E premte, 02.05.2025, 11:43 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Në Besianë shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve të Kombit

E merkure, 05.05.2010, 09:58 PM


Në Besianë shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve të Kombit

 

Nuk do të lejojmë që pluhuri i mendjeve injorante të mbuloi dëshmin e pakontestuar historike

 

Nga Milazim KADRIU

 

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit, në Sheshin e qytetit në Poduejvë qytetarë e familjarë të dëshmorëve janë tubuar dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë bazamentit të shtatorës ku do duhej të jetë i vendosur busti i dëshmorit të kombit Ali Ajeti. Ndërsa pas dite tri delegacione në përberje të të cilave ishin edhe kryetari i grupit të këshilltarëve të PDK-së,Kadri Avdiu e Avni Ajeti këshilltar nga radhët e AKR-së, kanë bërë vizita dhe homazhe nëpër varreza të dëshmorëve në pjesë të ndryshme të Llapit e të Galabit.

Ndërkaq tri shoqatat e luftës së UÇK-së,dega në Poduejvë SHFD,OVL,dhe SHIL,pas takimit të përbashkët që kanë mbajtur me rastin e shënimit të ,,Ditës së Dëshmorëve 5 Majit’’ kanë lëshuar një komunikatë për medi e në të cilën veç tjerash thuhet : "Ne shoqatat e luftës së UÇK-së,assesi nuk do të lejojmë që dikush që është përgjegjës dhe disponon e manipulon me vullnetin e popullit ta zhbej historin tonë të lavdidhme,dëshiron ta zhbejë e ndërroi të kaluerën historike të popullit tonë apo ka në mendjeet e tyre histori,data e festa të një kohe kur Kosova nuk ishte e lirë thuhet në komunikatë.Në komunikatë më tej thuhet ne familjarët dhe bashkëluftetarët e dëshmorëve të kombit do të jemi gjithmonë në mbështetje,ruajtje e avanësim të veprës së madhe historike duke mos lejuar asnjëherë që faktet historike e kombëtare të kalojnë në harresë e të mos respektohen ashtu siç e meriton jeta dhe vepra e dëshmorëve të kombit .Më tej në komunikatë thuhet se ,,Pavarësisht injorancës së atyre që janë përgjegjës që ligjshëm ta shënojnë këtë datë ne kurrë nuk do të lejojmë që historia të kaloi në harresë e duke mos lejuar që pluhuri i mendjeve injorante të mbuloi dëshmin e mësimin më të çmuar e të pakontestuar historik,heroizmin dhe veprën madhore të dëshmorëve të kombit përfundon komunikata e nënshkruar nga kryetarët e tri shoqatave të luftës së UÇK-së,të ZOLL-it,Xhevdet Maçastena OVL-së,Xhemshit Gashi,SHFD,dhe SHIL,Lulzim Namani.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx