E premte, 02.05.2025, 11:25 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Njoftim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “Kalaja”

E shtune, 01.05.2010, 09:15 PM


SHOQATA E VETERANËVE DHE INVALIDËVE TË LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE  “KALAJA”

                                                                                       

I N F O R M I M

 

Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” informon opinionin se përkrah pa rezerva propozim Ligjin e propozuar nga deputeti i DR-së, z.Abedin Zymberi dhe deputeti i pavarur z.Daut Rexhepi për përkujdesje institucionale për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës së 2001, ish-ushtarë të UÇK. Ne, si shoqatë e dalë nga lufta e 2001-it, do të përkrahim çdo iniciativë që propozohet nga çdo subjekt politik apo individë të pavarur kur bëhet fjalë për përkujdesje të familjeve të dëshmorëve. Që këta njerëz dhe familjarë të cilët i kanë dhënë gjak luftës së 2001-it të gëzojnë të drejta humane dhe njerëzore. Edhe njëherë shoqata jonë i bënë thirrje partive politike shqiptare që ta mbështes këtë Ligj të propozuar nga deputetët Zymberi dhe Rexhepi.

Gjithashtu shoqata “KALAJA” mbështet dhe përkrah veprimin e daljes nga DR të deputetin tashmë të pavarur z.Besim Dogani i cili tregoj një guxim burrëror duke denoncuar politikat diktatoriale të liderëve të partive politike. Denoncimi që bëri z.Dogani tregoj se vendi po kalon kriza të forta politike si dhe servilizmin e deputetëve shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë.

Shihet qartë se përfaqësuesit të votave shqiptare po keqpërdorin besimin e popullit shqiptare duke u kthyer në sahanlëpirës së pushtetit sllavomaqedonase. Deklarata e deputetit të pavarur Besim Dogani janë sinjale të qarta për krizat politike-shoqërore që ndodhen shqiptarët si pasojë e servilizmit të partisë në qeveri BDI dhe vasalit të Nikolla Gruevskit DR.

 

 

Zëdhënësja e shoqatës “KALAJA”

Prof.Teuta Kamberi-Llalla

 

Tetovë, 30 Prill 2010.

Mobil. 070508400.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx