| E hene, 17.05.2010, 09:58 PM |
Kryetari i shoqates Jahja lluka ndan çmimin Hasan Prishtina ambasadorit Voker
Jubile i krenarisë Kombëtare
NJËZËT VITE PËRKUSHTIMI PËR PARANDALIMIN E SHPERNGULJËS
DHE KTHIMIN E SHQIPTARVE NË VATRAT
Shkruan: Halil Gashi
Në 20 vjetorin e themelimit dhe të punës Shoqata për kthimin e shqiptarve të shperngulur nga treojet e veta etnike, në kte manifestim jubilar ka nderuar mbrëmë më çmimin e madhë “ Hasan Prishtina”ish Shefin e OSBE -se Viliam Voker . Ky çmim i ndahet mikut të madh të shqiptarve për kontributin e tijë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës tha kryetari i kësaj Shoqate Jahja Lluka.
Në ceremoninë madhështore të mbajtur mbrëm në Palestren e sporteve Karagaqi në Pejë , më rastin e shenimit të 20 vjetorit të themelimit dhe të punës se Shoqatës për kthimin e shqiptarve të shperngulur nga trojet e veta etnike, merrnin pjesë përfaqsuesit e shqiptarve nga mbarë trojet e tnike shqiptare . Aty mbremë ishin përfaqsues të komuanve nga Shqipëria, Maqedonia . Mali i Zi, komuna keto të cilat shqiptarve të Kosovës ua hapen zëmrat dhe portat gjatë egzodit biblik të dhunshëm të shqiptarve nga Kosova nga makineria vrastare e serbe.Në ketë 20 vjetor i pranishem ishte edhe Ambasadori i SHBA-ve Kristofer Dell, aty ishte edhe Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, Menduh Thaqi i PDSH-së nga Maqedonia, aty ishin përfaqsues të minatorve të Trepçës të cilët në ditët më të vështira patën mbeshtetjën e fuqishme të kësaj Shoqate, aty ishin edhe të gjithë ata që mbajtën gjallë veprimtarinë e kësaj shoqate për 20 vite.
Akademik Pajazit Nushi në kte Jubile , foli për rrugëtimin e fuqishëm ddhe te guximshëm të kësaj Shoqate e cila ju përballoi më sukses fortunave të gjenocidit serb , shoqatë kjo e cila ngrti fuqishëm zërin që të mos zbrazën trojet etnike nga shqiptarët,ata kur krekosej serbia më popullim të dhunmshem të kosovës mes serb nga Bosna e Kroacia, aktivistët e kësaj shoqate ftonin shqiptaret e shperngulur nga Kosova të kthehën në vatrat e tyre , aktivistet e kësaj shoqate më guxim ia kujtonin serbisë egzodet e dhnunshme të shqiptarev nga Sanxhaku i Nishit, ata më guxim përmendin për kufi të Kosovës me serbinë Mollën e kuqe,tha Pajazit Nushi në fillim të fjalës se tijë.Ata që u janë kundërvënë politikës serbe të Kosovës më sa më pak shqiptar , apo tërsisht pa shqiptar, ishin aktivistët e Shqatës për kthimin e shqiptarve të shperngulur nga treojet e veta tha Akademik Pajazit Nushi.Në kte shoqatë përpos shumë të tjerve kontributin e tyre e shkrinë përmes veprave të tyre dhe Tribunave shkencore për senzibilizimin e shpernguljës shqiptare , gjenocidit dhe përndjekjeve shekullore ndaj tyre edhe Akademikët Idriz Ajeti , Mark Krasniqi, Pajazit Nushi , Profesor Masar Rizvanolli Dr.Skender Riza dhe shumë intelektual të tjerë Pejanë dhe Kosovar
Akademik Nushi më pas vlersoi se Veprimatria e shoqatës ndahët në katër përiudha të cilat varësisht nga koha që u zhvilluan ishin në funksion të plotë të interesave kombatëre.Aktivistët e kësaj shoqate u përndjekën dhe u burgosën dhe presekutuan nga regjimi serb ,por në as një moment nuk ndalën veprimatrinë e tyre në inters të Kosovës dhe të mbarë shqiptarve në trojet e tyre vlersoi Akademik Nushi.
Kohrat kanë ndryshuar, Kosova ka ndryshuar dhe po ndryshon, anadaj Problemi i shprengljes se shqiptarve , përkujdesja ndaj mergatës tonë tani më duhët marrë formën institucionale dhe shteti i Kosovës ketë duhet ta bëjë përmes Ministrisë se mergatës tha nikoqiri i këtij manifestimi jubilar , kryetari i komunës se Pejës Ali Berisha
Nisur nga kauza e tyre fortë kombëtare per kontribut të veqantë në interes të kombit dhe të Kosovës , ata themeluan Çmimin “Hasan Prishtina” të cilin ua ndanë përsoanliteteve më të shquara të kombit , por edhe miqve më të veçantë të Kosovës. Më kte çmim nga kjo Shoqatë u nderua Nëna shqiptare nga shkaba që lindi dhe rriti 16 femijë të cilët kurrë se lëshuan Kosovn, u nderuan edhe Presidenti i SHBA-ve Bill Klinton, premieri i Mbretërisë se Britanisë Toni Bler, ish sekretarja e shtetit te SHBA-ve Meldin Obreit, gjenerali Vesly Klark,familja Jashari dhe familja Haradinaj. Nderkaq, në manifestimin e mvbrëmshëm më kte Çmim u nderua absadori Viliam Voker për kontributin e tijë të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e sajë tha kryetari ikësaj shoqate Jahja Lluka.
Dukshëm i emocionuar për çmimin e ndarë, ambasdori Voker tha se jamë shumë i nderuar më kte çmim, kur dihën përsonalitet e larta që më parë fituan çmimin “Hasan Prishtina”. Ai, në fjaën e tijë kryesiht u lidhë më përsonalitetin e Hasan pPishtinës dhe idealet e tijë , për sakrificat e popullit shqiptar ndër shekuj në rrugëtimin drejtë lirisë dhe pavarësisë deri në Pavarësinë e Ksovës. Si mik i Kosovës dhe popullit të sajë ai nuk mundi të mos ndalët në aktualitetin kosovar . Ai së pari kritikoi administratën e UMNIK-ut e cila siq tha Ai ka pënguar Kosovën për tu inkuadruar në procesët Euro-Atlantike . Mëpas Voker ka kritikuar gjygjësorin Kosovar si dhe dukurinë e korrupsionit dhe aferat e tanishme korruptive në Kosvë , ku spas tijë politikanet Kosovar nuk po shikojnë interesat e popullit dhe të kosovës , por kanë parësor interesat dhe pasurimine tyre . Dukuri këto të cilat jo vetëm që po e pengojnë Kosovën të shenoi progres , por po e kthejnë mbrapa .Andaj kjo situatë duhët të ndryshoi sa më shpejt , në mënyrë që Kosova të eci drejtë progresit në proceset demokratikë, të zhvillimit ekonomik , zvoglimit të pa punësisë dhe zhvilimeve të tjera me inters për qytetarët e sajë për forcimin e shtetit të Kosovës tha ndër të tjera ambasadori Voker.Perpos Çmimit Hasan Prishtina organizatori i këtij Manifestimi , nderoi më mirënjohje të veqanta kryetarët e komunave të shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi të cilat në kohën e egzodit biblik të shpërnguljës se dhunshme nga regjimi i i Millosheviqit, hapën portat dhe zëmrat për shqipatrët, Tetova, Sruga , Dibra, Ulqini, Rozhaj , Plava , Kuksi , shkodra etj ishin disa nga laurtët e mirënjohjeve specilae të kësaj shoqate .Ishte kjo mbrëmje më plotë emocione ku edhe më të dalluarit që për 20 vite nuk pushuan se vepruari morën mirnjohjet për kontributin e tyre të çmuar.Kte mbrëmje e bëri madhështore më një atmosferë të veçantë edhe Ansambli i kombëtar i këngve dhe valleve Shota, pastaj solistët Sjkrtë fejza dhe Mehmet Bogujevci .
Në kte jubile delegacione të kësaj shoqate vizituan dhe benë homazhe dhe vuan kurora lulësh në Varrin e Presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, pastaj në Prekaz të varri i Komandantit Adem Jashari, Kompleksin memorial të deshmorve të kombit në Gllogjan dhe pranë bustit të Shkelzen Haradinajt në Pejë.
Ansambli kombetar Shota ne kete manifestim