E diele, 28.04.2024, 12:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Ali D. Jasiqi: Pasqyrë e ndodhive në një hapësirë të caktuar

E marte, 04.05.2010, 09:41 PM


PASQYRË E NDODHIVE NË NJË HAPËSIRË TË CAKTUAR

 

Hasan  Zëkaj“DY GJYTETE THËRRASIN NDËRGJEGJEN ,(Monografi rreth Krasniqes së Vendit)”-Botoi “Drenusha”- Prishtinë 2010

 

Nga Ali D. Jasiqi

 

Në veprën,përkatësisht në librin me titull “Dy gjytete thërrasin ndërgjegjen (Monografi rreth Krasniqes së vendit)”  Hasan Zekaj i ka përshkruan ngjarjet ë personalitete të ndryshme në një hapësirë të caktuar, por që reflektorët në mbarë Kosovën, për të mos thënë edhe në mbarë shqiptarinë. Edhepse  autori  nuk është historian autori i librit në fjalë ka sjellë këtu data ë ngjarje që kanë shënuar kthesa në historinë e popullit shqiptar në përgjithësi dhe në këto troje në veçanti. Aty përshkruhen ngjarjet që janë zhvilluar në kohë të ndryshme në një hapësirë të caktuar që ai e quan Krasniqja e Vendit, e që përfshinë fshatrat Jablanicë e Madhe, Jablanicë e Vogël, Radac i disa  fshatrat për rreth. Për hartimin e kësaj monografie  autori ka shfrytëzuar literaturë të bollshme si dhe rrëfimet e njerëzve, të cilët i kanë  dhënë atij dhe kështu libri bëhet  pasqyrë reale e  ngjarjeve që kanë ndodh në këto hapësira prej kohëve më të lashta e gjer në ditët e sotme. Zëkaj flet për periudhat të ndryshme të ngjarjeve dukë filluar nga ato të shekullit  XII, pastaj sundimit osman, atij sllavë,për të sjellë kështu shumë fakte për keqtrajtimin e banorëve  të kësaj trevë, që përndryshe njihet edhe si Podgur. Nuk mungojnë as ndodhitë e  ditëve të më vonshme. Në mënyrë libri behët  pasqyrë ë plot të rrjedhës së ndodhive karakteristikë të periodave nëpër të cilat kanë kaluar banorët ë kësaj trevë. Kanë ndodh në këtë trevë shumë vrasje e maltretime të popullatës së pafajshme, shumë vrasje, të cilëve i zënë në gojë autori i veprës në fjalë.

Për hartimin ë saj,siç u tha edhe më lartë, autori ka shfrytëzuar literaturë të shumtë si dhe ka marrë deklarata të personaliteteve të ndryshme, të cilët  kanë pas njohuri për ngjarjet  zhvilluara,qofshim këta pjesëmarrës direkt në ato ngjarje apo sipas rrëfimeve të të  parëve të tyre. Dukë veprua kështu Hasan Zëkaj ka sjellë para lexuesve fakte që flasin për veprimtarinë patriotikë të personaliteteve të dalluara , në mesin ë të cilëve po perëndim  Haxhi Zekën  gjer ke shumë personalitete të njohura në histori apo edhe të panjohura,por që kanë dhëne kontribut  në të mirën e kombit. Të themi kalimthi së në libër zihen në gojë tri variante të vrasjes së tij dhe trimit që e shoqëronte vazhdimisht atë. Bashkë më këtë trim legjendar,i cili gjithë pasurinë e vet e shkriu për të mirën e kombit, kanë luftuar edhe shumë burra të shquar të trevës për të cilën shkruan autori i monografisë në fjalë. Gjejmë këtu edhe shumë trima të njohur dhe më pak të njohur kontributi i të cilëve në luftë për të mirën e shqiptarisë është mjaft i madh. Të themi se  autori i librin në fjalë është treguar mjaft i kujdesshëm në pasqyrimin e veprave,përkatësisht bëmave të luftëtarëve të paepur  të kësaj trevë. Lënda e librit është begatuar edhe me këngë popullore, të krijuara nga këngëtarët, në të cilat madhërohen veprat e trimave të kësaj ane apo edhe të tjerë të njohur në historiografinë shqiptare. Të këtilla janë këngët për Haxhi Zekën apo ato për Zekë Bërdynajn e shumë trima dhe vepra të tjera.

Një kapitull në vetë paraqet përshkrimi i masakrave që kanë bërë hordhitë çetnikë mbi popullatën e pambrojtur shqiptarë në kohë të ndryshme. Zëkaj ka sjell emrat e njerëzve të ekzekutuar nga këto hordhi,qofshin këto në kohën e sundimit të mbretërisë Serbë-Kroatë e Sllovenë, të njohur si Jugosllavia e vjetër apo edhe në ish Jugosllavinë,siç ishte aksioni i grumbullimit të armëve apo edhe aksione të ngjashme më këtë, që ndërmerreshin më të vetmin qëllim  të keqtrajtimit të  shqiptarë dhe në këtë mënyrë të detyroheshin t’i lënin trojet e tyre stërgjyshorë dhe të merrnin rrugën ë emigrimit nga nuk do të ktheheshim kurrë më.

Këto dhe shumë elementë tjera ë bëjnë këtë monografi të dobishme dhe e radhisni atë në mesin e veprave që shënojnë një  kontribut të vlefshëm për historinë e popullit shqiptar, e veçmas për trevën ku janë zhvilluar ngjarjet që përshkruhen nëlibrin :”Dy gjytete thërrasin ndërgjegjen”. Si ë tillë kjo e  plotëson në njëfarë mënyrë historinë ë Kosovës dhe të mbarë shqiptarisë,sepse shumë nga ngjarjet që janë përshkruar këtu reflektohen edhe në mbarë Kosovën e  shqiptarinë. Ajo do t’u shërbejë historianëve edhe si lëndë ë dorës së parë për studimin e epokave që përmendën këtu.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora