E premte, 02.05.2025, 08:18 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Engjëll Koliqi: Në Aquila është arrestuar një shtetas i Kosovës

E enjte, 20.05.2010, 08:27 PM


AQUILA ËSHTË ARRESTUAR NJË SHTETAS I KOSOVËS

 

Garlate (Lecco), 19 maj 2010

 

          Siç lajmëron në edicionin e djeshëm gazeta online e Krahinës së Abruzzo-s në Itali “Prima da noi” /Së pari nga ne/, shtetasi i kosovar – Besim Zogaj, 26 vjeç, është ndaluar mga policia gjyqësore, në bashkëpunim me policinë rrugore. Duke qenë në mungesë të lejeqëndrimit, Zogaj ishte ftuar ditë më parë që të lajmërohej në kuesturën e atjeshme, për rregullimin e legalizimit të tij. Ai nuk ishte lajmëruar në zyren e imigrazionit të kësaj kuesture, kështu që policia e kishte shpallur person në ndjekje. Dje e kishin ndaluar policia dhe gjatë një kontrolli të detajuar, i kishin gjetur gjëra veshëmbathjeje dhe gjëra të tjera, të vjedhura nëpër apartamentet e braktisura pas tërmetit të vitit të kaluar në Aquila e rrethinë. Policia, në aktin e arrestimit të të përmendurit kanë shkruar se gjërat e vjedhura ua kishte shitur tregtarëve, të cilët pastaj i kishin shitur nëpër treegjet e rrethinës. Burimet e policisë thonë se nëse Besimi i shpëton dënimit me burg, ai do të dëbohet nga territori italian dhe do të kthehet dhunshëm në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx