E hene, 29.04.2024, 11:32 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Engjëll Koliqi: Beqir Cikaqi me librin ''Heshtja e nënlokes'' shkrepëtin perla të bukura poetike shqiptare

E hene, 10.05.2010, 09:58 PM


Në Bassano del Grappa të Viçencës shqiptarët kremtuan Ditën e Punës me një kremte të bukur e me një promovim të një libri:

 

BEQIR CIKAQI ME LIBRIN «HESHTJA E NËNËLOKES»

SHKREPËTIN PERLA TË BUKURA POETIKE SHQIPTARE

 

Paralelisht me vlerat e mëdha dhe me ëmbëlsitë e poezive të librit që u promovua, dëshmojmë edhe organizimin shumë të bukur të Shoqatës së mirënjohur patriotike e kulturore “Bashkimi Kombëtar”. Edhe në këtë promovim u vërtetua se shpirti arbëror nuk vdes kurrë dhe se shqiptarët kudo që janë, frymojnë dhe rriten me atdheun në shpirt. Edhe me këtë libër të bukur u dha porosi e fuqishme edukative e patriotike.

 

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Garlate (Lecco), maj 2010

 

Një Maji – dita ndërkombëtare e punës, në Bassano del Grappa të Viçencës ishte një kremte e këndshme, e frytshme dhe domethënëse shqiptare. Themi kështu sepse bashkëkombasit tanë që jetojnë e veprojnë në zonat veerilindore të Italisë, në mbrëmjen e kësaj dite domethënëse dhe përkujtuese për punëtorët e mbarë botës, atje bënë një kremte vërtetë dinjitoze, duke promovuar bashkërisht – me kritika të vlefshme letrare e me program të pasur kulturo-artistik – librin poetik

Autori Beqir Cikaqi gjatë fjalës së tij përshëndetëse
Autori Beqir Cikaqi gjatë fjalës së tij përshëndetëse
të patriotit tonë Beqir Cikaqi, gazetar i mirënjohur nga Ilironi i Therandës (ish Dobërdolani i Suharekës), mërgimtar në Paese të Trevizos.

            Ashtu si shumicën e veprimtarive kulturore në këtë anë, edhe këtë mbrëmje të këndshme kremtuese – kulturore, artistike e letrare e kishte organizuar shumë bukur dhe me plot dinjitet kombëtar, Shoqata  Kulturore “Bashkimi Kombëtar” me seli në Bassano del Grappa, që sivjet mbush plot 15 vjet të veprimtarisë së frytshme kombëtare e kulturore. Si shumicën e manifestimeve të kohëve të fundit, edhe këtë mbrëmje të bukur artistiko-letrare e ka moderuar me mjajf dinjitet veprimtari i mirënjohur – inxhinieri Ragip Thaqi. Lirisht mund të themi se kësaj mbrëmjeje të bukur i dha shije të këndshme edhe grupi muzikor, i drejtuar nga Sokol Marku e sidomos të pranishmit i kënaqi solisti Naser Shala. Organizatorët e kishin përgatitur një hapje shumë të bukur të kësaj feste, duke e hapur promovimin me poezinë që mba vetë titullin e librit “Heshtja e Nënëlokes” – recituar mrekullueshëm nga Blerina Gollopeni, ndërkaq që Nënëloken me të birin shumë bukur i inskenuan Fjolla e Fiton Jashari, nën tingujt e një muzike speciale, të përzgjedhur nga Sokol Marku.

 

Edhe kjo mbrëmje e bukur kulruto-artistike e letrare, si zakonisht kremtet e kësaj shoqate, ishte organizuar në sallën e Fellette-s. Në këtë festë të Një Majit, salla ishte e vogël t’i pranojë të gjithë të interesuarit. Në sallën përplot të mbushur, ishin drejtues të kësaj shoqate dhe të shoqatave simotra në këto anë, pastaj mësues, veprimtarë e nxënës të shkollës së këtushme shqipe. Përkrah autorit të librit, ishte i pranishëm edhe recenzenti Refki Tafaj, si dhe dizajneri kompjuterik i librit Musaj Jollxhiu. Redaktori i librit Sejdi Kadolli mungoi fiziklisht, por ishte i pranishëm me një koment profesional rreth librit, që të pranishmëve ua lexoi rrjedhshëm studentja e Universitetit të Padovës – Adelina Kadolli e mbesa e tij). Po e japim këtu të plotë tekstin e redaktorit, i cili ishte edhe lektor i këtij libri të bukur poetik:

 

“Para pak ditësh u njoftova se do të organizohej promovimi i librit me poezi “ Heshtja e nënëlokës”. Do të kisha pasur shumë dëshirë që të jem fizikisht i pranishëm në këtë promovim por kam kënaqësinë që të komunikojmë edhe në këtë mënyrë.

Të nderuar pjesmarrës, në fillim ju përshëndes të gjithë juve që jeni aty të pranishëm. Ky akt promovimi më bën të mendoj se ju jeni dashamirë të fjalës artistike, se ju jeni ata që dini t`i vlerësoni vlerat dhe punen krijuese letrare. Edhe pse halli njerëzit i ka detyruar të marrin rrugën e gurbetit për të siguruar një jetë më të mire, ju po merrni obligime shumë të rëndësishme për fëmijët e juaj duke e ruajtur gjuhën shqipe, madje edhe duke krijuar e shkruar vepra që do të jenë nxitje për gjeneratat e reja të ruajnë kulturën dhe ndjenjën kombëtare. Po ashtu përshëndes edhe autorin e librit Zotri Beqir Cikaqin i cili me guxim po hapëron në krijime letrare artistike që e madhërojnë dhe fisnikërojnë shpirtin e një krijuesi i cili me maturi trajton tema që pothuaj se çdo lexues i vëmendshëm e gjen vetveten si përsonazhin kryesor në vargjet apo në poezitë e tija.

Përmbledhja poetike “ Heshtja e Nënëlokes” e Beqir Cikaqit është një përmbledhje të cilën autori e fillon me vjershën “ Dhembje Krenare”, një titull kuptimplotë dhe domethënës ku na përkujton se shqiptaret gjatë gjithë historisë i ka përcjellur një tragjedi e shkaktuar nga të tjerët që ka qenë me plotë dhembje por kurrë të mposhtur dhe gjithherë krenarë. 

Përmes poezive të kësaj përmbledhje, Beqir Cikaqi u bën jehonë gjithandej ngjarjeve të luftës, që është zhvilluar në Kosovë që nga vitet 1998 dhe dëshmorëve të UÇK-së që “në histori do të jenë në vendet më të amshueshme”. Luftën, gjithherë sipas autorit, e filluan idealistët, ata që kishin qëllime të larta në jetë, e kanë bërë trimat, një pjesë e të cilëve ranë dëshmorë, dhe me gjakun e tyre ia sollën Kosovës lirinë, pavarësinë. Për autorin dëshmorët janë njerëz “me shpirt të bardhë, të siguruar në përjetësi, janë lulekuqe që nuk do të vyshken kurrë”. Për mua janë fjalë që tingëllojnë këndshëm dhe janë epitete të qëlluara të autorit kushtuar dëshmorëve. Por mos të harrojmë se jeta ka edhe “Dilema e shqetësime”. Për autorin shqetësim është vdekja e një të riu që vdiq në mergim. Shqetësim është edhe mërgimi që për autorin si për çdo njeri tjetër që po e përjeton është një plagë e kahmotshme e shqiptarëve që gjithherë u ka sjellur më shumë hidhërim se sa gëzim. Mërgimin autori e quan një burg ku të mungojnë vetëm prangat në duar.Shqetësim për autorin janë gënjeshtrat e atyre që bëjnë premtime të kota në fushata parazgjedhore, debate televizive që liderët vetëlavdërohen dhe shumë gjëra të tjera që e trazojnë dhe shqetësojnë shpirtërisht autorin e këtyre poezive. Ai përmes këtyre vargjeve bën përpjekje që të ndergjëgjësohen e të përmirësohen të gjithë ata njerëz që janë burim i këtyre shqetësimëve. Me ngrohtësi e një dashuri shpirtërore, autori i kësaj përmbledhjeje trajton edhe temën e fshatit të lindjes me kujtimet e hershme e të tashme si dhe figurën e tashme të prindërve.

Fshati është i dashur për poetin. Aty është lindur, aty jeton e ëma dhe babai, prindër të thjeshtë, fshatarë, të dashur, të dhembshur por thellësisht njerëzor, të shqetësuar për birin, të cilin dëshirojnë ta shohin, ta kenë pranë, të çmallen me të. Vetë jeta në mergim e autorit, më duket se e ka ndezur zjarrin e dashurisë ndaj atdheut. Atij dhe të gjithë nxënësve të cilët e kanë vizituar atdheun, vendet më te bukura të tij si dhe ato që kanë të bëjnë me historinë e popullit shqiptar, u kanë lënë mbresa të pashlyeshme.

Duke shëtitur nëpër vargjet e kësaj përmbledhjeje, do ti përfundoja komentet e mija rreth këtij libri, me thënien që në heshtje e thonë autori dhe nxënësit: “Atdhe të kemi dashur edhe kur ke qenë i robëruar, e tani që je i lirë, të duam edhe më mire”. Është një thënie që besoj se edhe autori e nxënësit vizitorë, do të pajtohen sepse duke qëndruar larg atdheut - atë e konsiderojnë folenë më të ngrohtë.

Në fund e përgëzoj autorin e librit zotëri Beqir Cikaqin për botimin e këtij libri sepse njerëzit që krijojnë, janë të pavdekshëm. “Njerëzit vdesin, veprat mbesin”. Paq shëndet, urime e suksese ne krijime të tjera. Gjithashtu paqi shëndet të gjithë ju që jeni të pranishëm në këtë promovim dhe ndjehëm mire që po dini të organizoheni në promovime që kanë vlerë .

Me respekt nga Kosova: Redaktori e lektori Sejdi Kadolli”

 

Recitoheshin dhe përjetoheshin bukur poezitë e librit të provuar
Recitoheshin dhe përjetoheshin bukur poezitë e librit të provuar
Organizatorët, gjithçka e kishin menduar mirë dhe e kishin përgatitur mirë. Salla ishte shumë e përshtatshme dhe mirë e rregulluar me zërim. Para të pranishmëve ishte vënë një tavolinë e stolisur në mes, ku ishin ulur moderatori i kësaj mbrëmjeje Ragip Thaqi, recenzenti Refki Tafaj e dizajneri Musaj Jollxhiu. Mbi tavolinë ishin vënë flamuri ynë kombëtar dhe ai shtetëror i Republikës së Kosovës, si dhe disa ekzemplarë të librit që po promovohej – mes luleve të freskëta. Moderatori, veç paraqitjes së pikave vazhdimisht bënte edhe komentime për poezitë e bukura të këtij libri dhe për autorin e tyre.

            Pasi që e filloi promovimin me vargjet e poezisë “Dhembja krenare”, që moderatori e kishte cilësuar si thënie filozofike të autorit në trekëndëshin: krenaria-kujtimi-dhembja, e fton në skenë kryetarin karizmatik të shoqatës “Bashkimi Kombëtar” – Avdi Beqiri, i cili në cilësinë e të zotit të shpisë e merr fjalën dhe, pasi i përshëndetë përzemërsisht të pranishmit, ndër të tjera thotë: 

            “Ju kujtoj se autori i librit është edhe mësues i shkollës shqipe, që funksionon në gjiun e shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, prandaj kemi të drejtë të krenohemi edhe më shumë me këtë promovim të bukur. Duke lexuar poezitë, shpesh e gjeja vetin brenda dhe mendoja se m’i ka kushtuar mua. Kështu më ngjau duke përjetuar poezinë “Të dy zemërbardhë” dhe të tjerat... Duke i dëshiruar inspirime dhe shkrime të reja, ju kujtoj juve të pranishëm dhe të gjithëve, se ky autor është duke përgatitur një monografi të mirë të shkollës sonë shqipe, që në vitin e ardhshëm do të shënojë një jubile të ndritur – dhjetë vjetorin e funksionimit.

 

Pas fjalës përshëndetëse të kryetarit, moderatori ftoi në skenë ish nxënësen e shkollës së këtushme shqipe Edona Thaqi, e cila bukur e rrjedhshëm recitoi poezinë kushtuar kësaj shkolle, me titull “Dritare Shprese”, të marrë mga libri që po promovohej.

 

            Mandej plot shend e verë e mori fjalën recenzenti i librit që po promovohej – Refki Tafaj, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit dhe autorin, ndër të tjera tha:

Libri “Heshtja e Nënëlokes”, është një përmbledhje poetike e poezive nga autori Beqir Cikaqi, koleg i imi, bashkëvendas i juaji, mësues i shkollës shqipe këtu në Bassano,  mësues edhe në vendlindje. Mbasi t’i lexojmë në tërësi poezitë e këtij libri, lirisht mund të themi se teksti i tij realizohet përmes ligjërimit të vërtetë mjaft

Kryetari i Shoqatës “Bashkimit Kombëtar” – Avdi Beqiri
Kryetari i Shoqatës “Bashkimit Kombëtar” – Avdi Beqiri
funksional e poetik... Në këto vargje autori ka shkrirë tërë ndjenjën e bukurisë, ndjenjën e dashurisë, të dhimbjes dhe të atdhedashurisë... Poezitë në këtë përmbledhje jan të ndara në katër cikle: Kujtimi e krenaria, Dilema e shqetësimi, Dashuria e dhembja, Mbresa të pashlyeshme. Përmes poezive autori e ka shprehur të gjithë atë që e preokupon, e mundon, e dashuron dhe e shqetëson - me fjalë tjera janë poezi realiste, të cilat i ka realizuar përmes vargjeve të ëmbla poetike.  Në ciklin “Kujtimi e krenaria” autori paraqet një kujtim të veçantë për dëshmorët, për gjuhën amtare, e në fund krahas dhembjes dhe kujtimit gjen edhe krenarinë, pra lexuesit i bën të jenë krenarë me një respekt të veçantë për dëshmorët dhe për atdheun tonë të dashur.

Në ciklin “Dilema e shqetësimi” autorin e preukupon mërgimi i cili është plagë e vjetër e popullit tonë, mandej si shqetësim i autorit janë edhe deklaratat dhe veprimet e pamatura dhe të pambulesë të disa individëve , liderëvë e politikanëve tanë. Në ciklin “Dashuria e dhembja” gjithashtu paraqet në forma dhe mënyra stilistike figurat e të dashurve, sidomos të prindërve në përgjithësi, me të cilët në fund të poezisë “Të dy zemërbardhë” e shpreh si mesazh i prindërve përgjithsisht për të gjithë fëmijët e tyre:”Ngado që të shkoni -  Biro, mos na harroni!”. Ndërsa në ciklin “Mbresa të pashlyeshme”, autori duke e shfrytëzuar vizitën e organizuar në Kosovë, edhe njëherë përmes poezive gërsheton të bukurën, të dashurën, të dhembshmën, dhe krenaren - pra nuk anashkalohet Mitrovica, bukuritë e Shpellës së Gadimes, Prekazi, etj. E gërsheton atdheun në përgjithësi, i cili në formë citati thur rimën:

“ Eh, Atdheu nuk është aq i vogël

sa ta vizitosh për një ditë,

as historia e tij nuk mësohet aq shpejt

edhe po të jesh google. “

Me këtë autori e thotë qartë, se atdheu është edhe më i madh se vetë Kosova, duke menduar në të gjitha viset etnike shqiptare. Krejt në fund, duke i uruar shëndet dhe suksese në krijimtaritë e reja, e konsideroj veten të nderuar që isha recenzent i librit “Heshtja e Nënëlokes”.

 

Komente të mira rreth këtij libri ka bërë edhe historiani i shquar Bashkim Bekteshi, i cili posaçërisht i çmoi poezitë për atdheun. Profesori dhe veprimtari i devotshëm Faik Tafolli tha se ndjehet krenar që autorin e këtij libri e kishte nxënës, kur ai po vazhdonte gjimnazin në vendlindje. Profesori tha se që atëherë vërehej talenti i bukur poetik i Beqirit. Merita Kastrati – kolege e autorit në shkollën e këtushme shqipe, uroi Beqir Cikaqin përzemërsisht, duke i kërkuar atij që së shpejti të dalë edhe me një roman të bukur. Ilir Shala, ish nxënës i autorit në vendlindje, këtu një biznesmen i dalluar, pasi shprehi krenarinë për mësuesin e tij, u zotua se do ta sponzorizojë botimin e librit të ardhshëm të këtij autori. Xhelal Shaqiri, Enver Hoti e të tjerë, meqë vetë ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryesisht bënë komente për poezitë kushtuar dëshmorëve të UÇK-së.

Me recitime të zjarrta poezishë nga ky libër i bukur, herë pas herë paraqiteshin Blerina Gallopeni, Edona Thaqi e Liridona Pulka. Pasi që vogëlushi Ideal Shaqiri e recitoi bukur poezinë për dëshmorët, solisti Naser Shala këndoi këngën “Marshi i UÇK-së”, me ç’rast të pranishmit koordinonin bukur me duartrokitje ritmike e frenetike zërin kumbues, si kushtrim, të këngëtarit. I njëjti solist, herë pas here interpretonte mrekullisht këngë që u përshtateshin poezive të librit që po promovohej. Ndërkaq përveç tri vajzave të lartëpërmendura, poezi të bukura nga ky libër recituan edhe nxënësit e shkollës së këtushme shqipe – Leonit Jashari, Erblina Thaqi, Agnesa Zeka, Njomëza Dobra, Qëndresa Zeka, Rinor Thaqi dhe Qëndrim Zeka.

Pas komentimeve të bukura, recitimeve e këngëve të zjarrta e të këndshme, moderatori ia dha fjalën autorit, i cili nuk ishte i panjohur për të pranishmit. Në fillim autori – Beqir Cikaqi i përshëndeti dhe i falënderoi organizatorët e këtij promovimi dinjitoz dhe të madhërishëm, të gjithë ata që ndihmuan botimin e këtij libri dhe të gjithë të pranishmit. Ai të pranishmëve ua përcolli edhe përshëndetjet e piktorit Pjetër Kolecit, i cili kishte bërë të bukur ballinën e këtij libri dhe, me pamundësinë e pjesëmarrjes në promovim, përmes telefonit ia kishte shprehur përshëndetjet për të pranishmit, autorit të librit. Autori përfundoi përshëndetjet dhe falënderimet e Tij, duke shkëputur një refren nga libri që u promovua: “... E parandjeja që do të jetë diçka e papritur e diçka që prisja të jetë e bukur. Mbeta pa koment dhe i habitur...!”

 

Kur moderatori shpalli të përfunduar këtë promovim shumë të bukur të një libri vërtetë të këndshëm dhe të vlefshëm, nuk përfundoi edhe mbrëmja festive. Solisti Naser Shala dhe muzicienti DJ Sokol Marku vazhduan me pika të këndshme dhe joshëse muzikore, ndërkaq një numër i konsiderueshëm i të rinjëve zgjëronin valë-valë vallet e bukura popullore. Kishte shumë të pranishëm që me kënaqësi fotografoheshin me autorin e librit dhe merrnin autograme të tij. Të pranishmit muarën nga një kopje të librit – gratis, siç ishin edhe interpretimet dhe recitimet e bukura artistike. Ndërkaq shpenzimet e sallës i kishte mbuluar menaxheri i ndërmarrjes turistike SABA GROUP – Arton Bytyqi, i cili u falënderua publikisht nga moderatori, edhe në emër të autorit. Merita të posaçme për këtë mbrëmje shumë të vlefshme dhe të këndshme kulrurore-artistike e letrare, padyshim ka Shoqata “Bashkimi Kombëtar”.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora