e kemi investuar në të ardhmen e tyre. Në mënyrë që të jemi sa më korrekt dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve, mision i ynë, përveç të tjerash, do të jetë që t’ju informojmë dhe të bashkëpunojmë sa më ngushtë lidhur me të gjitha detajet e nevojshme lidhur me këtë korridor ndërkombëtar, i cili vendin tonë do ta lidhë me Evropë dhe Evropën me ne”, thotë Limaj.

 

Korridoret pan-evropiane të transportit janë rrugët e përcaktuara të trafikut në Evropën qendrore e lindore të cilat me rëndësinë e tyre kërkojnë një investim gjatë 10-15 viteve të ardhshme. Këto korridore janë definuar në tre Konferencat e transportit Pan-Evropian, të mbajtura në nivelin e Ministrave të Transportit.

Konferenca e parë e tillë ishte në Pragë 1991, menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit. Në atë nuk ishte e mundur për të aprovohen lomkluzione për shkak të ndryshimeve politike relativisht trazuar politike në Europën Lindore dhe Qendrore. Eshtë zhvilluar vetëm koncepti për marrëveshjet e ardhshme. Nëntë korridoret e transportit janë përcaktuar në konferencën e dytë në Kretë, 1994, derisa koridori i dhjetë korridori i dhjetë është përcaktuar në konferencën e tretë në
Koridoret e përcaktuara konferencën e Kretës dhe atë Helsinkit janë burim i zhvillimit do orientojnë investimet prioritet e infrastrukturës koridoreve, komunikimin mes vendeve pëfshira koridoret e veçanta para gjithash ka avansuar qarkullimin kalimet kufitare, si dhe inkurajon zhvillimin e trnsportit intermodal. 

Koridori I (veri - jug):
Helsinki - Tallin - Riga - Kauna - Warsaw me lidhje:
a) Lidhja rrugore Via Baltica: Tallin - Riga - Warsaw (
445 km)
b) Lidhja hekurudhore Rail Baltica: Tallin - Riga - Warsaw (
550 km)
c) Lidhja rrugore dhe hekurudhore: Riga - Kaliningrad - Gdansk

 

Koridori II (lindje - perëndim), 1830 km
Lidhja rrugore dhe hekurudhore Berlin - Warsaw - Moscow - Nizhny - Novgorod

 

Koridori III, 1640 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Dresden - Wroclaw - L'viv - Kiev

 

Koridor IV, 3258 km ukupne dužine :
Cestovna i željezni?ka veza Dresden - Prague - Vienna - Bratislava - Budapest - Uzgorod - L'viv
Grana: Nuremberg, Bucarest - Constanta & Sofia - Thessaloniki / Istanbul

 

Koridori V (lindje - perëndim), 1600 km:
Lidhja rrugore dhe hekurudhore Venice - Trieste - Koper - Ljubljana - Budapest - Uzgorod - L'viv
a) Bratislava - Zilina - Kosice - Uzhgorod - L'viv
b) lidhja rrugore Rijeka - Zagreb - Cakovec
b) lidhja hekurudhore Rijeka - Zagreb - Koprivnica - Dombovar
c) Ploce - Mostar - Sarajevo - Osijek - Budapest

 

Koridori VI (veriperëndim - juglindje), 1800 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Gdansk - Grudziadz / Warsaw - Katowice - Žilina; dega për Brno

 

Koridori VII, 2300 km:
Rruga e lirë ujore e Dunubit me komponentet:
a) rruga e brendshme ujore Danubi
b) kanali Deti i Zi - Danubi
c) dega e Danubit Kilia dhe Sulini
d) kanali Danub - Sava
e) kanali Danub - Thissa
f) infrastruktura e porteve përkatëse të vendosura në brendësi të rrugëve ujore

Koridori VIII, 1300 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Bari dhe Brindisi - Durres dhe Vlore - Tirana - Shkupi - Sofia - Varna dhe Burgasi
a) Cafasan - Kapshtice / Kristallopigi
b) lidhja rrugore Sofia - Pleven - Byala dhe hekurudhore deri ne Gorna Orahovica
c) Burgas - Svilengrad - Ormenion

 

Koridori IX, 6500 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Helsinki - St. Petersburg - Pskov / Moskow - Kiev - Ljubasevka - Chisinau - Bucarest - Dimitrovgrad - Alexandroupolis
a) Helsinki - St. Petersburg - Moscow
b) Kaliningrad - Kiev
c) Kaliningrad - Vilnius - Minsk

 

Koridori X, 2360 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Salzburg - Ljublajna - Zagreb - Beograd - Nish - Shkup - Veles - Thessaloniki
a) Graz - Maribor - Zagreb
b) Budapest - Novi Sad - Beograd
c) Nish - Sofia - Dimitrovgrad - Istanbul
d) Veles - Prilep - Bitola - Frolina - Igoumenitsa

 

Janë  katër rajone kryesore pan-evropiane:
Barenc - Zona Euroatike: Rajonet multimodale e trafikut që mbulon krahinat veriore të Suedisë, Finlandës dhe Norvegjisë, si dhe krahinën e Murmansk, Arkhangelsk dhe Republikat e Karelia dhe Komi të Federatës Ruse.
Rajoni i Detit të Zi: vendet e Detit të Zi, Turqi, Gjeorgji, Ukrainë, Rumani, Bullgari dhe Greqi dhe Moldavia, ndërkohë që Armenia dhe Azerbajxhani kanë statusin e vëzhguesit.
Deti Adriatik - Jon: Vendet në detin Adriatik dhe Jon, Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Sllovenia dhe Mali i Zi.
Rajoni i Mesdheut - Meda vende: Algjeria, Qipro, Egjipti, Izraeli, Jordani, Libani, Maltë, Marocco, Siria, Tunizia dhe Turqia.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx