Kulturë
Poezi nga Qamil Foniqi
E hene, 03.05.2010, 07:53 PM
Qamil Foniqi
ME (PA) EPILOGUN
Ja pra,
ime jetë
me (pa) epilogun
gjatë qemë n’pritë
e s’na shkrepi
gjithçka
ndaj shurdhimet u bëkan zot
kurse mashtrimet
shpërlakan gjithçka
dokrra mbi ne,
largesisë rritët gjatsi
asesi të lindë nisje
matjeve të pa hesapta
çudi si...
u dalldiska kjo botë
zilish
dhe zihet hile
lëmsh kahjesh
fijeve të humbura
me plotë të merzitura
logut ...
pak me jape
nga borgji
pak,
ndon së as Unë
s’të dola hakut
Ti,
ikë dhe vetëm ikë
me (pa) epilogun
ime jetë
KËNGËT E BESNIKËRISË
Askush më
s’rrefen prrallën e gjakur
refren shpirtit të dhimbsur
askush
e unë
në pritje
shalohem thinjur
mykyr deshirash
ç’kohë
etje o etje
shprush
mberthën
ëndërra sërish
diellin nën sqetull
mesditës kërkoj dritë
për këngët
këngët e besnikrisë
IMZOT...
Jo njëherë
i rash botës cep m’cep
dhe u idhsova rrenëve
mashtrimeve u frikësova
jo njëherë...
i hapa portat
mrendisë
s’arrita prej kundërmi
e po
si të lutëm...
imzot,
kur qenkemi hije
kafkash
lojërave të pista
pa nisje
pa fund
DILEMË
Pse
çdo gjë s’kuqet sysh
vritët
fluskohet
vihet në heshtje
me quani
ikje
frymë e besdisur
me quani
pse
me thuani
o njerëz
pse
dhe si...
kaq shumë dilemë
...SHURJA
Të poshtë,
rrokullisëm
majeve
zvoglohem numerimeve
thëm diçka
diçka që nuk del
po shuarja
ç’kërkon
këtij tjetërsimi
dhe as nuk me fal
as s’me fundos
qeshët me mua
VARKA IME
Kot me shprush,
me rebelon
kot me tund
stuhish
varka ime
me përplasë
erërave të rrahura
rrëzimit
kësaj kohe hutish
s’di
nga ti japim
trimeri vetvetës
kur edhe harresa
ka nisë të gërry thellsisë
me ke shtrirë shfaqje
spektaklit të heshtjës
plotë dhembje
më ke bërë udhë
nëpër udhët
e pa udhëve
varka ime
KUJTESA
E çka...
mbase nuk deshëm ta mësojmë fundin,
ta prekim
ndaj nuk u nisëm
dhe tash kujtesa...
kujtesa
ç’do,
që me nxjerr paturpshëm
këtij deti të tërbuar dallgësh
me ç’matje ta peshoj vetën
bezdisur
kur po më ladron tatpjetës
nëpër matematikën time
... OLIMPI...
(fati im)...
A mos na mashtruan udhët
me harfën në duar kah feniksi
për tu dehur deshirash
në pellgun e dashurive
A mos u genjyem shpresash
vetën e lamë peng në shteg priteje
për kohën tjetër
ta lëkundemi zgjuarsinë që na mungoj
A mos rrugëtuam kot edhe përtej mundimeve
n’kërkim qelsit të lumturisë
trokut të diellit
dhe na mplaku e paditura e s’ditem
A thua do ti shpetojmë rebelimit
zvenitjës së vardisur
në këtë tredhje kohesh
ku olimpi na mbeti vetëm ëndërr