E premte, 02.05.2025, 09:45 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Godo dhe Demaçi, në rolin e pajtuesve mes shqiptarëve në Maqedoni

E marte, 18.05.2010, 09:22 PM


Godo dhe Demaçi, emisarët nga Tirana dhe Prishtina, negociojnë për uljen e tensioneve mes partive shqiptare në Maqedoni

 

Shkup, 17 maj. Edhe pse Shqipëria dhe Kosova janë të angazhuara me problemet e tyre të brendshme, zhvillimi i fundit i situatës në Maqedoni i ka detyruar ata të mendojnë për të gjetur një zgjidhje edhe për shqiptarët e Maqedonisë. Burime të sigurta, sipas “Lajmit” të Shkupit, bëjnë të ditur se Sabri Godo dhe Adem Demaçi janë dy emisarët që do t’i dërgojë Tirana dhe Prishtina me qëllim uljen e tensioneve mes partive politike në Maqedoni. Tirana dhe Prishtina kanë marrë një vendim të tillë, pasi kanë vlerësuar se në një situatë me të cilën po ballafaqohet Maqedonia, ulja e tensioneve mes subjekteve shqiptare është më rëndësi vitale për të penguar përshkallëzimin e mëtutjeshëm të situatës.??Godo dhe Demaçi janë personalitete të cilët gëzojnë autoritet të lartë te shqiptarët e Maqedonisë, mirëpo burimet tona theksojnë se kjo nuk është garanci se do të arrijnë t’i tejkalojnë ndasitë e mëdha që ekzistojnë brena politikës shqiptare në Maqedoni.??Burime të “Lajm” thonë se Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, është duke menduar sërish për ta dërguar në Tetovë, Sabri Godon, i cili do të bëjë edhe një tentativë për të ulur në një tavolinë liderët shqiptarë të partive politike në Maqedoni.??Godo pati një tentim për të pajtuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2008, mirëpo tentimi i tij, në atë kohë dështoi. Në BDI patën fajësuar se dështimi i ndërmjetësimit të Sabri Godos ishte për faj të PDSH-së.??“Nuk kam informata për mision të ri të Sabri Godos për pajtim të partive shqiptare, mirëpo në vitin 2008, tentimi i tij dështoi për shkak të refuzimit të PDSH-së”, thotë për “Lajm” zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi, i cili njëherazi është edhe sekretar i përgjithshëm i BDI-së.??Ndërsa nga Kosova, për të ulur tensionet, do të vijë Adem Demaçi. Kontaktet e para me Adem Demaçin tashmë janë vendosur dhe ai është i gatshëm për të ardhur në Maqedoni dhe për të nisur punën e pajtimit të shqiptarëve të këtushëm.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx