Shtesë » Lajme
Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas: Apel publik Prokurorit z. Lupço Shvërgovski
E enjte, 20.05.2010, 09:59 PM
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
www.illyricumlibertas.org
illyricumlibertas@live.com
APEL PUBLIK
Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas, duke i marrë parasysh rrethanat shumë të dyshimta të vrasjes në pritë të katër qytetarëve shqiptarë në Radushë, më 12 maj nga ana e policisë maqedonase, si dhe duke pasur parasysh se një nga të ekzekutuarit ishte politikan i njohur në vend, i bën apel publik Prokurorit publik të këtij vendi z. Lupço Shvërgovski, që në pajtim me detyrimet ligjore të inicojë procedurë hetimore në lidhje me rastin në fjalë si dhe të zbardhë plotësisht ngjarjen e rëndë që ndodhi më 12 maj.
Shpresojmë që e vërteta të dalë në shesh, të fitojë drejtësia si dhe rastet e këtilla tragjike të mos përsëriten kurrë më.
Valon Kurtishi
Kryetar
______________
Tetovë/Oaeneum
20.05.2010