E marte, 30.04.2024, 08:37 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Halil Gashi: Jubile i krenarisë Kombëtare

E hene, 17.05.2010, 09:58 PM


Kryetari i shoqates Jahja lluka ndan çmimin Hasan Prishtina  ambasadorit Voker
Kryetari i shoqates Jahja lluka ndan çmimin Hasan Prishtina  ambasadorit Voker

 

Jubile i krenarisë Kombëtare

 

NJËZËT VITE PËRKUSHTIMI PËR PARANDALIMIN E SHPERNGULJËS

 

DHE KTHIMIN E SHQIPTARVE NË VATRAT E TYRE

 

Shkruan: Halil Gashi

           

Në 20 vjetorin e themelimit dhe të punës  Shoqata për kthimin e shqiptarve të shperngulur nga treojet e veta etnike, në kte manifestim jubilar  ka nderuar mbrëmë më çmimin e madhë  “ Hasan Prishtina”ish Shefin e OSBE -se Viliam Voker .  Ky çmim i ndahet mikut të madh të shqiptarve  për kontributin e tijë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës tha kryetari i kësaj Shoqate Jahja Lluka.

 

Në ceremoninë madhështore të mbajtur mbrëm në Palestren e sporteve Karagaqi në Pejë , më rastin e shenimit të 20 vjetorit të themelimit dhe të punës se Shoqatës për kthimin e shqiptarve  të shperngulur nga trojet e veta etnike, merrnin pjesë përfaqsuesit e shqiptarve nga mbarë trojet e tnike shqiptare . Aty mbremë ishin përfaqsues të komuanve nga Shqipëria, Maqedonia . Mali i Zi, komuna keto të cilat shqiptarve të Kosovës ua hapen zëmrat dhe portat gjatë egzodit biblik të dhunshëm të shqiptarve nga Kosova  nga makineria vrastare e serbe.Në ketë 20 vjetor i pranishem ishte edhe Ambasadori i SHBA-ve  Kristofer  Dell, aty ishte edhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, Menduh Thaqi i PDSH-së nga Maqedonia, aty ishin përfaqsues të minatorve të Trepçës të cilët në ditët më të vështira patën mbeshtetjën e fuqishme të kësaj Shoqate, aty ishin edhe të gjithë ata që mbajtën gjallë veprimtarinë e kësaj shoqate për 20 vite.

Akademik Pajazit Nushi në kte Jubile , foli për rrugëtimin e fuqishëm ddhe te guximshëm të kësaj Shoqate e cila ju përballoi më sukses fortunave të gjenocidit serb , shoqatë kjo e cila ngrti fuqishëm zërin që të mos zbrazën trojet etnike nga shqiptarët,ata kur krekosej serbia më popullim të dhunmshem të kosovës mes serb nga Bosna e Kroacia, aktivistët e kësaj shoqate ftonin shqiptaret  e shperngulur nga Kosova  të kthehën në vatrat e tyre , aktivistet e kësaj shoqate më guxim ia kujtonin serbisë egzodet e dhnunshme të shqiptarev nga Sanxhaku i Nishit, ata më guxim përmendin për kufi të Kosovës me serbinë  Mollën e kuqe,tha Pajazit Nushi në fillim të fjalës se tijë.Ata që u janë kundërvënë politikës serbe të Kosovës më sa më pak shqiptar , apo tërsisht pa shqiptar, ishin aktivistët e  Shqatës për kthimin e shqiptarve të shperngulur nga treojet e veta  tha Akademik Pajazit Nushi.Në kte shoqatë përpos shumë të tjerve kontributin e tyre e shkrinë përmes veprave të tyre dhe Tribunave shkencore për senzibilizimin e shpernguljës shqiptare , gjenocidit dhe përndjekjeve shekullore ndaj tyre edhe Akademikët Idriz Ajeti , Mark Krasniqi, Pajazit Nushi , Profesor Masar Rizvanolli  Dr.Skender Riza dhe shumë intelektual të tjerë  Pejanë dhe Kosovar

Akademik Nushi më pas vlersoi se Veprimatria e shoqatës ndahët në katër përiudha të cilat varësisht nga koha që u zhvilluan ishin në funksion të plotë të interesave kombatëre.Aktivistët e kësaj shoqate u përndjekën dhe u burgosën dhe presekutuan nga regjimi serb ,por në as një moment nuk ndalën veprimatrinë e tyre në inters të Kosovës dhe të mbarë shqiptarve në trojet e tyre vlersoi Akademik Nushi.

 

Kohrat kanë ndryshuar, Kosova ka ndryshuar dhe po ndryshon, anadaj Problemi i shprengljes se shqiptarve , përkujdesja ndaj mergatës tonë tani më duhët marrë formën institucionale dhe shteti i Kosovës ketë duhet ta bëjë përmes Ministrisë se mergatës tha nikoqiri i këtij manifestimi jubilar , kryetari i komunës se Pejës Ali Berisha

Nisur nga kauza e tyre fortë kombëtare per kontribut të veqantë në interes të kombit dhe të Kosovës , ata themeluan Çmimin “Hasan  Prishtina” të cilin ua ndanë përsoanliteteve më të shquara të kombit , por edhe miqve më të veçantë të Kosovës. Më kte çmim nga kjo Shoqatë  u nderua Nëna shqiptare nga shkaba që lindi dhe rriti 16 femijë të cilët kurrë se lëshuan Kosovn, u nderuan edhe Presidenti i SHBA-ve Bill Klinton, premieri i Mbretërisë se Britanisë Toni Bler,  ish sekretarja e shtetit te SHBA-ve  Meldin Obreit, gjenerali Vesly Klark,familja Jashari dhe  familja Haradinaj. Nderkaq, në manifestimin e mvbrëmshëm më kte Çmim u nderua  absadori Viliam Voker për kontributin e tijë të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e sajë tha kryetari ikësaj shoqate Jahja Lluka.

 

Dukshëm i emocionuar  për çmimin e ndarë, ambasdori Voker  tha se jamë shumë i nderuar më kte çmim, kur dihën përsonalitet e larta që më parë fituan çmimin “Hasan Prishtina”. Ai, në fjaën e tijë kryesiht u lidhë më përsonalitetin e Hasan pPishtinës dhe idealet e tijë , për sakrificat e popullit shqiptar ndër shekuj në rrugëtimin drejtë lirisë dhe pavarësisë deri në Pavarësinë e Ksovës. Si mik i Kosovës dhe popullit të sajë ai nuk mundi të mos ndalët në aktualitetin kosovar . Ai së pari kritikoi administratën e UMNIK-ut e cila siq tha Ai ka pënguar Kosovën për tu inkuadruar në procesët Euro-Atlantike . Mëpas Voker ka kritikuar gjygjësorin Kosovar si dhe dukurinë e korrupsionit dhe aferat e tanishme korruptive në Kosvë , ku spas tijë politikanet Kosovar nuk po shikojnë interesat e popullit dhe të kosovës , por kanë parësor interesat dhe pasurimine tyre . Dukuri këto të cilat jo vetëm që po e pengojnë Kosovën të  shenoi progres , por po e kthejnë mbrapa .Andaj kjo situatë duhët të ndryshoi sa më shpejt , në mënyrë që Kosova të eci drejtë progresit në proceset demokratikë, të zhvillimit ekonomik , zvoglimit të pa punësisë  dhe zhvilimeve të tjera me inters për qytetarët e sajë për forcimin e shtetit të Kosovës tha ndër të tjera ambasadori Voker.Perpos Çmimit Hasan Prishtina organizatori i këtij Manifestimi , nderoi më mirënjohje të veqanta kryetarët e komunave të shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi të cilat në kohën e egzodit biblik të shpërnguljës se dhunshme nga regjimi i i Millosheviqit, hapën portat dhe zëmrat për shqipatrët, Tetova, Sruga , Dibra, Ulqini, Rozhaj , Plava , Kuksi , shkodra etj ishin disa nga laurtët e mirënjohjeve specilae të kësaj shoqate .Ishte kjo mbrëmje më plotë emocione ku edhe më të dalluarit që për 20 vite nuk pushuan se vepruari morën mirnjohjet për kontributin e tyre të çmuar.Kte mbrëmje e bëri madhështore më një atmosferë të veçantë edhe Ansambli i kombëtar i këngve dhe valleve Shota, pastaj solistët Sjkrtë fejza dhe Mehmet Bogujevci .

 

Në kte jubile delegacione të kësaj shoqate vizituan dhe benë homazhe dhe vuan kurora lulësh në Varrin e Presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, pastaj në Prekaz të varri i Komandantit Adem Jashari, Kompleksin memorial të deshmorve të kombit në Gllogjan dhe pranë bustit të Shkelzen Haradinajt në Pejë.

 

Ansambli kombetar Shota  ne kete manifestim
Ansambli kombetar Shota  ne kete manifestim



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora