E marte, 30.04.2024, 04:35 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Jahë Sadrija: Pesha e rëndë e krimit serbo-malazez në Kosovë nuk na lejon të shkëputemi nga e kaluara…

E diele, 09.05.2010, 07:59 PM


Meje 27 Prill 2010
Meje 27 Prill 2010

 

Pesha e rëndë e krimit serbo-malazez në Kosovë nuk na lejon të shkëputemi nga e kaluara…

 

Nga Jahë Sadrija

             

Me 27 Prill të vitit 1999, ushtarë e paramilitar të rezhimit të Millosheviqit të verbuar për hakmarrje, si bishat e egra sulmuan Reken e Keqe. Dogjën shtëpi e fshatra të tëra, i vunë flakën qdo fije bari, ndërsa qdo pikë uji e ngjyrosen me gjakun e kulluar të 377 martirëve, në pusinë që e kishin vënë në fshatin Meje të Gjakovës.

Çdo Manifestim Përkujtimor, që mbahet në Kosovë, ka një histori, ka një përmbajtje, ka lot, ka dhëmbje, ka gjak shqiptari të derdhur për liri e pavarësi.

Kështu me 27 Prill 2010, në fshatin Meje, familjar e qytetar të shumtë ishin mbledhur për të përkujtuar 377 martirët e kësaj treve. Në këtë manifestim përkujtimor 11 vjet më pas, u rikujtua se krimi ishte sindromë e një regjimi, i cili e shfrytëzoi pushtetin për të ndëshkuar popullatën civile, për të bërë krim. Për 11 vjet rresht në “Lëndinë të Pikëllimit”, në sheshin ku janë varrosur 353 martirë të vrarë për një ditë, më 27 prill të vitit 1999 nga forcat serbe, po bëjmë akademi të dhembshme mortore, ku fatet tragjike të rënëve do të bëhen bazamenti i palëkundshëm i historisë se re të shqiptarëve dhe i tërë Ballkanit dhe të murosura si njollë e zezë në kështjellën e kulturës dhe civilizimit të ri evropian, është thënë të martën ndër të tjera në 11-vjetorin e masakrës në Meje të Gjakovë, e cila u organizua nën patronatin e Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Gjakovës.  Merrte pjesë kreu komunal Pal Lekaj, zëvendës kryeministri i Kosovës, Ram Manaj, dhe përfaqësues të të gjitha strukturave shoqërore, politike, policore, ushtarake e religjioze nga mbarë Kosova.

Nikoqiri i shënimit të kësaj dite të lavdisë gjithëkombëtare, kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, është shprehur para të pranishmëve se “Edhe pas 11 Vjetësh po e kthejmë kujtesën në një kohë kur krimi e dënimi ishte sindromë e një regjimi, i cili e shfrytëzoi pushtetin për ta dënuar popullatën deri në krim të njerëzimit”. Ai ndër të tjera ka thënë se “ Jo vetëm Gjakova, por Kosova, në tërësi e ka të mbjellë tokën e vet me eshtra të shqiptarëve, me dëshmorë e martirë, ku për shtrojë të tyre kishin plumbat, ndërsa sot janë të mbuluar me lirinë. Lekaj në këtë përvjetor ka thënë se prej sot kemi shpallur tenderin për të filluar ndërtimin e memorialit në këtë vend të

krimit, ku bashkërisht me Qeverinë e Kosovës do ta përfundojmë këtë projekt që shënon një pjesë të historisë dhe fatit të dhimbshëm të popullit tonë. Zëvendëskryeministri Ramë Manaj, Mejen e ka quajtur dëshmi të krimit dhe shfrenimit të një regjimi monstër mbi një popull që po synonte të ndërtonte lirinë e të drejtën e vet për mëvetësi e përbashkësi me botën e lirë, për progres e demokraci moderne në vendin e vet, me kulturë në paqe me të tjerët.

Më 27 prill 1999, është kryer masakra e njohur e Mejes dhe e Korenicës ku janë vrarë e zhdukur 377 shqiptarë, banorë të zonës Reka e Keqe, nga Juniku, Deçani e Gjakova.

“Në këtë masakër pasi që janë vrarë 377 shqiptarë, janë zhdukur kufomat e 349 të tjerëve fati i të cilëve nuk është ditur deri në maj të vitit 2003. Që nga kjo kohë ne vazhdojmë të bëjmë rivarrime dhe deri më tani janë identifikuar dhe rivarrosur 353 prej tyre dhe vazhdojmë të kërkojmë edhe 24 veta“, tha Engjëll Berisha nga shoqata e të zhdukurve ”27 Prilli Meje”.

Berisha përkujtoi se kjo masakër, ndër më të më mëdhatë dhe më të tmerrshmet, e organizuar nga shteti i Serbisë, nga ushtria e policia serbe, ka nxitur që Parlamenti i Kosovës, të shpallë datën 27 prill ditë të të zhdukurve e të pagjeturve të Kosovës.

 

I mbajtëm zemrat të ndezura prush, qoftë maleve, qoftë fushave, sepse e dinim se, siç vjen agu pas një nate të gjatë, ashtu do të vije dita për ne tha plaku Hysen Mala, dëshmitar i gjallë i dy ngjarjevë me të tmërrshme, i asaj të 14 Prillit 1999 në kolonen e Bistrazhinit  dhe të 27 Prillit 1999 në Meje.

Vdiqen më shumë se 70 burra, gra e fëmijë në kolonën e Bistrazhinit me 14 Prill. Ndërsa në Meje na i nxoren nga kolona dhe i vranëe i masakruan 377 veta.  Vetëm nga fshati im Dobrosh shton agja Hysen u zhduken 36 veta. Fjalë përkujtimi nga dhembja e 27 Prillit 1999, kishin edhe plot familjarë të tjerë të fshatrave  të Rekes së Keqe.

Të gjithë ishin  të pikëlluar, por gjithsësi edhe krenar. Formulimi i përgjithshem i mendjes së tyre ishte: “ Pushtusi na vrau djemt, burrat e gratë por lirinë ua morem me gjakun e tyre.

 

Lavdi të gjithë martirëve të Mejes, Bistrazhinit, Korenices dhe mbarë Kosovës

 

“Lëndina e Pikëllimit” dhe 353 varret e martirëve në Meje
“Lëndina e Pikëllimit” dhe 353 varret e martirëve në Meje



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora