E marte, 30.04.2024, 03:02 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Gani Qarri: Hasi jehon

E diele, 09.05.2010, 06:57 PM


HASI JEHON

 

Nga Gani Qarri

 

Nuk ka më kënaqësi se sa të shohësh festivale të till duke u mbajtur në vendlindje, anipse duke mos patur mundësi të jesh prezent kjo mund të bëhet shumë mallëngjyese për një mërgimtar i cili gëzimin dhe hidhërimin mund ta shpreh dhe përjetoj vetëm nga largësia mijëra kilometërshe,që e ndanë me Atëdheun për të cilin ka shumë nostalgji,

 

I tillë ishte edhe përjetimi i mbajtjes tashmë tradicionale të Festivalit folklorik "Hasi jehon" që sipas të gjitha shkrimeve dhe deklaratave nëpër media, e përsërisë me shumë kënaqësi të veqant se ështe njeri nga festivalet më të suksesëshëm  dhe ndër më të mirë-organizuarit në tër Republikën e Kosovës.

 

Edhe këtë vit,si tash e  20 vjet me radhë, falë  punës së madhe dhe organizimit të mrekullueshëm  të udhëheqësit të nderuar, Zotriut Haziz Hodaj u mbajt Festivali i 21 i folklorit burimor  “Hasi jehon ” në të cilin morën pjesë mbi 20 Shoqëri Kulturo-Artistike, grupe folklorike dhe rapsodë nga Kosova, Shqipëria, Ilirida  dhe viset shqiptare nën Mal të Zi, pra pothuaj nga  të gjitha  trojet ku jetojnë shqiptarët në të cilin si q`do herë deri më tani u pasqyruanë vlerat e  mirëfillta nga të gjitha trojet kombëtare, duke e freskuar edhe me pika të reja, të folklorit burimor   dhe të traditës sonë mbarëkombëtare.

 

Madje jo vetëm Udhëheqësi dhe organizatori i këti Festivali që ësht një personalitet shumë  i nderuar me autoritet në Has dhe më gjerë i cili dinë të pres dhe përcjell mysafir në mënyrën më të mirë të mundshme duke iu falënderuar edhe traditës së mirnjohur të mikpritjes hasjane,por edhe vet publiku hasjanë,ësht shumë i sjellshëm,i qetë dhe i kulturuar, me një fjalë një publik fantastik, i cili edhe ësht i etur për organizime të tilla.

 

Ndaj besoj se nuk do ta teproja nëse e themë një të vërtetët tashmë sa e sa herë të dëshmuar se rrallë ndokund tjetër mundë të ketë adhurues kaq miqësor të cilët me sjelljet e tyre shembull edhe për të tjerët, ata janë ndihmesë e madhe për zhvillimin dhe përfundimin, edhe tani, si q`do herë të suksesëshëm të këti festivali tashmë tradicional i cili mbahet për q`do vit, në Has , gjithëherë duke mos harruar rolin e pa shembullt të një udhëheqësi të zotin, mikpritësi të respektuar, dhe  organizatori të përpiktë  dhe shumë autoritativë,siq pati fatin ta ketë Hasi, Zotriun Haziz Hoda, i cili ësht edhe deputet i qeverisë Komunale të Prizrenit.

 

Mjerisht e “metë” e vetme  nëse mund të quhet ashtu,ësht mospasqyrimi i drejtë dhe jo i mjaftueshëm nga mediat qendrore të këti festivali në të cilin edhe kësaj radhe merrnin pjesë mbi 20 shoqëri folklorike, këngëtar dhe artistë të shumtë, hulumtues të traditave dhe mbledhës të folklorit shqiptarë nga të gjitha trojet tona, thjesht thën me një fjalë, aty përfaqësohej e gjithë  Shqipëra Etnike, që nga Tuzi, Shkupi, Tetova e Gostivari Gjirokastra e Kavaja, Mitrovica  e Opoja ,deri te Prishtina e Tirana dhe gjithë trojet tona, ku përfaqsohej Kombi mbarë.

 

Megjithëate, fatkeqësisht mungonte përcjellja e nevojshme dhe paraqitja e mjaftueshm nga televizionet qendrore e këti festivali edhe pse në kët festival merrnin pjesë shumë fotografistë, profesionistë dhe amator ,e herë pas here edhe televizionet lokale,por kjo nuk mjaftonte për paraqitjen e këti festivali aq mbresë lënës për të gjithë adhuruesit e  muzikës folklorike tradicionale shqiptare,që ta  përcjellnin të gjithë adhuruesit e shumtë, nga të gjitha  trojet tona.

 

Ky festival me traditë të gjatë organizohej për të 21 herë me radhë,dhe gjat tri ditëve sa zgjati ky organizim i cili përkonte edhe me përvjetorin e 35-t të krijimit e SHKA “Malësori” përveq ekspozitës së hapur me zejen tradicionale të shumë hasjanëve nga prodhimet e brumit , ishin organizuar edhe biseda me  studiues dhe njohës të folklorit, trashëgimisë dhe traditës sonë gjithëkombëtare.

 

Mbajtjen e këti Festivali që u u mbajt me 2 ,3 dhe 4 maj në fshatin Gjonaj të Hasit,  paraqitjen e këngëve dhe valleve të bukura burimore shqiptare, nga pjesmarrës të të gjitha trojeve, të mbi 20 shoqërive kulturore argëtuese ,dhe rapsodëve, të shumtë, ashtu si edhe  herave të kaluara, përveq mbështetjes nga Ministria e kulturës dhe Komuna e Prizrenit, edhe kësaj radhe e kishinë ndihmuar shumë mërgimtarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit,të cilët në pamundësi për të marrë pjesë, mbetën të zhgënjyer ngase pothuajse nuk panë asgjë nga zhvillimi i ati Festivali të shumëpritur gjithkombëtar.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora