Shtesë » Lajme
Shqiptari nga Kosova tenton të vrasë karikaturistin suedez Lars Vilks
E diele, 16.05.2010, 09:59 PM
Një i ri nga Kosova, 21 vjecar, është arrestuar me dyshimin se i ka vënë zjarrin shtëpisë së karikaturistit të njohur suedez Lars Vilks, i cili para dy vitesh publikoi karikaturën e të ashtuquajturit profetit Muhamed në Suedi.
Lars Vilks
Kosovari akuzohet për tentativë vrasje në mëngjesin e së shtunës, kohë në të cilën Lars Viks nuk ndodhej në shtëpi. Policia suedeze njofton se arrestimi i shqiptarit nga Kosova është kryer duke u bazuar në provat e mbledhura në shtëpinë e tij në Landskrona, të Suedisë.
Lars Vilks ka deklaruar për gazetarët se pranon kërcënime të shpeshta nga ekstremistët muslimanë por kërcënimi si ky i fundit, që vjen nga shqiptari me origjinë nga Kosova duhet të merret seriozisht dhe tanimë e kuptoj se nuk mund të banoj në shtëpinë time.