Kulturë
Ilmi Veliu: Duke kërkuar varrin e Ali Pashë Gucisë gjeta atë të Ymer Prizrenit
E diele, 02.05.2010, 09:57 PM
Ilmi Veliu para varrit të Ymer Prizrenit në Ulqin
DUKE KëRKUAR VARRIN E ALI PASHë GUCISë GJETA ATE Të YMER PRIZRENIT
Nga Dr.sc. Ilmi Veliu
Duke kërkuar varrin e komandantit të Ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit për Plavë e Guci - Ali Pashë Gucisë, hasa në varrin e kryetarit të Lidhjes së Prizrenit – Haxhi Ymer Prizreni.
U nisëm drejtë Ulqinit me qëllim që pastai shkonim deri në Bokën e Kotorit ku do të vizitonim kalanë e mbretëreshës ilire Teutës. E dinim se ajo e tradhëtuar nga komandanti i sajë Dhimitër Fari , humbi luftën kundër romakëve dhe u mbyllë në Kalanë e Risanit që sot gjindet afër Bokës së Kotorit, por asnjëherë nuk kishim qenë atje, dhe ta shihnim atë kala madhështore të cilën vëndasit edhe sot e thirrin Kalaja e Teutës (Teutina Tvrdjava) duke mos e pranuar se edhe vetë ata janë pasardhës të Teutës e që në atë kohë quheshin Dokleatë, ne mesjetë Dukla dhe sot Mali i Zi.
Duke u kthyer u ndalëm në Kalanë e Tivarit ku nga mbishkrimet antike mësuam se emri antik i Tivarit ka qenë Antivarino. Biseduam me dy shokët tonë nga Ulqini, bashkëshortët Adem dhe Zana Lika për shqiptarët e vrarë në Tivar në fund të Luftës së II Botërore e që kanë qenë mbi 6 mijë. Treguan ata se kanë dëgjuar nga vendasit se kësulat e bardha shqiptare kanë notuar në det disa muaj me radhe dhe se uji i detit ka qenë i kuq nga gjaku gjat tërë vitit.
Pasi u përshëndetëm me Kalanë Ilire të Tivarit, në kuadër të të cilës ishte edhe një xhami e ndërtuar nga Osmanlinjët, shkuam drejt Ulqinit i cili është mbi 90% shqiptarë e që kohën e fundit kanë filluar ta pushtojnë rusët duke i blerë plazhet dhe hotelet.
U tregova miqëve tonë nga Ulqini se unë kam shkruar një libër për Lidhjen e Prizrenit dhe se jam shumë i interesuar të dijë se ku do të mund ta kishte varrin Ali Pashë Gucia, përfaqësues i shqiptarëve të Malit të Zi në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, dhe komandant i ushtrisë së Lidhjes për Ulqin Plavë e Guci. U tregova se shqiptarët kanë bërë një luftë shumë të ashpër kundër Malit të Zi, Sërbisë, Turqisë po edhe disa forcave evropjane të cilat kishin vendosur që këto troje ti ndaheshin Malit të Zi.
Adem dhe Zana Lika nga fshati Katërkoll (Vlladimir) i Ulqinit na treguan se këtu afër Ulqinit ka disa varreza që i quajnë "Varrezat e Mulla Beqirit" ku shumica e varreve jënë me mbishkrime osmane, dhe do të ishte mirë të shkonim dhe të gjurmonim.
Aty kishte vetëm 20 varre të rrethuara dhe rregulluara bukur.Te vdekurit para vitit 1945 i kishin mbishkrimet në gjuhën osmane me alfabet arab, kurse ata më vonë me shkronja shqipe. Unë në fillim deshifrova emrin e një far Aliu por nuk ishte ai që kërkoja, sepse ky ishte i varrosur shumë më vonë se Ali Pashë Gucia. Duke lexuar nga varri në varr hasëm në varrin ku shkruante se "Këtu pushon rahmetliu, ndjesë pastë, Zotëri haxhi Ymer Prizreni i varrosur më 1886 (1304).
Mu deshtë një kohë pak sa e gjatë që të vite në vëhtë dhë të besoj se me te vërtetë bëhet fjalë për kryetarin e Lidhjes së Prizrenit, Ymner Prizreni, dhe nuk isha në gjendje të kuptoja se si ai nga Prizreni është varrosur në Ulqin. Fillova te kerkoj Vedas dhe të marr informata nëse do të gjeja dikend më të vjetër.
Disa ulqinakë të vjetër na thanë se në kohën e Lidhjes së Prizrenit, Mulla Beqiri ka qenë Mufti i Ulqinit dhe mik i ngushtë i Ymer Prizrenit. Kryetari i lidhjes së Prizrenit sëmuhet rëndë dhe shkon për tu shëruar tek një mjek në Ulqin. Ai, thanë ata, ka qenë i vendosur në shtëpinë e Mulla Beqirit, dhe si duket aty ka ndërruar jetë dhe, ja që ata e paskan varrosur në varrezat e tyre familjare.
Unë si historian dhe si shqiptar, po edhe shoku im Xhema, u përkulëm para varrit të këtij burri kaq të madh të shqiptarëve por edhe e ulëm kokën nga turpi që deri tash nuk e kishim ditur se Ymer Prizreni, që shkriu jetën dhe pasurinë për kauzën shqiptare, qenka i varrosur te varrezat e Mulla Beqirit në Ulqin.
Kjo le të jetë edhe një si lloj lajmerimi që të gjithë shqiptarët qe dotë shkojnë për pushime në Ulqin, të shkojnë dhe ta vizitojnë edhe varrin e figurës më markante të Lidhjes, së Prizrenit, dhe varrezat e Mulla Beqirit jënë në dalje të Ulqinit kur udhëtohet dret Tivarit.
Më vonë hasa në të dhëna se ai paska Ikur nga Prizreni,për shkak të ndjekjes në ushtria osmane e cila me dhune e shuan Lidhjen dhe krerët kryesor i burgosin. Mirpo osmanët në bashkpunim më malazezët e zbulojnë se ai ka qene i vendosur në shtëpinë e myftiut të Ulqinit, Mulla Beqirit, i organizojnë atentat dhe e vrasin.