| E diele, 25.04.2010, 09:58 PM |
Koridori Pan-Evropian
Përgatiti Agim Vuniqi
Ceremonia e nisjes së ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdare u mbajtë të dielën (sot) në orën 13, e cila ka marre epitetin si “Rruga e Kombit. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës ka organizuar një ceremoni festive me rastin e fillimit të punimeve. Në këtë ceremoni u ftuan shumë personalitete politike, publike si dhe qytetarët, e po ashtu edhe mysafirë ndërkombëtarë. Në këtë eveniment morëm pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri Hashim Thaçi, deputetët, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë. Në mënyrë simbolike fillojë realizimi i projektit madhor nacional. Në këtë ceremoni janë ftuar të gjithë qytetarët që dëshironjnë të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë historisë të realizimit të ëndrrës sonë”, thotë ministri Limaj, duke shtuar se të ftuar janë të gjithë personalitetet e jetës politike, publike, si dhe presim se do të ketë edhe mysafirë ndërkombëtarë. 25 prillin ditën e fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës ministri Limaj e sheh si një festë të madhe, andaj i ka ftuar të gjithë personalitetet politike, publike si dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Sipas ministrit Limaj, ky projekt ka filluar qysh në vitin 2003, ‘04, ‘05 dhe nga një ide e kamotshme. Për projektin e kësaj autostrade, 33 kompani kishin shprehur interesin e tyre, nga të cilat u përpilua lista e ngushtë prej 7 kompanive më prestigjioze, sipas vlerësimit të kompanisë konsulente ndërkombëtare dhe ekspertët e ministrive përkatëse. Sipas tij, më 1 dhjetor 2009 është pranuar oferta nga dy kompani. Ai tha se komisioni vlerësues teknik dhe kompania këshilluese financiare për transaksionin “Eversheds” bënë vlerësimin dhe shqyrtimin teknik e financiar, dhe i rekomanduan Komitetit Drejtues Ndërministror ofertën më të mirë, në këtë rast konzorciumi “Bechtel Enka”. “Më 18 janar, Qeveria duke ndjekur këtë rekomandim vendosi të nisë negociatat me këtë kompani. Rrjedhimisht, nga data 20 janar deri më datën 24 mars, janë zhvilluar negociata intensive për çështjet teknike, financiare dhe ligjore”, thotë Limaj. Sipas tij, negociatat janë zhvilluar nga Kompania Konsulente “Eversheds” dhe ekspertët e ministrive përkatëse, Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Zyrës së Kryeministrit. “Të gjithë duhet të ndjehemi krenarë që jemi nismëtarë dhe dëshmitar të këtij projekti që do t’iu dëshmojë gjeneratave që vijnë se ne kemi menduar për ta, se kemi ditur në cilin drejtimin duhet shkuar drejtë së ardhmes më të ndritshme të tyre. Do t’ju dëshmojë gjeneratave që do të vijnë, se të sotmen tonë e kemi investuar në të ardhmen e tyre. Në mënyrë që të jemi sa më korrekt dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve, mision i ynë, përveç të tjerash, do të jetë që t’ju informojmë dhe të bashkëpunojmë sa më ngushtë lidhur me të gjitha detajet e nevojshme lidhur me këtë korridor ndërkombëtar, i cili vendin tonë do ta lidhë me Evropë dhe Evropën me ne”, thotë Limaj.
Korridoret pan-evropiane të transportit janë rrugët e përcaktuara të trafikut në Evropën qendrore e lindore të cilat me rëndësinë e tyre kërkojnë një investim gjatë 10-15 viteve të ardhshme. Këto korridore janë definuar në tre Konferencat e transportit Pan-Evropian, të mbajtura në nivelin e Ministrave të Transportit.
Konferenca e parë e tillë ishte në Pragë 1991, menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit. Në atë nuk ishte e mundur për të aprovohen lomkluzione për shkak të ndryshimeve politike relativisht trazuar politike në Europën Lindore dhe Qendrore. Eshtë zhvilluar vetëm koncepti për marrëveshjet e ardhshme. Nëntë korridoret e transportit janë përcaktuar në konferencën e dytë në Kretë, 1994, derisa koridori i dhjetë korridori i dhjetë është përcaktuar në konferencën e tretë në Koridoret e përcaktuara në konferencën e Kretës dhe atë të Helsinkit janë burim i zhvillimit që do të orientojnë investimet në prioritet e infrastrukturës së koridoreve, në komunikimin në mes të vendeve të pëfshira në koridoret e veçanta që para së gjithash ka avansuar qarkullimin në kalimet kufitare, si dhe inkurajon zhvillimin e trnsportit intermodal.
Koridori I (veri - jug):
Helsinki - Tallin - Riga - Kauna - Warsaw me lidhje:
a) Lidhja rrugore Via Baltica: Tallin - Riga - Warsaw (
b) Lidhja hekurudhore Rail Baltica: Tallin - Riga - Warsaw (
c) Lidhja rrugore dhe hekurudhore: Riga - Kaliningrad - Gdansk
Koridori II (lindje - perëndim),
Lidhja rrugore dhe hekurudhore Berlin - Warsaw - Moscow - Nizhny - Novgorod
Koridori III, 1640 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Dresden - Wroclaw - L'viv - Kiev
Koridor IV,
Cestovna i željezni?ka veza Dresden - Prague - Vienna - Bratislava - Budapest - Uzgorod - L'viv
Grana: Nuremberg, Bucarest - Constanta & Sofia - Thessaloniki / Istanbul
Koridori V (lindje - perëndim), 1600 km:
Lidhja rrugore dhe hekurudhore Venice - Trieste - Koper - Ljubljana - Budapest - Uzgorod - L'viv
a) Bratislava - Zilina - Kosice - Uzhgorod - L'viv
b) lidhja rrugore Rijeka - Zagreb - Cakovec
b) lidhja hekurudhore Rijeka - Zagreb - Koprivnica - Dombovar
c) Ploce - Mostar - Sarajevo - Osijek - Budapest
Koridori VI (veriperëndim - juglindje), 1800 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Gdansk - Grudziadz / Warsaw - Katowice - Žilina; dega për Brno
Koridori VII, 2300 km:
Rruga e lirë ujore e Dunubit me komponentet:
a) rruga e brendshme ujore Danubi
b) kanali Deti i Zi - Danubi
c) dega e Danubit Kilia dhe Sulini
d) kanali Danub - Sava
e) kanali Danub - Thissa
f) infrastruktura e porteve përkatëse të vendosura në brendësi të rrugëve ujore
Koridori VIII, 1300 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Bari dhe Brindisi - Durres dhe Vlore - Tirana - Shkupi - Sofia - Varna dhe Burgasi
a) Cafasan - Kapshtice / Kristallopigi
b) lidhja rrugore Sofia - Pleven - Byala dhe hekurudhore deri ne Gorna Orahovica
c) Burgas - Svilengrad - Ormenion
Koridori IX, 6500 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Helsinki - St. Petersburg - Pskov / Moskow - Kiev - Ljubasevka - Chisinau - Bucarest - Dimitrovgrad - Alexandroupolis
a) Helsinki - St. Petersburg - Moscow
b) Kaliningrad - Kiev
c) Kaliningrad - Vilnius - Minsk
Koridori X, 2360 km:
Lidhja hekurudhore dhe rrugore Salzburg - Ljublajna - Zagreb - Beograd - Nish - Shkup - Veles - Thessaloniki
a) Graz - Maribor - Zagreb
b) Budapest - Novi Sad - Beograd
c) Nish - Sofia - Dimitrovgrad - Istanbul
d) Veles - Prilep - Bitola - Frolina - Igoumenitsa
Janë katër rajone kryesore pan-evropiane:
Barenc - Zona Euroatike: Rajonet multimodale e trafikut që mbulon krahinat veriore të Suedisë, Finlandës dhe Norvegjisë, si dhe krahinën e Murmansk, Arkhangelsk dhe Republikat e Karelia dhe Komi të Federatës Ruse.
Rajoni i Detit të Zi: vendet e Detit të Zi, Turqi, Gjeorgji, Ukrainë, Rumani, Bullgari dhe Greqi dhe Moldavia, ndërkohë që Armenia dhe Azerbajxhani kanë statusin e vëzhguesit.
Deti Adriatik - Jon: Vendet në detin Adriatik dhe Jon, Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Sllovenia dhe Mali i Zi.
Rajoni i Mesdheut - Meda vende: Algjeria, Qipro, Egjipti, Izraeli, Jordani, Libani, Maltë, Marocco, Siria, Tunizia dhe Turqia.