E hene, 29.04.2024, 07:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Ta vrasësh zogun përqeshës

E shtune, 01.05.2010, 09:39 PM


TA VRASËSH ZOGUN PËRQESHËS, film amerikan, me aktorin Gregori Pek në rolin kryesor.

 

Nga Halit Bogaj

 

Duke u bazuar në librin e shkrimtarit Harper Li/ përndryshe edhe fitues i çmimit Pulicer në  vitin 1960/, regjisori Robert Maligan realizoi filmin’’Ta vrasësh zogun përqeshës’’ në të  cilin  rolin kryesor e luan aktori legjendar Gregori Pek.

 

Avokati Atikus Finç/Gregori Pek/, duke e parë se një zezak i ri ishte akuzuar pa faj për dhunimin e një vajze të bardhë, merr rolin e mbrojtësit të tij, gjë që ishte shumë e vështirë në ato vite kur kundërthëniet raciale akoma ishin në  fuqi, sidomos në vitet tridhjeta kur ndodhë ngjarja e filmit të lartpërmendur, përkatësisht e romanit nga i cili u krijua filmi antologjik, përndryshe edhe fitues i 3 çmimeve oskarë, njëri nga të cilët iu  dha Gregori Pekut fenomenal.

 

Edhepse të gjithë njerëzit  e qytetit ishin kundër avokatit, që e mbronte një të  ri zezak, ai vendos deri në  fund për ta shpënë në vend misionin e tij human nga i cili nuk  do të ndahet për asnjë çast deri në  fitoren përfundimtare të drejtësisë së rrezikuar nga kundërthëniet e mëdha raciale që mbretëronin në ato vite në SHBA.

 

I riu gjendej në një rrezik të madh të shfarosjes fizike ngase dënimi i tij do të bëhej me vdekje me ndonjë metodë shumë të tmerrshme.

 

Filmi’’Ta vrasësh zogun përqeshës’’ pasqyron një mbrojtje maratonike të një akuzuari për vrasje e cila na mbanë pezull për më tepër se dy orë, duke na kaluar koha me një shpejtësi marramendëse ngase filmi ishte në nivel tejet të lartë. Filmi na ka mbetur në kujtesë edhe nga shkaku se i tërë qyteti besonte se i riu ishte fajtor, por kishte e dhe të tillë që gjithsesi e dëshironin  dënimin e tij, pa marrë parasysh se a ishte apo jo  ai fajtor.

 

Ky film amerikan është një krijim i shquar klasik në kinematografinë amerikane i cili jeton i paprekur nëpër vite dhe dekada, duke mbetur përherë si një e arritur tejet kulminante dhe si një sinonim i paharruar i drejtësisë së vërtetë njerëzore.

 

Gregori Pek është radhitur ndër aktorët më të  shquar kurse filmi ndër 100 krijimet më antologjike të Istitutit amerikan..Ky film dramatik është edhe njëri ndër krijimet më të bukura të llojit të vetë.Aktrimi i të  gjithë pjesëmarrësve në  film  është në nivel të lartë.Edhe fëmijët janë të përsosur në aktrim, ngase shprehin pafajësinë e tyre të natyrshme.Me fjalë të tjera ky film është i  shkëlqyer dhe kushdo që ta shohë do të ketë mendim të njejtë.Edhepse nuk është në kolor, teknika bardh e zi e tij , na lë përshtypje të jashtëzakonshme.

 

Gjithashtu bie në sy edhe roli i paharruar i aktorit Robert Dyval i cili më vonë do të bëhet ndër emrat më të  mëdhenj amerikanë, sidomos me dy pjesët e filmit’’Kumbara’, në rolin  e avokatit Tom Hagen’ dhe me filmin‘’Stalin’’.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora