E premte, 02.05.2025, 08:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Dy dekada pluralizëm

E hene, 03.05.2010, 12:48 PM


Neki Lulaj

 

DY DEKADA PLURALIZËM

 

Dy dekada pluralizëm,

një dekadë,dalë prej robërije

ky tranzicion si në pubërtet,

neve këto gjëra nuk na kanë hije!

 

Çfarë ti bëjmë egjerit të kuq

nomenklaturës së monizmit,

gjeneratës së Edvinit,

që duan Shqipërisë t’ia kthejnë shtetrrethimin.

 

Kosova me shumë ligje e hiqe

nuk, pajtohet me tutelën e huaj,

duan jetën pluraliste

të zhdukën, përgjithmonë regjimet moniste.

 

Monizmi majtist i flamosur,

si në Shqipëri si në Kosovë,

ka lenë rrënjë në trurin e prangosur,

zhdukeni më atë ore Ju të gjorë!.

 

Sot e majta shqiptare,

me hile e ngjyrime ideologjike,

programe marksiste–leniniste

e duan Shqipërinë Komuniste.

 

E majta mono shqiptare,

kërkon mandate qeveritare,

duan pushtetin për ta rrëmbyer,

nga Beogradi, Athina e Moska për t’u kthyer.

 

Këta monista,të mjerë qyqarë,

duan ta shkatrrojnë vendin si herën e parë

kanë miqësi,vëllazëri dhe interes

me rusët e Moskës dhe me grekët e Egjeut.

 

Fjala pluralizëm demokratik

ka kulturën dhe arsyen,

e jo forcën e shkatrrimit,

kthehuni në tempullin e vendimit.

 

Soji i tillë në mbarë Shqiptari,

duhet eleminuar me demokraci,

që të ecë ky vend përpara,

me rezultate e punë të mbara.

 

Dilni ju djemt e Stalinit,

nga greva e urisë dhe bojkotimi,

drejtohuni aty ku mirren vendimet,

hiquni nga rrugët ku bëhen krimet.



(Vota: 26 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx