E premte, 02.05.2025, 08:06 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Engjëll Koliqi: Në portin e Barit në Itali arrestohet kosovari trafikant i qënieve njerëzore

E merkure, 19.05.2010, 09:08 PM


Në portin e Barit në Itali:

 

ARRESTOHET KOSOVARI QË TRAFIKONTE QENIE NJERËZORE

 

Akuzohet për favorizim të emigracionit klandestin dhe për plaçkitjen e parave të tyre

 

Shkruan: Engjëll KOLIQI

 

Garlate (Lecco), 19 maj 2010

 

Siç njofton e përditshmja e Romës “La Repubblica” – botimi lokal i Puglia-a, qytetari i Kosovës Isen Buja, 60 vjeç është arrestuar në portin e Barit, i denoncuar për favorizim të emigracionit klandestin. 

 

            Me anijen “Superfast I” të ardhur nga Greqia, kishte mbërritur Isen Buja, bashkë me pesë persona të tjerë (dy burra, dy gra dhe një fëmijë i mitur). Iseni u kishte deklaruar policëve kufitarë se ata janë të familjes së tij dhe se po ktheheshin për në Zvicër, nga një pushim disaditësh në Kosovë. Por kur policia kishte kontrolluar pasaportat, kishin vërtetuar se fotografitë nuk përputheshin me personat në autoveturën e Bujës me shtatë ulëse.

 

            Siç thotë gazeta, gjatë marrjes të mërgimtarëve klandestinë në pyetje, policia ka vërtetuar se ata e kishin njohur në Kosovë Isen Bujën dhe se ai i kishte marrë ata, duke u garantuar se i kalon në Itali me pasaporta të familjarëve të tij, duke u kërkuar si kompenzim një shumë të majme parashë. Sipas gazetës – vetë udhëtarët kishin pranuar se pasaportat nuk janë të tyre, por të familjarëve të Bujës, prandaj policia kishte vendosur që ata të ktheheshin menjëherë kah kanë ardhur – pra për në Greqi dhe i ishin dorëzuar komandantit të anijes. Ndërkaq Isen Buja është arrestuar, kurse autovetura dhe pasaportat e familjarëve i janë sekuestruar nga policia.

 

            Deri kur do të vazhdojmë t’i humbim njerëzit tanë nëpër botë e të luajmë me jetërat e tyre, madje edhe duke u marrë para?!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx