E diele, 28.04.2024, 11:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Eroll Veliu: Amfora

E shtune, 01.05.2010, 09:28 PM


Eroll Veliu

 

"AMFORA"

 

Tregim

 

Ne embeltoren "Amfora" qe gjendet në qendër te qytetit, perballe meje, ne tavolinen fqinje, rrinte vajza e bukur.

   Kjo vajze e veshur me xhinse blu qe rri prane tavolines perballe, cila te jete? Duket e zakonshme. Nuk di asgje per te. Ne embeltore, kalojne prane njerezit dhe ajri i qyettit gervishtet nga melodia e muzikes. Vajza mund te jete infermiere, shitese ne butik ose kamariere. Sa dashuri te deshtuara mund te kete pasur?

   Edhe ajo me sheh nga tavolina kundrruall me mundesine qe edhe ajo eshte duke menduar diçka per mua. Mund te mendoj qe jam ndonje gazetar, apo shkrimtar, ndonje mergimtar, nje leternjoftim injorant.

   Kur perballemime ato ca sy hyjnore, dridhej e tera. Me njeren dore i largoi floket ngjyre geshtenje pas supeve. Kishte nje fytyre te bukur, mevetulla forme harke, me sy pis te zinj. Buzet i leviznin me ritmin e melodis qe vinte nga kasetofoni. Verejta se si rrjedhin nga buzet e saj teksti i kenges. Ne syte e saj, mu duk se dielli pom shkrihej. Ne pjesen e siper kishte veshur nje velo te tejdukshme, e bardhe, pa krah qe ia hapte supet dhe kraharorin e bvukur qe i shndritnin si shkelqimi i mermerit.

   Nga veloja e tejdukshme i dukej jeleku ku ishin fshehur ca gjinje te kercyer, qe e mbushnin ate jelek te ngushte qe dukeshin si kapak çajniku. Ne çdo levizje te saj, gjinjte i dridheshin si zhele e fresket.

  Ne pjesen e saj te poshtme te trupit, ishte munduar ta fshihte lakuriqesine e saj. Ishte ne xhinse blu qe ia zbulonte figuren e saj elegante. Buzet i kishte te njoma, syte pothuaj te tmerrshem dhe pikat e djerses ne balle i gjasonin avullit ne mermer te bardhe.

   Zakonisht fytyra e saj shkelqente nga nje drite agresive, qe ia shpjegonte me shkelqemin e syve, kuqelimin e mollezave dhe pergjakjen e buzeve.

   Nesew kjo vajze edhe une do te ishim njohur, ndoshta do te ishim puthur, dashuruar, martuar, urryer, pajtuar ndoshta edhe ndare. Duket e thyeshme dhe e zakonshme. Nuk di asgje per te. Nga ana tjeter, vajza gjithashtu me veshtron. Ç'do te jete valle duke imagjinuar?

   Me gjithate, une mund te kisha qene mashkulli i neteve te saj. U ndeshen syte serish, nga syte e saj u derdhe bukuria sikur ujevaret e Nijagares. E largoi perseri shikimin dhe diku ne thellesi te syve i davariteshin mendimet...

 E shikova serish dhe mendova, valle eshte kjo vajze per nje nate... apo grua per nje jete?...

   Pas hapave te kalimtareve, vajza u ngrit dhe eci drejte mej. Te dy, duke kryqezuar veshtrojme thate fytyrat tane, njehere e pergjithmone jemi harruar. Ne embeltoren "Amfora" degjohet muzika nga kasetofoni.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora