E premte, 02.05.2025, 11:46 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Të rinjtë shpresojnë se problemet e tyre do të zgjidhen tash më lehtë

E hene, 03.05.2010, 09:47 PM


 

Alban Durmishi
Alban Durmishi
U KONSTITUUA ASAMBLEJA KOMUNALE E RINISË NË KOMUNËN E PODUJEVËS

 

TË RINJTË SHPRESOJNË SE PROBLEMET E TYRE  DO TË ZGJIDHIN TASH MË LEHTË

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në mënyrë solemne në komunën e Podujevës është bërë konstituimi i Asamblesë Komunale të Rinisë. Në këtë solemnitet rasti ishin të pranishëm zv/kryetari i Komunës së Podujevës z. Bahri Thaçi, kryetari i të rinjve të Republikës së Kosovës z. Avdullah Hasani, shefi i sektorit të arsimit në Podujevë, Xhevat Llugaliu etj. Parlamentarët e rijnë para të pranishmëve dhanë betimin solemn për angazhim në punën dhe realizimin e kërkesave të rinisë llapjane

Zv/kryetari i komunës së Podujevës z. Bahri Thaci theksoi se mbështetja e të rinjve në këtë forum do t’i kontribuoi organizimit të jetës politike të rinjve në konstituimin e Asamblesë Komunale përmes të cilit ai tha se do të artikulohen dhe do të dëgjohet më shumë zëri dhe kërkesat e të rinjve tanë. Me nga një fjalë rasti pra të pranishmëve u paraqitën edhe Avdullah Hasani dhe Alban Durmishi. Parlamentarët e rinj unanimisht zgjodhën për kryetar të Asamblesë Komunale të Rinisë Alban Durmishin. Alban Durmishi është nxënës i dalluar në shkollën "Enver Maloku" ne Podujevë, kryetar i shkollës, deputet në Kuvendin e të rinjve të Republikës së Kosovës, njëherit është edhe nënkryetar i komisionit për të drejtat e fëmijëve.

 

Pas zgjedhjes së Alban Durmishit,kryetar i Asamblesë së të rinjve të komunës së Podujevës ai para të pranishmëve tha se së pari ju falënderoj  për besimin e juaj që ma dhatë që unë të jem kryetar i Asamblesë komunale të rinis të komunës së Podujevës. Ai më tej tha se betohem që do të  përpiqem me gjithë mundin që kam dhe me  ndihmën e Kuvendit komunal që ti mbroj të  gjitha interesat e të rinjve të komunës sonë pa dallim gjinie apo komuniteti. Prej sot  e kemi    lehtë  që ne të rinjtë ti zgjedhim problemet që na preokupojnë pasi që u formua ky institucion i rinisë dhe besoj që do të ecim përpara në të gjitha  sferat e jetës me standarde evropiane.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx